top of page

NË REPUBLIKËN ARBANAŠKA („SERBIA“ E SOTME)


Shefqet Cakiqi Llapashtica


PËR RINJOHJEN E BASHKËKOMBASVE TANË NË TOPLICË, SKADARLI DHE TOPÇIDER ! QË KANË MBET ATJE SI ORTHODOKS ARBANAŠ QË SOT QUHEN  „SERB“ !!


Pak kreativitet në rregullimin e  mardhënjeve Shqiptaro&Arbanaše (shqiptaro-serbe)! Në periudhën e marrjes së emrit SERB dhe SERBI në shekullin e 19, vetëm rastësia ka bërë që mos të quhen ARBANAŠ, nga ndikimi i Kishës Ruse, ka dominue emri SERBIA dhe SERB, dhe SLLAVENI – JUZNISLLAVENI.. terme këto që në mesjetë dhe në antikën e vonshme ishin cilësime të shtresës sociale, gjatë kohës së Perandorisë Romake dhe kohës së Bizantit ! Nga latinishtja, SLAVIUS, SEROBËRIT, për shtresën e skllavërisë në shoqërinë skllavopronare! Sklavius, serbi dhe shkja , ishin kategori sociale&fetare që kishte nga të gjitha etnin e asaj kohe në Ballkan, edhe nga shqiptarët (fiset ilire), thrakët, bullgarët, vllahe etj. per orthodoksin, krishterimin e Kishes Lindore Konstandinopjes.

Qarku i Toplicës është në pjesën veri-lindore të Kosovës, që përbëhet nga komuna e Bllacës, Kurshumlisë, Prokuples dhe Zhitoragjës! 

Nga këto rajone gjatë viteve 1866 deri 1878 janë shpërngulur me mijra „muhaxher“, të cilët janë vendosur në vende të ndryshme në Kosovë, Maqedoni deri edhe në Turqi! Sot rajoni i Toplicës, në jug të Serbisë, është rajoni më i pazhvilluar dhe më i varfër i Serbisë! Pak kush e dinë se po aq sa ishin shpërngul nga këto vise, po aq kishin mbet dhe kishin vazhduar të jetojn atje, duke vazhduar me fenë Orthodokse se ciles i takonin para se të pranonin fenë Islame. Po pakë nga ata ende kanë prefiksin e fiseve nga e kanë origjininën! Dallojn mbiemrat Gashiç (nga fisi Gashi), Krasojeviç (nga fisi Krasniqi) , Batiç (nga fisi Bytyqi) Kuçiq (nga fisi Kuqi), Shaliq (nga fisi Shala), Berišič (Berisha)... etj. 

Deri vonë serbët me mbiemra Gašić, Berišić, Kastratović, Kućić, Šaljić, Belopavlić&Palabardhi... nuk martoheshin brenda fisit, apo si ishte në Orthodoksi brenda familjeve që kishin të njejtin të Shejt („svetac“) apo që fesotonin të Shejtin e njejtë! Kjo traditë i dallonë nga rusët dhe orthodoksit tjerë me origjinë „sllave“! 

Me dokumentimet e fundit të ADN-së, po del në shesh se jo Tirana as Prishtina e Shkupi ... po Velika Skadarlia e Beogradit ka më së shumti Arbanaš ! Edhe Toplica dhe Topćideri deri në Srem me Arbanas në Hrtkovci , Nikinci, Rudnik dhe Avalla.....që deri në ditët e sotme mbajn mbiemrat e fiseve shqiptare!


Letrari serb Simo Matavulj (1852- 1908) para 112 viteve ka konstatuar atë që kishin konstatuar edhe shumë shkenctar, shkrimtar dhe intelektual të shekullit të 19! Në gadishullin Ballkanik në Ilirik koncepti „serbin“ ka pas kuptimin e orthodoksisë (pravoslavlje): "Odiskoni pak i na Primorju Srbin je bio samo pravoslavni. - Srpstvo je značilo samo pravoslavlje, kao što u ovijem krajevima (na istoku) znači i danas." (Bilješke jednog pisca, Matica srpska i SKZ, Novi sad - Beograd, 1969, str 40)“! 

Përkthimi „Që nga heret edhe në bregdet Serbi ishte vetëm orthodoksi. – Serbianizmi nënkuptonte vetëm orthodoksinë, sikurse edhe në këto vende (në lindje) ka edhe sot këtë domethënje.“ (Shënimet e një shkrimtari, Ama srbe LShS, Novi Sad-Beograd 1969)! 


Se emri Srbin eshte term fetar, deshmon historiani, shkrimtari Çek Josef Holeqek ne vitin 1876 ai thekson : - Nese e pyet Malazezin çfarë eshte nga feja, Malazezi do te ju thot "Srbin", ndrsa nese e pyet çka eshte nga kombesia , ai thot se eshte Malazez. (Srbin je vjerski termin, svjedoci čeh Josef Holeček, Praha 1876, (“Ako ga pitaš što je po vjeru, Crnogorac će reći da je „srbin“, a ako ga pitaš šta je po narodnost, reće da je „Crnogorac“)!


Servi– në gjuhën latine kishte kuptimin : Robërit, Servus&Sklavus, ashtu si sot që kuptohet fjala Islam - Fjala “Islam", në fjalorin fetar e ka kuptimin e dorëzimit, bindjes, përuljes dhe paqes, jo rezistencës në kuptimin ndaj Zotit po edhe sundimtarit Kalifit! Në aspektin fetar të nënshtruar ndaj Zotit dhe në aspektin social të nënshtruar ndaj sundimtarit! Deri vonë edhe shqiptarët termin serb-servus-shkja e kishte për të gjithë orthodokset qoft ai grek, shqiptar, bullgar, serb, maqedon apo malazez!


Nga studimet gjenetike „serbët“ në kromozomet e tyre kanë 48% halpogrupe 12a (haplogrupë ilire) dhe vetëm 15% haplogrupe R1 (që ka prejardhje nga Azia) dhe përqindja tjetër me haplogrupe të Ballkanit!


Rrëfimi i ushtarit të UÇK-së AVDYRRAHIM LATIFI, i zënë rob në maj të vitit 1999 dhe peripetia e tij në burgun e Prokuples, është shumë interesant! AVDYRRAHIM LATIFI rrëfen se gjat qëndrimit në Burgun e Prokuples, një kohë kishin qenë të detyruar të punonin punë fushe në Prokuple, kryenin punët po nuk guxonin të shijonin asgjë nga ato që vilnin! Kur papritur ju afrohet një plak vendas dhe ju flet me gjuhë dashamirëse! Ai ju ofron pemë, po të zënit rob shqiptar nuk guxojn të i marrin, derisa ai ju drejtohet në shqip „merrni djalem“ (merrni bij)! Të shtangur e pyesin : „Pse po na thua „djalem“ (bir)...“ ? Ai ju përgjigjet : „A po e shihni këto anë – nga ku shihej një pjesë e fshatrave për rreth Prokuples – krejt jemi të një gjaku me juve, jemi shqiptar, po kemi mbet këtu dhe kemi mbet me fe Pravosllav (orthodoks) e jemi bëre serb....“ !!!

Mbetja e këtij rajoni, si rajoni më i pazhvilluar në Serbi dhe i izoluar nga Kosova dhe shqiptarët, ka prapavijë! 

Emrat e fshatrave të Qarkut të Toplicës, që me mijra në Kosovë identifikohen me mbiemrat e tyre, nga ato vise! 

Popullsia shqiptare në trevat e Sanxhankut të Nishit, ishte e vendosur kryesisht në këto vendbanime:

-Alikinci, Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; -Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Epërme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Kepanjës, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, Nujanovci, Bugujevci (në rrethin e Jabllanicës), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, Bresi, Brezniqiqi, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, Bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Epërm, Byqmeti i Poshtëm, Byqmeti i Mesëm, Bugunuvci; -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Epërm, Cerrcavci i Poshtëm, Cerrnatova; Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një në qarkun e Nishit e një në Jabllanicë), Çukovci; -Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Epërme, Degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Epërme, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, Draganci, Drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, Dukati, Drugalevci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (në Jabllanicë), Gerguri (në rrethinë të Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, Gurivica, Gubetini, Gurgurofci, Gurgurova,Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Epërme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, Gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Epërme, Huruglica e Poshtme; -Igrishta (e Vranjës), Igrishta (e Pusta Rekës), Ivankulla, Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Epërme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, Kerqmara e Epërme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i Epërm, Kutllovci i Poshtëm, Kuqi, Krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtëm, Kordinci i Epërm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e Epërme, Lebana, Leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna, Lumeqi, Lepenica, Lipovica, Lusha; Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari; -Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci i Vogël, Merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, Mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), të gjithë këta emra në kllapa janë me (e paza pas M) , Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci i Epërm, Neredovci i Poshtëm, Negosavla, Novosella (një në qarkun e Toplicës e një në atë të Vranjës), Neveda, Nelaku, Nesushta; -Orlishte, Orana, Orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa (Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, Pevatica, Perunika, Pestishi, Pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogël, Plakova, Plloqniku, përkatësisht Pllashniku i Epërm, Pllashniku i Poshtëm, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (një në qarkun e Vranjës e tjetri të Prokuples), Prebeza e Epërme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla; -Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, Rashka, Rashica, Rastelica, Raqa, Rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, Rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, Ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Epërme, Reqica e Poshtme (në Toplicë), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Epërm, Retkoceri i Poshtëm, Resinci, Ribinci, Rudari, Rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, Seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku, Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svinjarina, Sfarqa e Epërme, Sfarqa e Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, Shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, Shatra e Epërme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, përkatësisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena, (Ternava e Poshtme, Ternava e Epërme, Ternava (Nish), Terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Epërme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, Topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari, (Jabllanicë), Tullari (Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi, Uzllok, Ushi; -Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) këta emra në kllapa janë me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Epërme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuples), Vllasa (e qarkut të Vranjës), Vllahova, Vova, Vojllovci i Epërm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Epërm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish); -Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica; -Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipotoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi. -Qytetet: Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj Sheherqoj (Piroti), Bellapallanka, Tërni. Gjithsej 551 vendbanime. Mirëpo ekzistojnë edhe vendbanime të tjera. Numri i të cilave sillet rreth 700 vendbanime. (Të dhënat nga Stefan L. Popoviq-Putovanje po Novoj Serbiji. Beograd, 1950).

Struktura e popullsisë së Toplicës 1877

Toplica ka pasur 18.333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuplës ka pasur 10.825 banorë, prej tyre 4.618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6.207, kanë qenë shqiptarë e turq.

RRethi i Kosanicës ka pasur 6.708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5.951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.

“Leskoci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5.000 banorë shqiptar të konfesionit mysliman. 

Në Prokuplë me rrethinë ka pasur 2.505 shtëpi shqiptare, 2.031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” .

Edhe sipas Kishes Ortodokse Kishat Manastiret e sotshme (si ajo në Pejë, Deqan, Graqanice, Prizren, Deviq, Tërnovë etj. nuk ekzistonin për shkakë të nacionaliteteve apo politikave, po per shkak te besimtarve, e besimtaret e tyre nuk i takojnë vetëm një gjuhe apo race, sepse ato ishin para kombeve dhe politikave te shekullit 19 e 20!

102 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page