top of page

Në promovimin e një libri


Vargje të veshura me Ar

Nga Mentor Serjani Poet Publicist

Në promovimin e një libri ,dy ditë para festës së bukurisë shpirtërore Shën Valentinit.Libri «Më thuaj,e do?» me autore Doloreza Spiro.Doloreza është një krijuese e re, e cila operon me sukses në artin e bukur të të shkruarit prozë dhe poezi,por edhe në atë të koreografisë për të cilën edhe është diplomuar në Athinë.Doloreza që e bën vargun dhe frazën të "kërcejë"dhe kërcimin të "flasë"me pathos të lartë romantik Në një vështrim të shkurtër,rrëmbimthi, vetëm pak orë pas këtij aktiviteti,më bëri përshtypje dhe më ngrohu në këto ditë të ftohta "lava poetike"e shprehur në krijimtarinë e saj dhe nuk i shpëtova dot tundimit për tu shprehur mbi këtë perlë poetike të saj.Sigurisht që si patriot na bën krenar me artin e saj fin , ashtu siç do artist që sjell vlera të rralla në lëminë e tij, kushdo që lexon krijimtarinë e saj jam i bindur se pasuron në njëfarë mënyre bagazhin e tij kulturor për ta çuar mendimin artistik drejt një zhvillimi të mëtejshëm,sepse të shkruash nuk është e lehtë,duhet të lexosh një pirg me libra, për të shkruar pak, saktë e bukur që ato ti rezistojnë kohës dhe të mbeten në memorien e njerëzve.



Poezitë e Dolorezës vijnë të shkruara lirshëm,vetëvetishëm me një gjuhë stilistike të veçantë dhe figuracion letrar të larmishëm,duke ju përmbajtur dhe respektuar kënaqshëm edhe metrikën .Gjithandej në librat e saj gjen metaforën,antitezën,alegorinë,krahasimin,apostrofën etj, me një tharm dhe simbolikë të veçant letrare.lirikat e saj janë me tematikë të gjerë aty poetja shkruan për dashurinë, vendlindjen, atdheun,njerzit e saj të dashur.Ja disa fragmente nga krijimtaria e saj që unë do ti quaja preambula për dashurinë këtë ndjenjë njerëzore të përmasave të jashtëzakonshme."Kur më thoshje pjeshkë/Skuqesha bëhesha prush/Ti digjeshe eshkë/Mornicat më bënin dush."Godet vesin e gënjeshtrës me vargun e saj të lëmuar"... Takohemi nesër më premtove/Dhe mbeta syterur,përtej xhamit t"Ja më thoni ju kush nuk i shkroi vendlindjes, por gjithsekush me pjalmin dhe nektarin e vet: "Sa shpejtë mbaruan pushimet/Kush pret,shpirtmalluar, deri gushtin tjetër."Natyrisht poetja nuk mund t'i shpëtojë tundimit profesional për t'i dhënë poezisë së sajë aktrimin koreografik ,pathosin e lartë dhe rimën plotë ngjyra,kur shprehet:"Po luanin tango thëllëza e skifteri /Dukej e lodhur, por në krahët e tij ishte garant "Për dashurinë e nënës:"Për ty më rëndon malli/Sa pesha e kësaj bote ", për të vazhduar më tej me bukuritë e stinëve, të detit malit,atdhedashurisë duke e përshkruar këtë të fundit me një betim,më të lartin njerëzor:"Je më i ëmbli mbi dhe/Të dua e për ty bëj be".Poezia e saj jep mesazhe për të ardhmen dhe godet veset negative të shoqërisë me të cilat përballet artisti dhe shprehet në mënyrën e vet të drejtpërdrejtë:"Baltës e llumit,mos të ngecim/Mirësi e dashuri njerëzve t'ju shesim. Shkruan me nostalgji për vitet e rinisë"Në ditarin e kujtesës,i vara emocionet".Por nuk mund të linte poetja në këtë shpalosje shpirtërore ndjenjën e fortë erotike dhe frymëzimin që të jep deti,kjo te kushdo, por sidomos te një bregdetare,kjo është më specifike "Ndali frymën deti,kur dole mbi valë/Lëpinte buzët e kithta, puthte hire e shalë ", dhe"Puthjet e mallit m'i çon me Diellë/Fotosinteza jote më shkrinë akujt në deje" Në krijimtarinë e Dolorezës është e pamundur të mos ndeshesh edhe me aforizma e fjalëformime të reja ja disa prej tyre:"Kur flet dija,heshtin malet", "Mos ngri si plaka me dhitë në kreshta","Është pemë pa kokrra me gjeth të njomë ","Kush dashuron i ngre diga njerëzimit "si dhe fjalë formime:"Sypistilin e saj pjalmor ",kush pret shpirtmalluar,lëre shpirtin njëherë të gërmëzojë"etj.Ky ishte këndvështrimi im modest si dashamirës i artit dhe letërsisë, të tjerë studiues të artit dhe letërsisë,profesionist të fushës, mund ta zgjerojnë më shumë në shkrimet e tyre, me analiza të thelluara, për vlerat dhe mesazhet që përcjellë poezia e Dolorezës . Edhe njëherë urime dhe suksese e dashur poete.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page