top of page

TRI FIGURAT TË MËDHA TË KOMBIT...

Updated: Nov 28, 2023


TRI FIGURAT TË MËDHA TË KOMBIT SHQIPTARË

NË NJË PULLË POSTARE TË KOSOVËS

Nga:Hysen S.Dizdari

Studjues i Filatelisë Shqiptare // Tiranë me, 28 Nentorë 2023

----------------------------------------------------------------------------------------------------

KUSHTUAR -28 NËNTORI-1443- 28 NENTORE 1912- 28 NËNTORE 2023

-111 VJETORIT TË SHPALLJES PAMVARSISË SE SHQIPËRISË

-580 TË VJETORIT NGRITJES FLAMURIT KOMBËTARE SHQIPTARE

NË KRUJË NGA GJERGJ KASTRIOTI –SKËNDERBEU.

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes pamvarsisë me 27 Nëntorit 2012,Posta e Kosovës emetoi një emision me pulla postare të emertuar “100 VJET SHTETË”

Pulla postare e këtij emisioni paraqet tri nga figurat më të Ndritura të Kombit Shqipëtarë:Hasan Prishtina,Isa Boletini dhe Bajram Curri të cilët jo rastësisht e kanë origjinene tyre me nga trojet e lashta shqiptare të Dardanisë,pra nga Kosova e sotme heroike.Këta tre patriotë e atëdhetarë bashkëpunuan ngushtë në vitet 1908 -1912 me patriotët e tjerë shqiptare:Ismail Qemalin,Nikoll Kaçorri,Luigj Gurakuqi,Mehdi Frashëri,Lef Nosi,Rexhep Mitrovica,Dhimitër Berati,Murat Toptani, Thanas Flloqi,Nebi Sefa,e tjere.Ky bashëkimi i këtyre mbi 40 Burrave Patirotët Shqiptare,firmëtare të dekumentit të shpalljes pamvarsisë në të cilët duke u bashkuan si në kohën e Lavdishme të Gjergj Kastriotit Skendërbeut me 2 Mars 1444 në Beslidhjen e Lezhës , arritën të shpallin pamvarsinë e Shqipërisë me 28 Nëntore 1912.Për të nderuar këtë ngjarje të madhe historike,të Kombit Shqiptarë,Posta e Kosovës me të drejtë e ka emertuar këtë emision me pulla postare:“100 VJET SHTETË”.

Ky emision dhe kjo pullë postare ka vlerën tarifore :1 Euro, dhe është pasqyruar dhe katologuar në kotalogët e pullave postare me të njohurit të Europës dhe botës si në katalogun,-Michel/MO:237 dhe në katalogun -Yvert et Tellier/MO:124.

Por ky emisione me pulla postare ka rëndësi të madhe historike dhe kulturore sepse pullat postare vendosin gurët kilometrik në historinë e popujve,dhe kombeve të ndryshëm.Ky emision pasqyron edhe vlera të mëdha ideore,artistike sepse në një pullë postare në përmasa të vogla (vetem në disa cm) praqiten të bashkuar,tri nga figurat më të mëdha Patriotike të Kosovës dhe Kombit Shqipëtarë:

Hasan Prishtina, Isa Boletini dhe Bajram Curri.

Por kjo pullë postare shpreh edhe Iden e Madhe për të cilën punuan dhe luftuan këta tre patriotë ,pra na jep iden e bashkimit Kombëtarë të Shqiptarëve kudo që ndodhen pa dallime ideje, krahine dhe feje ashtu siç u bashkuan princat shqiptarët në kohën e Motit të madhë të Gjergj Kastriotit Skendërbeut.Në sfondë kësaj pullë paraqet Flamurin Kombëbar Shqipëtare ,me shqiponjën dy krenare dhe ngjitur me flamurin jepet deklerata e pamvarsisë e nënshkruar nga mbi 40 patritotët shqiptarë me 28 Nëntore 1912.

Ky emisone me pulla postare, është një emisonet më të bukura dhe të vlersuera të pullës postare të Kosovës nga studjuesit e filatelisë shqiptare , kudo në botë sepse shpreh vlerat më të larta kulturore, artistike dhe historike,të popullit të lashtë shqiptarë të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë dhe përçon urat e miqësisë e bashkëpunimit midis popujeve dhe kombeve të ndryshëm në mbarë botën.

Prandaj duhet ti jemi mirënjohës dhe autores të kësaj pulle postare ,Znj.Hyrije Ademi për punën e saj profesjonale në kopozimin artistike dhe për vlerat ideore dhe kombëtare që mbartë kjo pullë.

Në kohën e sotme,kur zhvillimi i shkencës e teknologjisë po ecën shumë përpara,pasioni i bukur i koleksionimit të pullave postare po venitet.

Prandaj është detyrë historike e Postës Shqipëtare dhe e Postës Kosovës që çdo vitë të planifikojnë dhe të organizojne më shumë, promovime dhe ekspozita filatelikepërbashketa,në shkallë kombëtare që të nxitin filatelistët (koleksionisët) për të koleksjonuar ,studjuar,shkruar e botuar me shumë libra mbi artin dhe shkencën e bukurë të filatelisë shqiptare(në të dy shtetet)në Shqipëri dhe Kosovë .Por një rëndësi të veçantë duhet të tregojne për të ngjallur e rritur dhe forcuar tek brezi i ri i sotëm,pasionin e bukur të studimit e koleksionimit të pullave postare duke filluar me organizimin e ekspozitave filatelike nëpër shkollat 9 vjçare dhe të mesme si në Kosove dhe në Shqipëri sepse brezi i ri tek pulla postare gjen dhe mëson historin, kulturën , zhvillimin e artit, shkencës ,florën dhe faunën e Shqipërisë dhe Kosovës pamvarsishtë qe sot jetojmë në dy shtete por i pëkasim të njëjtit Kombë .

Pra në këtë vitë Jubilare të 111 Vjetorit Shpalljes Pamvarsisë dhe 580 Vjetorit të Ngritjes Flamurit Kombëtare Shqiptarë në Krujës,kërkohet që dy shtetet tona të punojnë me moton e Vllezërve FRASHERI:


- NJË KOMBE–NJË IDE –NJE FE–NJË QENDRIM-

Si në mardhenjet Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

ME KËTË RASTE JU UROJË TË GJITHË SHQIPTARVE NË TË GJITHË BOTËN :

-GEZUAR 28 NĒNTORIN 1443- 28 NĒNTORE 1912 - 28 NĒNTORE 2023-

-111 VJETORIN E SHPALLJES SË PAMVARSISË KOMBËTARE-

-580 VJETORI I NGRITJES FLAMURIT KOMBËTARE SHQIPTARE NË KALAN E KRUJËS NGA SKËNDERBEU

I PËRSHENDESËS TË GJITHĒ SHQIPTARĒT ,KUDO NË BOTË :

ME NJË PJESË NGA POEMA:”SKËNDERBEU “ TË POETIT TË KOMBIT TONË: -NAIM H.FRASHËRIT:

Kruj’ o qytet i bekuar!

prite, prite Skender-benë,

po vjen si pëllump’ i shkruar,

të shpëtonjë, mëmëdhenë. …


Zjente bota, tundej dheu,

Ungrit gjithë Shqipërija,

duke thën’ erth Skender-beu,

erdhi vetë Perëndia. ….


Mbret i gjithë Shqipërisë

sot të jetë Skender-beu,

Erdhi ng’ an’ e Perëndisë,

të shpëtonjë mëmëdheu; …


Pjese nga Poema :”Historia e Skënderbeut” e Naim Frashëri, kreu VI, 1898.




241 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page