top of page

... në mungesë të librit, nëpërmjet një cope leximi marrë nga gazeta greke “Ta Nea“


Katerina, një filologe e formuar dhe një pedagoge imponuese

TRE ORE LEXIMI NË “DHELTA KLAS”

Rrëfenjë

Të premten, më 15 dhjetor, rifilluan mësimet e greqishtes në qendrën mësimore për të rritur në godinën që ndodhet në “Stratigu Dhangli – 53” pak poshtë stacionit të trenit të Kato Patisias. Theksova “rifilluan“ sepse mësimet janë vazhdim i një kursi prej dyqind orësh ku pjesmarrësit përvetsuan mësimin e greqishtes në nivelin “Vita” dhe “Gama” dhe morën nga Ministria e Arsimit dëshminë përkatëse. “ Dhelta “ është hapsira studjuese e re (aplikohet për herë të parë) nëpër të cilën pjesmarrësit, dy herë në javë (para dite ose pas dite) do të zhvillojnë 125 orë mësimi, 100 prej të cilave do të jenë gjuhë dhe 25 histori e kulturë greke. Pjesmarrës në këtë program janë emigrantë nga të gjitha vendet të cilët punojnë, kanë leje qëndrimi dhe janë të siguruar në IKA, OGA, TEBE etj. Si edhe rradhët e kaluara shqiptarët, ndonëse janë shumicë si emigracion, janë pakicë në të mësuarit e programuar të gjuhës edhe pse ajo është pa pagesë.

Nuk ishte kjo tema e këtyre shënimeve. Tjetër gjë më bëri që ato tre orët e para të mësimit të së premtes së parë t’i bluaj për të nxjerr paksa “miell” për të “gatuar “ atë që tregon se ne shqiptarët, me prezantimin tonë intelektual, po krijojmë një tjetër vizion e tjetër kulturë që na nderon.

Katerina, një filologe e formuar dhe një pedagoge imponuese duke na prezantuar programin, të cilin ajo e quajti mjaft të vështirë por të domozdoshëm për mësimin e gjuhës greke, na tha se mësimin atë ditë do ta zhvillonin në mungesë të librit, nëpërmjet një cope leximi marrë nga gazeta greke “Ta Nea“. Dhe kur tha këtë m’u drejtua mua (meqë kishte mësuar se jam gazetar) duke më thënë se materiali është shkruar nga një gazetar shqiptar. I përmenda emrin e Gazmend Kapllanit dhe ajo, duke na shpërndarë fletët e fotokopjuara, buzëqeshi në shenjë miratimi…

Pjesa ishte marrë nga numëri i 24 prillit 2006 të “Ta Neas“. Kishte një titull të madh me të zeza dhe në thonjëza “ Αχ, πανάθεμά σε ξενιτιά “ dhe një nëntitull me një pikëpyetje “Υπάρχουμε…Συνυπ¨απεχουμε ;”…

Një nga një nxënësit, emigrantë nga Rusia, Ukraina, Bullgaria, Shqipëria, etj. me familje në Greqi apo në vendet e tyre, lexuan pjesë, analizuan fjalët e vështira duke hyrë në rrënjë të tyre, rikujtuan garmatikën e përvetësuar në kursin e mëparshëm, hynë duke u bërë shpirtërisht pjesë e ngajrjes, duke e vënë veten në vend të Lilianës, dhe fëmijët e tyre në vendin e Elvisit, duke pyetur pas çdo paragrafi “Të jesh apo të mos jesh?”, duke bëlbëzuar në surdinë vargun “xhevahiri im” të këngës së shqiptares emigrante Liliana…

Në fund, nga copa e leximit, mësuesja dhe nxënësit, dolën në jetën e përditëshme, në ato fragmente të jetës që ishte sa e Lilianës dhe e Elvisit po aq e tyre. U ndalën në shkollimin e fëmijëve me gjuhën amtare, në hapsirën e ngushtë (ata thanë të mbyllur) që kishte krijuar qeveria greke dhe në indiferentizmin e komuniteteve për ta marrë këtë gjë në duart e tyre ashtu siç e kanë marrë polakët. U fol për letrat dhe pengasat burokatrike të administratës greke, për pamundësinë për të udhëtuar në vendlindje gjatë gjithë vitit e për kufijtë që janë vendosur duke lejuar levizje vetëm për festat orthodhokse…

…Tre orë leximi e diskutimi të një shkrimi të një gazetari shqiptar, në një institucion arsimor grek, për mësimin e gjuhës dhe të kulturës greke, kaluan pa u ndjerë. Ishin tre orë që morëm dhe dhamë, morëm gjuhën dhe kulturën e vendit ku punojmë e jetojmë por edhe dhamë kulturë nga vendet që vijmë.

Këtë praktikë mësimi dhe ndërthurje të kulturave Katerina na tha se do ta bëjë pjesë të mësimit gjatë gjithë kohës…

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page