top of page

NË MARROSJE UJËRASH


IRENA GJONI NË MARROSJE UJËRASH

Nën shtatë palë lëkure tramundanash shpirti, ka hedhë rrënjë guri i themelit të mungesës, në një frymëmarrje që thur e shthur perandori, Teksa copëza vetmie, arratisen verbërive të qiejve, varur në degëza ankthi.


E thua se vetmia shtohet pambarimish, në një fill pa formë, tjerrur prej shtëllunga lëngimi dhe qielli humb në eklips rënkimi…

Kanë ngelë në imazh rrugët që kanë marrë flakë, Ndërsa ne devijojmë duke u marrosur ujërash, Përmes valësh të kaltërta që u mungon kripësia, Përmes shiut të dritës në avuj përqafimesh, që ndjell e shprish çaste të pa jetuara.


Ne po zhdukemi labirinthesh dilemash distancash. Si një vaj pa zë, ndjehemi sikur njëri ka humbur agun që tjetri verbtazi e kërkon...

Nuk jemi të mbledhim valët mbi lëkurë e t’i bëjmë kujtesë të prekshme... Pa ne, kujtesa s’ka tokë e qiell të vetin, është merimangë e ngatërruar...


Pritja, rrëketë e ujërave mbi lëkurë po i than duke lënë shikime që lëvizin si gjuhë gjarpëri e vijnë rrotull të marrin ç’mundin.

Po ma përmbys botën e gjithçka po ma bën tokë të shkrrumbuar Kjo mungesë marrosje ujërash…

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page