Në kujtim të gazetarit Terry Llloyd
TERRY LLOYD, FJALA E LENE NE MES EDHE PER SHQIPTARET
Fatmir TERZIU
Atë kohë kur Ballkani, Europa e mbarë bota mbante me dorë plagët e Kosovës, nuk mendoj se mund të ketë shqiptar që s'e ka fiksuar at portret, atë lajmëtar lirie, atë trim, atë gazetar e reporter të mrekullueshëm...Terry Lloyd, gazetari me zë në ekranin anglez pikërisht në atë kohë bombash, granatimesh, spastrimesh etnike e varresh masive e nisi fjalën e tij të drejtë e të saktë për ne shqiptarët,për të drejtën tonë, për lirinë e një trungu të prangosur për vite me rradhë nga diktatorë e diktatura, nga gjakpirës e kasapë të çmendur të Ballkanit të lashtë...
E që atëherë gazetari i ITV-së, gati ishte përnatë në odat tona, në çadrat tona në kampet e përvuajtjes së shekullit të kaluar, ishte me të gjithë ne, deri në ditën e Madhe të Kosovës..., deri në ditën kur NATO dhe miqtë e pavdekshëm të shqiptarëve SHBA e UK, i dhanë dushin e fundit të bombave njeriut që gjykohet sot në Hagë për krime ndaj njërëzimit.
Atë kohë kur Ballkani, Europa e mbarë bota mbante me dorë plagët e Kosovës, nuk mendoj se mund të ketë shqiptar që s'e ka fiksuar at portret, atë lajmëtar lirie, atë trim, atë gazetar e reporter të mrekullueshëm...Terry Lloyd, gazetari me zë në ekranin anglez pikërisht në atë kohë bombash, granatimesh, spastrimesh etnike e varresh masive e nisi fjalën e tij të drejtë e të saktë për ne shqiptarët,për të drejtën tonë,për lirinë e një trungu të prangosur për vite me rradhë nga diktatorë e diktatura, nga gjakpirës e kasapë të çmendur të Ballkanit të lashtë...
E që atëherë gazetari i ITV-së, gati ishte përnatë në odat tona, në çadrat tona në kampet e përvuajtjes së shekullit të kaluar,ishte me të gjithë ne, deri në ditën e Madhe të Kosovës..., deri në ditën kur NATO dhe miqtë e pavdekshëm të shqiptarëve SHBA e UK, i dhanë dushin e fundit të bombave njeriut që gjykohet sot në Hagë për krime ndaj njërëzimit.
....Por luftrat janë luftra! Aq më shumë kur diktarët bëhen lubi e bisha në strofkën e tyre të shpirtdhënies. E kur ato, pra luftrat, synojnë thyerjen e prangave dhe lirinë për miliona njërëz të shtypur, çudi marrin edhe jetë njërëzish... Njërëzish,miq të mirë të lirisë.
Një luftë e egër, gati me një moral e situatë të njëjtë me atë të Kosovës, që synon prej ditësh lirinë e popullit irakien, për fat të keq ia la TERRY LLOYD, fjalën në mes. Por Ai zor se mund të besohet ndryshe. Jo,s'duhet thënë fjala tjetër për të... Ai është diku thellë mes betejës, diku larg mes bombave, ashtu siç e njihnim të gjithë,ashtu siç duhet t'a njihnim të gjithë ne gazetarët, për të marrë lajmin i pari..., lajmin e fitores mbi diktatorin. Po! Ai është atje...
Kommentare