top of page

Në kujtim të...


Në kujtim të lirikut të bukur, KOÇI PETRITI!


Nga Përparim Hysi


Njohja ime me KOÇI PETRITIN ka qenë në muajin korrik i vitit 1960. Ministria e Arsimit organizoi një kurs kualifikimi me të gjithë mësuesët në shkallë vendi dhe me KOÇI PETRITIN ishim në një grup, Ai ende nuk ishte shfaqur i plotë si poet lirik,por,sidoqoftë,kish filluar të botonte poezitë e para. Edhe aty,kur qemë me karriket afër,ndërsa PROFESORI i URTË,PETËR ELEZI,demontronte në dërrasë,KOÇIU.në vend të mbante shënime,e kishte sajuar një pozezi që,siç e kujtoj,ish fjala për një"turtull që sapo doi nga gruri" dhe këtij,"gjahtarit", ia la"çiften ngrehur". E lexova dhe nuk e mbaja dot të qeshurit. E,mandej,ne u ndamë.Filloi mësues andej nga Librazhdi,por emri lakohej sa tek"Zëri rinisë",Tek "Nëntori"apo tek gazeta "Drita". Unë me të u ritakova në vitet e demokracisë,kur erdhi për një promovim në FIER.Ishte me Moikom Zeqon(tashmë, i ndjerë) dhe me POETIN PETRAQ RISTO. Ia kujtova"atë turtullin që doli nga grurërat" dh e Petraqit i kujtova"një brisk që priste "fikun e komshisë". Moikomit ata "lotët për njëikonë të Onufrit që pa të shkatërruar. Dreka na shijoj se qemë veç miq krijues. KOÇINË e takova,së fundi,kur na mbajti një leksion për"Breshka" të Martin Camajt. Më dukej,tek logoriste sikur kush hyrë në guallin e asaj breshke aq metaforike. Ai ishte Pedgog në fakultet dhe unë inspektor për gjuhë-letërinë pranë Drejtorisë Arsimore në Fier.

Më 20 prill 2014,miku im,befasisht u nda nga jeta. M'u dhimbs shumë se iku i ri dhe unë flakë për flakë shkrova poezinë"Iku një Lirik i madh", Poezia u botua në disa organe,por unë,meqë nesër mbushen 9-vjet nga ndarja nga jeta,po e risjjell për lexuesit. Kam dhe një arsye tjetër,më madhore. Këtë,më"madhoren" do t'jua tregoj pas poezisë.

IKU NJË LIRIK I MADH

In memoriam,KOÇI PETRITIT!

(elegji)

Lajmi i beftë na goditi:

Iku dhe KOÇI PETRIT!

Nuk shkroi pak,mbi 5-dekada

Qe lirik që shkroi balada.


Ndër lirika bëhej tym

Si tek"Firma e popullit tim"

A më tej"Prush në shekuj"

Vdes të gjallë e ngjallë të vdekur


Nëpër vargje ia bën prima Vetëtimë mbi vetëtima: -Ky vend qeth lesh nga deshtë e tij Sa vesh me trko një GREQI!!! ............................................................ Tash,sa iku,para kohe Kush s'lëshoi regëtima"ohe"? Ne,lexuesëve, na dhëmb shpirti Jo.Nuk vdes KOÇI PETRITI! Rron në vargje;rron në zëmra Me lirika aq të ëmbla. Sa për vete,s'ndihem mirë: - S'të them dot,Lamtumirë! Tiranë,20 prill 2014

* * * Po ta shihni tek poezia kam vendosur pika që duah të thonë,se kam hequr vargje.Arsyeja qëndron tek kjo"madhorja". Kur u botua poezia ime elegjiake,erdhi dhe më falnderoi miku im i mirë,DURO MUSTAFAI. Ah,sikur ta dija,- më tha ai,- kam një material që ia vlen për KOÇI PETRITIN. DURO MUSTAFAI ka qenë kryeredaktor i gazetës"Drita" dhe materialin"bruto" ma dha mua. DURUA i mirë,paqësor si SOKRATI i GREQISË,mjerisht u nda nga jeta në vitin 2019 dhe materiali"bruto"mbeti tek unë. Materiali është një"Intervistë e KOÇI PETRITIT në"Gazetën Shqiptare!."Unë po e sjell për lexuesit,kështu siç çshtë:

...por kjo poemë"firma e popullit tim",botuar tek gazeta"Drita" më kish nxjerrë dhe telashe. Kur më kërkuan një libret për grupin artistik të minierës,futa pasazhe prej vargjeve të saj. Por kisha rënë në"pacifizëm",se doja të ktheja"shpatat në parëmnda".Gjergji ngrihej nga sofra e Pishkashit dhe thëriste:"Merrni,o vëllezër këto shpata,gjysmën ta bëni plug,gjysmën bajonetë". Gjithë kjo ishte dërguar në "Degë".Ishte gërmuar gjer tek botimi i parë i poemës"Firma..." që mbyllej me"pacifizëm hrushovian": "Firma jote/metamorfozë e sertë: Ditën-shpatën-plug, Natën dhe plugu-bajonetë!... Këtë pasazh e hoqa nga botimet e mëvonshme të poemës."Militatizmin" nën efektin e"mekanizmit të mbrendshëm modifikues".Vargjet himnizuese nëpër poema i diktonte dhe ashpërsimi i luftës së klasave.Vjershës"Të dashurova ty" që në revistën "Nëntori"(1972),u botua si vjershë dashurie,në libër,në vitin 1974, i është shtuar në fund vargu"Të dashurova ty,komunizëm". Në shtëpinë time është shtuar ky varg,-tregon poeti Sulejman Mato,qëishte recenzenti i librit.Duhej forcuar fryma militante. DORO MUSTAFAI,kryredaktor i gazetës"Drita",tregon se ai u thirr në komitetin e partisë për të dhënë llogari pse më kishte botuar poemën"Prushi i Prometeut" dhe pse ai,për të theksuar frymën militante,ia vuri titullin"Zjarri i proletarëve." Shënim:-Sado që thëniet e KOÇI PETRITIT janë plotësisht të vërteta,duhet tëshoj,se mua;DURO MUSTAFAN më thirrën në komitetin e partisë në Librazhd,ku jetonte KOÇI PETRITI,dhe më kërkuan shpjegime: 1.A e dini ju se autori i poemës është i deklaruar si armik i partisë? 2.Ne për përgjegjësinë tuaj,nuk kemi të drejtë të marrrim masa,por,pasi të dëgjojmë do të themi mendimet toa në KOMITETiN Qendror të Partisë.. Këto pyeteje,shkruan DUROJA,m'u shtruan dhe në Komitetin Qëndror nga Piro Kondi. Me ata të Librazhdit:-Ju thoni që KOÇI PETRITI është armik,por armiqtë janë burg dhe ai është ilirë. Për mua ai,është një talent i fuqishëm dhe që,shkruan bukur dhe për partinë.Ne nuk e njihnim nga biografia,por nga talenti dhe fakti që punonte në një vatër kulture. Me shokët e Librazhdit u ndamë,pa u marrë vesh,por me Piro Kondin që kish marrë dhe informacionin nga komiteti i parisë së Librazhdit,u ndamë të gëzuar e të qetësuar.Ai kishte lexuar poemën dhe poezi të tjera të KOÇI PETRITIT,i kishin pëlqyer dhe nga biseda me të,shpëtuam nga ndgonjë masë ndëshkimore.Na dha leje t'i botonim të tjera poezi që mos të humbisnim,. Piro Kondi ishte Drejtor i Propangandës në K.Q. dhe ndihmës i Ramiz Alisë dhe fjala e tij ishte detyrë për ne. Më kujtohet që pas 20-25 ditësh i botuam KOÇI PETRITIT një poemë tjetër,atë me titull"Ura e Bushtricës".Pas kësaj,unë do të largohesha nga "Drita",por me Poetin aq të mirë, mbetëm miq. Dhe atë ngjarjen e poemës së tij,ma kujtonte,bashkë me"Gazetën Shqiptare" që citoova më lart.tekstualisht. "Madhorja" e këti dylfetëshit që ka mbetur tek unë,ka poshtëshimin:KOÇIT! Mbeti tek unë dhe unë po e përcjell për lexuesit.Qofshin të paharruar si POETI KOÇI PETRITI dhe shkrimtari dhe gazetari veteran DURO MUSTAFAI.

Tiranë,19 prill 2023



51 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page