top of page

NË ALTAR DRITE TË KA ARBËRIA



Kushtuar Heroit të Kombit AFRIM BUNJAKU


Nga MEVLUD BUCI


Hej,sa dritë del prej tokës,

Një lot nane del prej gjakut,

Për Atdhe të Nanë Kosovës,

Ra n`detyrë Afrim Bunjaku.


Fort derdh lot edhe zambaku,

Hej,jehona dha dhe kjo Vushtria,

Jo nuk vdes Afrim Bunjaku,

N`altar drite të ka Arbnia.


Hej,për kët dhe e për kët liri,

Për Kosovën,tokën e të parëve,

Lum nanë lokja që i dha gji,

Ky Bunjak,vlla i Jasharëve.


Hej ,ti Bunjak,vlla i Jasharëve

Shtatin bash si vetë Bajraku,

Burrë i rrallë,gen i të parëve,

Trim i Kombit Afrim Bunjaku..


Hej,n`ato troje të Boletinit,

Bir Jutbine i nanëlokes,

Hejh,n`mejdan ra trim i trimit,

Heroi ynë i Nanë Kosovës.


Hej,lotoi fort rrënja e gurit

Kangën nalt ngriti Vushtria,

Mbet shqiponjë n`palë t`flamurit

N`altar drite të ka Arbnia….

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page