top of page

NUSJA E VETMUAR NË GREQI


Vullnet Mato

Vullnet Mato


NUSJA E VETMUAR NË GREQI


Një nuse shqiptare në Greqi

tregon të vërtetën e saj histori:

Ajo kujdeset për një plakë,

që e paguan sa ushqehet pak.

Burri i saj ruan dhitë, si çoban

tek një afendiko, larg në stan.

Prej disa muajsh ata jetojnë veç,

ajo pleqëron plakën, ai rrit keç.

Nusja fle ngjitur plakës, në avlli,

burri në kasollen e stanit me dhi.

Një natë nuses, i hyri një zog

dhe fjetën në dhomë të dy tok.

Zogu natën nusen në buzë çukiti

ajo ndjeu, se gjithë trupi i ndriti.

Në mëngjes kur dritaren hapi,

zogu fluturoi, diku në pyll la vrapin.

Që nga ajo natë, nëpër shumë net,

mban dritaren hapur, zogun pret.

Se ai zog i çuditshëm, iu duk asaj,

drita e dashurisë me burrin e saj...

Si virgjëreshës Mari, natën me hënë,

kur i ndodhi ashtu, mbeti shtatzënë,

pasi nga dritarja, i hyri një dritë, 

me të cilën, lindi të birin Krisht...


11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page