top of page

Nuk dua të vdes


NJE LIRIKE NGA MYSLIM MASKA

• * **

Nuk dua të vdes,

Por dhe në vdiqa,

Nuk bëhem pishman asnjë çikë.

Më i lumtur,

Nga shumë që s’lindën

Isha,

Që s’e panë

Ketë botë të pistë…‘

50 views2 comments

2 Comments


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Sep 13, 2023

I dashur Myslim,

Dy vargjet e fundit të poezisë suaj - “Që s’e panë / Këtë botë të pistë…”, - më kthyen shumë vite prapa: më kujtuan vajzën bukuroshe shqiptare, zonjushën mjaft të talentuar, Silvana Begaj, e cila dikur pati braktisur vendin me një dëshpërim të thellë në zemër. Që prej vitit 2014, Silvana është pedagoge ne degën e menaxhimit të Universitetit Gävle në Suedi. Ja si e përshkruan ajo dëshpërimin e vet në largim sipër:

Mirupafshim, Shqipëri! Mirupafshim, o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër”.

Dikur, në një letërkëmbim me mikun tuaj dhe timin, poetin dhe tregimtarin e talentuar Kozma Gjergji, kemi diskutuar për padrejtësitë e kësaj bote, e cila është…

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Sep 12, 2023

Është nga ato poezi të Myslimit që me pak vargje shprehin shumë. Qortohet tërthorazi bota jonë tokësore e ngarkuar më tepër me bollëkun e të këqijave sesa

të mirave. Ndoshta, prandaj është edhe e bukur, e megjithë vuajtjet kurrsesi nuk

e lakmojmë parajsën qiellore. Por poezia kështu luan e na emocionon.

Ju uroj gjithë të mirat e suksese të vazhdueshme në krijimtari. K.Gjergji.


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page