![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_cca344e48904489ebe9520b9aad62455~mv2.jpg/v1/fill/w_424,h_298,al_c,q_80,enc_auto/a48dbc_cca344e48904489ebe9520b9aad62455~mv2.jpg)
Një nga mjekët më me emër në zonën e Romford i ka dërguar redaksisë sonë një letër falenderimi për kompaninën shqiptare të ndërtimit „Big Boss Services UK Ltd“. Dr Daljit Sura, nga North Street Medical Care në letrën e tij falenderuese shpreh fjalët më të mira e më të sinqerta për punën profesionale të kësaj kompanie shqiptare, që drejtohet nga Drejtori i saj Gazmend Cufaj. Midis të tjerave Dr Sura shprehet: „Një falenderim të madh për ekipin e „Big Boss Services UK Ltd“ për punën e mrekullueshme që kanë bërë dhe në një kohë rekord me kosto të ulët dhe një pjesë e kësaj punë ishte madje vullnetare në ndihmë të shërbimit mjekësor britanik“.
I pyetur për këtë ai tha se kjo punë është mjaft e lavdërueshme dhe meriton respektim më të madh nga i gjithë stafi profesional i NHS së kësaj zone. Ndihma dhe puna vullnetare e kësaj kompanie mbetet kështu jo e para e këtij lloji që flet për humanizmin e saj. „Big Boss Services UK Ltd“ është vlerësuar disa herë me këtë përkushtim dhe profesionalizëm ndaj klientëve të saj.
Comments