
KONGRESI I MANASTIRIT 14-22.11.1908. Kongresi i Manastirit âsht ngjarja e tretë ma me randësi në historinë shqiptare (mbas shpalljes së pamvarësisë dhe kongresit të Lushnjës, mendim i imi). Me vendimet e marra në këtë kongres, shqiptaret u orientuan drejt qytetnimit Evropian - perëndimor. Kongresi në fund me koncenzus solli vendime unifikuese sa i përket përdorimit të alfabetit latin për shkrimin e gjuhës shqipe, si dhe hapi rrugë për veprime të tjera unifikuese në të ardhmen.
Duke u nis' nga kjo, krijuesi i shtetit modern shqiptar NMT MBRETI I SHQIPTAREVE AHMET ZOGU, si gjuhë letrare vendosi të folmen e Elbasanit, mesit të Shqipnisë ku gërshetohen të dyja dialektet, gegë dhe toskë. Kjo gjuhë letrare u përdor deri në vitin 1972, kur regjimi enverist imponoi gjuhen letrare me bazë dialektin toskë, duke e varfnue dhe sakatue gjuhen shqipe në përgjithësi.

Pjesmarrës të kongresit të Manastirit ishin intelektualet ma të medhenjë të kohës nga të gjitha trevat shqiptare si dhe nga të gjitha konfesionet. Për arritjen e koncenzusit kontribut të madh dhanë intelektuali par exellenc shqiptar MIT'HAT FRASHERI, nipi i Naimit e Samiut, si dhe Homeri Shqiptar GJERGJ FISHTA, dy korife të kulturës shqiptare të cilët i anatemoj regjimi satrap enverist në mënyren ma barbare, duke i shpall tradhetar. Dom Ndre Mjeda, i thuri vargjet, ndoshta ma të bukura gjuhës shqipe në atë kohë :
Përmbî zâ, që lëshon bylbyli, Gjuha shqipe m’shungullon, Përmbi erë, qi nep zymbŷli, pa ‘da zemrën ma ngushëllon. Gegë e toskë, malësi, jallia, jan nji komb, m’u ‘da s’duron, fundë e majë nji âsht’ Shqipnia, e nji gjuhë t’gjith na bashkon.
Comments