top of page

Një vizitë malli Shabo-s


Një vizitë malli Shabo-s

 

I lodhur nga shëmtia e ditëve gri

Veja nga yte shtëpi, njësoj rrugës skaj jazit,

aty në oborr tëndin në pamje qortuese

Të të shoh, të flasim për marrëzitë shqiptare

E ngjitë me te për t’padrejtat sërbe

E të ecjes tutje asaj vazhde

Dhe, si morren rrugë nga e keqja fëmijët

Dridhje nga pamjet që alarmon e nesra

,,T’mos ishte lopa-s’do dinim ç’është tambli

T’mos ishte gomari-do mërdhij kakërdhija!

E Sheh hordhi pulash. Veç sot 10 ve të kuqe!”

Ma the pas mirëseardhjes nga afri shtëpie.

Nga hyrje porte të vështroja tek bëje detyrat

I hedhe lopës sanën, i hedhe gomarit taxhinë

Pëllumbave grurin e peshqve në pusetë thërmitë.

Kishe një ekonomi si e rrenve t’Enverit

Dhe tek pinim kafe me pak sheqer, çun i dëgjueshëm

Më solli birron Pils, një peshk serre e djathë lope

,,Pulen sa ta pjekë Xhefka” ma the,

,,Unë, e di...unë..paj, e di...

S’bëj ç’nuk thot Zoti! Harami më çmend!

Askujt borxh s’i kam e të gjithë borxh më kanë!

Dhe bëj gjum bebeje

Ishte Qamë veterinari. Ai me stazh e m’tha:

,,dy viça t’i ka lopa n’barkë!”

,,Zot i madhi falë të qofsha-pëshpërita në vete

Nga gëzimi që më sjellë Zoti dhurraten ia urdhërova Lemit

,,Dy birro mi sjellë shpejtë. Zoti më shpërblen!

Mos mendo, ec! Me dy kaçika pule e dy ve!”

Dhe u dola në skaj me më të madhin lezet.

Kështu më rrëfeje rrugën tek ecje nga parajsa

Kështu bëje vizatimin e nderit të kulluar

Kështu bëje portretin e njeriut sipas Zotit

Dhe kështu lë pas shëmbëllin e fanarin

Nga të gjejnë rrugën e Zotit

Dhe lumturinë

Ata që rendin nga fund i llahtarshëm.

41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page