Një urim ndryshe për drejtuesen e „Flora's Gusto Italian“, Flora Kolaveri Osmani
Nëse në një ditë të tillë që përkon me ditëlindjen, natyrisht nuk do të kishte këndin evetë në këtë pikë. Për ditëlindje gjithkush i afërt, gjithkush që ka një lidhje miqësie, pune, shoqërie, apo dhe familjare do të shtonte urimin tradicional dhe do të mbetej me kaq. Dita e sotme për drejtuesen e restorantit, tashmë të mirënjohur në Preston Road të Londrës, „Flora's Gusto Italian“, Flora Kolaveri Osmani, është më shumë se kaq, është më shumë se një urim për ditëlindje. Në një ditë tillë ajo e disafishon kuptimin editëlindjes. Është bashkëoshorte e një biznesmeni dhe mjeshtri të disa profesioneve, është nënë e tre fëmijëve dhe natyrisht dhe një grua zonjë që drejton një biznes të shkëlqyer dhe model në shumë drejtime.
Duke qenë se pak kohë më parë ajo fitoi çmimin më të lartë të standardit të pastërtisë që jepet nga institucionet përkatëse britanike, ajo me punën e saj e ka bërë restorantin që drejton që në një ditë të tillë të ketë më shumë urime dhe komente pozitive se sa vetë dita që përkon me lindjen e saj natyrale. E vumë theksin në këto pika, pasi këto pika janë shumëdimensionimi i kësaj dite, janë shumëdimensionimi i urimeve meritore për këtë zonjë të nderuar, që me gjithë kuptimin e mirëfilltë hyn në zonjat e respektuara që dinë të ndërtojnë biznese e të zhvillojnë biznesin në kushte aktuale të jetës britanike.
Me një eksperiencë tashmë disa vjeçare Flora Kolaveri Osmani po jep shembullin e saj jo vetëm në mjedisin e biznesit, atë familjar që është shumë i rëndësishëm për të, por dhe në mjaft hapësira të tjera që e bëjnë vërtetë një zonjë që meriton vëmendje mediatike, institucionale dhe natyrisht komunitare. Duke ndërtuar dhe edukuar një familje të shëndoshë dhe model, duke inspiruar që fëmijët e saj të edukohen dhe të kenë kulturë të lartë, ajo ka menaxhuar edhe vetë profilin drejtues dhe në këtë mënyrë e ka bërë dhe stafin e „Flora's Gusto Italian“ të rrezatoj kulturë, respekt, profesionalizëm dhe shërbim të kulturuar ndaj klientëve të saj të shumtë.
Për këtë ditë të shënuar të ditëlindjes së saj, për këtë ngjarje, ajo gjithnjë, dhe jo vetëm në këtë ditë përgatit një mjedis efikas në mjediset e „Flora's Gusto Italian“ e i pranishmi, të pranishmit, ndjehen si në natyrë ku dhe mjedisi është shumë i bukur dhe është mjaft i madh. Kështu pas kësaj ajo duke organizuar dhe sugjeruar, drejton stafin që ti përkushtohet organizimit të festës në një kohë rekord, në një mjedis të bukur, pra, që tani është një vend ngjarjesh festive, në një mjedis që me tërë atë modernitet do të nënkuptonte edhe rregullimin e ushqimit mjaft përkitës me restorantet më në zë të Britanisë së Madhe. Duke qenë se festat, sikurse kjo e ditëlindjes tani po bëhen sa më të traditës dhe kjo ditë e drejtueses së „Flora's Gusto Italian“ hyn në aradhën e bukur të kësaj tradite.
Një restorant i tillë natyrisht nuk është vetëm në funksion të zakonshëm por një vend ku gjithkush mund të gjej shijen dhe modelin e një dite festive, sikurse kjo e sotmja e drejtueses së „Flora's Gusto Italian“. Nuk mund të ishte ndryshe edhe urimi i revistës sonë „Albanian Post“ po aq dhe i Fjala e Lirë në Londër, pasi vetë ngacmimi i një mjedisi profesional dhe i vetë restorantit „Flora's Gusto Italian“ na detyron të urojmë drejtuesen Flora Kolaveri Osmani me urimin më të sinqertë e më të bukur në këtë ditëlindje të saj.
Comments