top of page

Një stacion respekti për Profesor Dhimitraq Zografi



 

Nga Fatmir Terziu

 

Nuk na pati njohur vetëm arsimi me një figurë nderuar, të respektueshme, të sinqertë, intelektuale, sikurse mbetet Profesor Dhimitraq Zografi, por një nga arsyet më të forta, ajo që bashkon modelin për ta ndjekur, modelin që i duhet një hapi në jetëpërditësinë intelektuale. E kam njohur në vitet e mia në arsim, por dhe në vitet kur puna ime u fokusua në media të shkruar e në atë vizive. Dhe natyrshëm me një intelektual me njohuri, sfida në vetvete dhe autoritet të padiskutueshëm ndjeja dhe respektin e atyre që e njihnin në vite, e atyre që e njihnin në origjinën e tij fisnike korçare, e atyre me të cilët ishte arsimuar në vite dhe atyre me të cilët kishte punuar.

Gjërat e njohjes dhe gjërat që bashkojnë mirësi intelektesh, natyrisht vijnë ngadalë e në rrjedhë të tyre. Kështu e ndjeja këtë rrjedhë teksa institucionet e ndryshme e nderonin e i thërrisnin "Profesor", e natyrisht si shumë të tjerë dashamirës, edhe unë ndjeja një kënaqësi, një respekt, po aq sa ata e ndanin me këtë cilësim, sa ata që e respektonin deri në kufirin më të lartë, që mund të respektohet një njeri i denjë për një udhëjetë modeli të padukshëm në jetë.

Dhe njohjet ndonjëherë, dhe jo pak herë duke qenë person publik vijnë në mjedise publike, në ato institucionale, në ato ku fjala zë peshë dhe pesha e fjalës të bën të mirëkuptosh edhe peshën e respektit ndaj një figure të caktuar. Duke ndjekur hap pas hapi, atë që kërkonte media që unë drejtoja, dhe ajo ku unë punoja në Tiranë, natyrisht do ta takoja jo pak herë Prof Dhmitër Zografin në projekte, trajnime, kualifikime, ambiente shkencore dhe humane, mjedise mendimi dhe opinioni, mjedisi kërkimor dhe shtrues për kërkime, kualifikime, konferenca, literaturë, laboratore, vizita pune, projekte për shkollat e tërësinë që i lidh shkollat me projekte të ndjeshme e bashkëkohore, koncepte të reja, metoda e metodologji të reja perëndimore, ku emetimi i tij ishte mes thjeshtësisë dhe respektin që fitonte nga qindra kolegë e bashkëpunëtorë. Ai ishte njeriu dhe intelektuali aktiv i projekteve të AEDP -së, KUALIDA-s dhe i mjaft të tjerave që i kishte pasion dhe ishte i angazhuar me zellin më të madh që ti realizonte sipas kërkesave dhe udhëzimeve të duhura.

Si i tillë në Elbasan ai i bëri vetvetes, vetë vendin e respektuar, duke patur e prezantuar mendimin kritik, duke diskutuar e prezantuar Modulet, Bordet e Shkollave, Qeveritë e Nxënësve e në mjaft të tjera të ngjashme si ato. Një intelektual i tillë, që kishte mjaft kolegë e shokë, por që ishte i rrethuar me miq të veçantë, një fizikant me njohuri të thella e të përshtashme, të zbatueshme e të kapshme nga të tjerët, udhëtonte gjithnjë në këtë përditësi njohjeje si një i padukshëm, por mbresëlënës, dhe me të vërtetë meritoi dhe meriton atë që nuk do ta quaja thjesht respekt, pasi ai mbajti një staturë të qartë e të saktë, dhe nuk pati bojatisje të theksuara në lëminë ku përditësia e zakonshme ngjyente dhe ende ngjyen preferenca.

Duke qenë mik i respektuar me gazetarët, me të gjithë të medias, Zografi mbeti dhe një mendje e hapur për të gjithë, një vëzhgues e sugjerues kritik me dashamirësi e intelekt vlere. Kjo ndoshta kishte të bënte me rrjedhën e tij të hershme si një fisnik mes butësisë së Elbasanit, por dhe si një pinjoll i një rrënje të thellë të borgjezisë korçare, që zanafillin mjaft hershëm me rrjedhën dhe rrënjët e Dhimitër Zografit (1878–1945), që ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo rrënjë dhe ai Zograf, që lindi në Korçë, në Vilajetin e Manastirit të Perandorisë Osmane në vitin 1878 dhe që në fund të shekullit të 19-të emigroi në Rumani, kishte lënë ato shenja të thella në atë që do të rridhte më pas, e që një emër tjetër si Zografi tjetër, do ta shpinte në kushte të tjera drejt një respekti tjetër meritor. Sikurse shkruajnë disa miq të tij në rrjetet sociale, „Arsimi i Elbasanit e pati fat këtë djalë fisnik, pinjoll borgjezie korçare, fizikantin skrupuloz, menaxherin, drejtuesin e administratorin model, të thjeshtë si ai“, ku tashmë „me djemtë punëtorë e të sistemuar në Kanada, Taqka (Dhimitraq Zografi) jeton mes dy vendeve, aty,  me gëzimin e nipave e këtu me respektin e bashkëqytetarëve, mes mijëra ish nxënesve, kolegëve e miqve të mirë elbasanas, që kurrë nuk e harrojnë Profesor Dhimitraqin, e buzëqeshur e të dashur.“

28 views0 comments

Yorumlar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page