top of page

NJË SHEKULL HISTORI PËR MITERANIN…



Për Fransua Miteran, përmes romantizmit të pushtetit dhe ngjyrës blu të peisazhit parizian, shkrimtari LUAN RAMA, kur shkruan për këtë figurë politike të Francës moderne thotë se : “Presidenti Miteran kishte parashikuar hyrjen e tij në histori. Kjo dukej gjer në portretin e tij, që kishte lënë pas me forcën e shpirtit dhe sovranitetin e vetvetes gjer në përballje me misterin e madh “Të jetosh i pavdekshëm”…

NGA SPASSE THANASI


“Fransua Miteran- romantizmi i pushtetit” është një libër për njeriun që bëri epokë në Francë dhe në Evropë. Libri është shkruar me dashuri e frymëzim nga shkrimtari Luan RAMA duke sjell detaje interesante që të bëjnë përshtypje dhe të futin në mendime. Një sens i fjalës së pastër ku Miterani, një nga më të rrallët politikan, përshkruhet si humanist dhe njeriu që bëri epokë me shijet e tij krijuese dhe syrin e Presidentit.

Shkrimtari Luan Rama e ka sjell peisazhin arkitekturor të Parisit gjigand me detajet dhe esencën e gjërave të çmuara të njeriut, me ndjenjat që vibrojnë prej shpirtit të Miteranit, stoik dhe sovran i vetvetes deri në fund…

Nën qiellin e lagët të Aquitainë-s, kujtimet e Miteranit janë një mur në diell, ditë të stuhishme që i bënin ball dëshirës. E gjithë periudha e studimeve të tij ishte një rini franceze e shqetësim nga manifestimet e të gjitha ngjyrave. I gjithë personazhi i tij ishte gjithnjë një refleksion i thellë i mendimit, një art plot realizëm e ambivalencë….Lexonte shumë Paul Valery,Bernanos, Andre, Gide,por edhe Tolstoin, Dostojevskin etj. Në një anketë që i bënin një ditë shokët e tij, ai u përgjigjej :

Deviza ime ?...Të mos çuditem për asgjë !

Cilësia që më pëlqen ?.....Të jesh i hapët !

Poeti i preferuar?......Baudelaire !

Prozatori që dua ?....Pascal !

Muzikanti ?.....J.S. Bach !

Lulja që më pëlqen ?....çdo lule, veç jo në vazo !

Ajo që do të doja të isha ?......Gjithçka ose asgjë !

Dhe ai diti të zgjedh alternativën e vetë në një udhë të gjatë, si një zog feniksi, i bukur, i ndrojtur, i zjarrtë, që turfullonte nga krenaria dhe ambicja për punët e mëdha, përgjithësisht i padepërtueshëm, i denjë për dashuri…Ajo që ai donte fort, Pushteti!...

Kush nuk e ka lexuar këtë libër, le të përballet me misterin e madh, siç ishin gjithashtu një himn i pavdekshëm vargjet e tij të fundit para vdekjes :

Lavdëruar qofsh, o Zot që ke hënën motër

Dhe yjet aq të bukur që ke krijuar në qiellin e kaltër

Lavdëruar qofsh, o Zot që erën ke vëlla

Lavdëruar qofsh për ajrin, mjegullën dhe qiellin e ktjellët

Dhe për të gjithë kohërat ku ti mban në jetë krijesat e tua

Lavdëruar që motër ke ujin dhe vëlla zjarrin !...

Fransua Miteran i takon historisë së shekullit të 20-të. Ai është shkruar në të, ashtu siç ka lënë gjurmë në peisazhin arkitekturor parizian, me “çelsin e sekreteve” të një bote të shqetësuar, që kalonte tej kufirit të kërkesave të zakonshme të “realpolitikës”.Në momentet e mrekullueshme të jetës së Miteranit bashkohen mendimet e njeriut politik me ato të artistit në një vizion e pasion të vetëm ku ndërgjegja dhe mirësia gërshetohen me kërkesat e vetë pushtetit!.“Njeri i ndershëm, - thoshin për të francezët,- më humanist se humanistët e kohës së vjetër!”…


Kur vdiq më 1996, kishte lënë pas një figurë shenjti, të vizatuar nga piktori Jean Huoleux në studion e tij. Një portret hijerëndë, imperial, roman dhe me një buzëqeshje të hollë, që gjatë katër muajve piktori e vizatoi në plumb. Në homazhin që Franca i bëri këtij njeriu të jashtëzakonshëm erdhën të flasin për vdekjen e tij Zhak Shirak, Helmut Kohl, Henry Kissinger, Shimon Perez etj…E gjithë Bota e përcolli atë me dhimbje, duke e nderuar si Zotat!.

Shkrimtari Erik Orsenna për portretin e Miteranit do të cilësonte një kuriozitet të pashterur : -“ Ndjenjat lartësohen, zemra rreh fort, ajri vibron…” Kurse Francoise Giroud do të thoshte: -“ Miterani ishte ndjenjë për dashuri!...”.

Miterani i legjendës ngjyrë rozë,i pasioneve të forta për gratë, i vyrtyteve që emancipojnë njerëzimin, i ngjarjeve të rëndësishme të shekullit, i marëdhënieve mbinacionale me zë evropian, i trashëgimisë së vyer për ndërtimin e Evropës së bashkuar, MITERANI do të vazhdoj të udhëheq mendimet dhe aktet e njerëzimit edhe në shekullin e 21-të, si një mediator sovran, me forcën dhe eksperiencën e tij përgjatë viteve, duke lënë gjurmën dhe stilin e vetë në Francën e viteve’80!...

Arsyeja e fundit, ajo që e transferoi në shpirtë një grumbull absurditetesh,ishte vdekja dhe Miterani atë mëngjez 8 Janar 1996 sapo kishte mbyllur sytë përgjithnjë për gjumin e përjetshëm….Vdiq me mendje të kthjellët, se kaloi një jetë të bukur dhe ndriçoi si aktor i kësaj historie !... Si drita e ditëve tona shkrimtari Luan Rama, na ka dhënë në duar një libër iteligjent dhe të bukur. Kjo kënaqësi buron nga leximi i këndshëm, plotë ndjenjë se në çdo faqe romani dashuria triumfon mbi gjithçka dhe ndjenja intime e shpirtit është e çliruar nga hijet e rënda të pushtetit me refleksione të shumta filozofike. Në këtë mënyrë, ai krijon dobësi të veçanta dhe “gjuhën” e Miteranit e përçon në strukturat njerëzore në mënyrë poetike dhe me një oratori plot finesë të shpirtit!...

Letërsisë i duhen libra të tillë artistik që përcjellin diçka mitike nga bota politike dhe njerezore, nga peisazhi i natyrës, nga mikrokozmosi dhe Universi ku jetojmë me forcën e imagjinatës së konsiderueshme që i bënë ballë dëshirave e kënaqësive të shpirtit…( aroma e tokës, era që fishkëllen, ajri, uji,dritat, rrugët,kafshët),pra një ndërgjegje dhe marëdhënie të vërtetë me natyrën,siç e njohu dhe e dominoi atë Fransua Miteran me guximin që i imponohej ndjeshëm.

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page