top of page

Një ndalesë studimore tek poezia...


BARIE BOBA

 

Tema: Perceptimi i artit femëror, përmes një shoqërie maskiliste në “absurdit” e modernizmit socio-shoqëror, në poezinë e Barie Boba.

 

 

Thelbi i qenësisë së poezisë, në formën e shkrimit dhe në një realitet shkrimor kaq të madh (siç është poezia shqipe në bashkohësi) ka futur në “lojë” penat femrore, pasi vetë koha letrare është më e mangët, për vetë funksionin e tyre në familje. Tradita, vetëdija dhe lënda letrare, në rrëfimin apo shkrimin femëror, tejkalon vetëdijen e tyre, por edhe konceptin e “vëmendjes”ndaj artit, kryesisht (pasi në art femrat janë më realiste). Koncepti “femra për femrën” bashkë me elementet e pranisë ose mungesës, në një realitet shtypës dhe përjashtues për femrat shkrimtare/poete, nuk zhvendoset as përmes kohës letrare/ as kohës jetësore, as përmes raporteve  me subjektiven/objetiven, sepse femrat janë me afër objektives në realitetin shkrimor. Qëndrimi ndaj letërsisë së tyre (përtej gjinores) shihet si përkushtimi i tyre dhe ndaj letërsisë , pasi ata janë shpesh në kundërshtim me protagonizmin dominues të maskilizmit sidomos në politikë, ku femrat shpeshherë janë margjinale dhe të “përjashtuara”. Kompleksitetet e marrëdhënies burrë-grua, nuk janë më tabu në poezinë “Fjalë të palexueshme” (Çupi: 2024), por thjesht ndërrohen rolet. Kjo lë hapur dhe lexuesin, që “sheh vetveten” me sytë e artit, ku përditësia në emër të modernitetit e ka kthyer femrën në robot por edhe skllave të ndienjave të saja, ku mungon feminiteti, por shumë herë dhe njerëzorja. Poezia nuk është mendim dhe shkrim, por edhe mënyrë jetese. Ky tekst vështrohet në këto mënyra:

 





1.     PERCEPTIMI I ARTIT FEMËROR, PËRMES LEXIMIT 

 

Në qendër të vizionit të autori është lexuesi. Në bashkohësi apo në vazhdimësi kohore, letërsia konkuron për njohje. Një ndjenjë, ku fjala si elemenet gjen shtrirjen në(për) hapësirën universale. Nuk dihet gjithmonë sesa e ashpër dhe fatale është lufta për ekzistencën e letërsisë (sidomos poezisë) në të gjitha pjesët lëvizëse të forcës rreth saj (Badiou: 2007 :329).  Perceptimi i artit femëror, ka qenë më i drejtpërdrejtës, sesa ai mashkullor. Se gratë bëjnë të gjitha llojet e gjërave/punëve, duke dhe ripohuar gjininë apo dallimet, që gratë i kundështojnë; se femrat ishin të brishta dhe duhet të mbrohen, (nga një mbrojtës i  fortë, pra mashkulli), por që e dhunon në emër të mbrojtjes. Vargjet: e shkelur s’jam kërrkund,/veç hijes time pas,/e ndjek kushdo që mund, ajo lufton vetëm kundër “absurdit të botës” dhe “hipokrizisë” e thashethemeve. Ajo është një migjeniane e pashpresë, që lufton me grushtin e saj të pafuqishëm kundër absurdit të botës moderne. Shpirti i saj lirik dhe i dlirë piset dhe përbaltet, kur lufton kundër surrealitet dhe imoraliteit të pistë të shoqërisë, lahet nga “loti” i saj: unë qesh/dhe kur krahët i ndiej këputur e thyer bërrylash,/e dikush pamëshirë shkel fort mbi to,/mbytem, shtypem, prap çdo çasti ia çel sythat,/rënkoj nën brinjë, e nuk qaj por qesh me lot, poezia, “Unë qesh..”, duke përsëritur 7 (shtatë) herë si refren titullin, me poezi me stofa katërshe dhe me rime [ab/ab], ku feminiteti përjetohet dhe përfaqësohet në mënyrë të përsëritur si turp në “kohë krize” shpirtërore, sociale dhe  kulturore (Linett: 2010: 8). Vargjet: një jetë,/një çast,/një buzëqeshje si pendim,/brenda vetes njeriu si gjethe bie,/hapat e vegjël na nderojnë/kur ëndërrat marrin kuptim, poetesha  kundërshton patriarkalitetin , përmes pikëpamjeve të veta për dashurinë dhe shoqërinë, duke u përpjekur të dilte nga kufijtë e të menduarit konvencional, duke zgjuar ndërgjegjen femrore (sidomos kundër dhunës së fshehur). Ajo hulumtoi çështjen e natyrës njerëzore nga këndvështrimi i vetë  qenies “njeriu”, duke fokusuar idenë; se gratë janë plotësisht të barabarta me burrat si "qenie njerëzore" (Coates:1998: 69), imazhe ato, që simbolizojnë pjekurinë e ndjeshme të mendimeve si grua dhe individ unik, që ecën drejt përsosmërisë.

Mënyra sesi poetia e sendërton poezinë, duket se vargu ka dy pjesë që nuk kanë kishte me njëra – tjetrën, p.sh: të flasim më pak/, të shkurtohemi gjuhësh. Duket se lidhja e pjesës së parë në pjesën e dytë të vargut nuk ka logjikë. Por, përdorimi i apostrofit [] i jep ngjyrim emocional, si një përmbajtje dhe në frymë p.sh.[ mbajtm’pandehur/gjith’nervozat], duket se eleminimi i [ë-së], bëhet me qëllim për t’i dhënë gjerësi dhe thellësi, por edhe suspancë mendimit dhe vargut. Kjo mënyrë shkrimi lidhet dhe me gegnishten, pasi ajo e eleminon herë pas herë sidomos në fjalitë lidhore me pjesëzat (foljore) [t’bëjnë/t’shtyjnë]. Edhe pjesëza [ç’/s’] ka përdorim të shumtë, por edhe (k’): [k’të/s’di /ç’na/ç’kish] etj. Ajo arrin të “zgjojë” vullnetin e saj femëror, të thyejë vargojnë e tradicionales, dhe mendësië së ngushtë provinciale si “shpëtim” dhe nga frikërat dhe ndrydhja dhe shtypja e saj, duke depërtuar përmes poezisë në  botën e brendshme të grave, për të nxjerrë në pah cilësitë e tyre të bukura.

 

2.     E VËRTETA DHE “FRIKA” KUNDËR SHTYPJES DHE DHUNËS

 




“Pasioni për të vërtetën”, gjeneron një ndienjë të largimit nga bota sociale, përballë sigurisë familjare, duke vrarë “frikën” që vinte nga brendësia, duke u përballuar me vetëveten psikoligjikisht nëpërmjet energjive pozitive, ndikuar dhe nga teknologjia dhe dinamikat e zhvillimeve sociale nga e kaluara përmes kujtesës, nëpërmjet enumeracioneve si: [servilët/hipokritët/egoistët/qethen/lyhen]. Forca përsëritëse e disa vargjeve, çliron energjinë e errëta dhe të keqen, kundër përgojimeve, shpifjeve, thashethemeve, fyerjeve, poshtërsive dhe dhunës së përsëritur, që akoma nuk ka dalë nga qarku e saj dhe hienat që kërkojnë ta shqyejnë imazhin e saj. Jetët e grave në përgjithësi, lidhet dhe me marrëdhëniet me punën e tyre, me zonën e tyre rurale ose urbane, me lëvizjet, jetesën, peizazhet, imazhet, filozofinë, fenë, pse jo dhe politika, duke tranferuar dhe shprehjet imagjinative, përmes soditjeve të fatkeqësisë nëpërmjet krizave të shpirtit njerëzor (Roberts: 2011:345), se humanizmi i gruas në vetvete, shpërfaqet dukshëm pa filtra në fushën e letërsisë artistike. Vargjet: bisha me fytyrë njeriu,/ ligështuar pabesisht,/gufuar si vulkane në shpërthim/makineri thithëse e kohës modern,/që gllabëron çdo gjallesë në dëshpërim,/lakmitarë,/ziliqarë,/rrokullisje,/kudo nervat në lëngim…/vdekje kanibaliste,/një mediokër zgërdhihet,/të vështron me përçmim, poezia “Makineria e kohës”, ajo nuk sforcohet të lidhë vargjet dhe pse përmes unit të saj individual vijnë vetiu, ato herë vargojnë [ab/ab], herë derdhen të lira, ashtu si vetë era e vendlindje së saj. Pamja e realitetit, ose vetja ndryshe, si “lojtare të objektivizuar” sesi gratë mund të gjejnë mënyra për ta parë veten jashtë parametrave të patriarkalitetit dhe realitetit absurd, ku sundon surrealja dhe ironia e realiteti nëpërmjet diskursit postmodern, analizon jetën shoqërore në terma të paradoksit dhe papërcaktueshmërisë njerëzore në kuptimit racional të “hiperrealitetit” si vështrim panoptik (Cooper & Burrell :1988: 253), kjo i mundëson asaj të ndryshojë një këndvështrim bashkëkohor të cilin ajo e konsideron “si mashkullore”, se edukimi i hershëm i tyre është “një bosh” dhe se edukimi fillon me zhvillimin e intelektit të “munguar”, sidomos ajo tipike e mashkullit shqiptar.

 

3.     STRUKTURA NARRATIVE E FJALËS/SEMËS PËRMBAJTËSORE NË TEKST

Struktura semio-narrtaive Greimase në rrugëtimin gjenerativ të fjalëve sema përmes instancave të thënies, zgjedh nivelin diskursiv të stukturës hapsinore/kohore dhe estetiko/poetike. Në kontektin e temës dhe në konfiguracionin diskursivo-konkret, që lidhet dhe me përvojën e receptimit të lexuesit (thjeshtë), përvetësimi i botës semiko- stilistikore i artikuluar në rrugëtimin figurativ (Courtes: 1979), bazuar në fjalën kyçe, që ka më shumë peshë sematiko- metaforiale dhe përmbajtësore në krejt këtë vepër:

     

 

4.     FJALËSI DHE NDËRTIMI STUKTUROR SEMITIKO-METAFORIK.

 

-       Fjalët kyçe: [loti=31] / [hije=12] / [fati=11].

-       Trope metaforike: njeriu si gjethe /qiejsh të tymosur / hijesh ngecur/ dremitje endacake/

 përmallim mëngjezesh /fjongon e stinës / qielli të ngrirë /përgjojnë buzëqeshje/ 

zemra m'është kopsitë /gërmat në pëllëmbë / dëfrejnë përgjigjet /përpëlitje shqisash / biseda të kripura /qerpikëve të pishës /sytë u kopsitën / harresë e padukshme /ç'lavire kohë / zëri e erës/ nyje dritash /rojtare gjumi / grepi i kujtesës /flutur e magjepsur /guraleca intrigash /kërcunj të nxirë /n' fyt t'pamudurës/ re ujërash/ gërhima e stuhive/ libra të mishtë /jermas bërtas /pemë e drobitur /damarët e mesvjeshtës / rrokullijë gjethesh /qelqet e ujta /shall i ajërt /gushoret e maleve /rropullive të fatit /hoje dlirësie /pëllëmba e dritës.

-       Vargje me përmbajtje dhe ngarkesë të madhe stilistiko- metaforiale: buzëqeshje si

pendim /mbi qerpik erdhi m'u ul dielli /jehonë e gërmës së fundit /sikur dielli tek i presin damarë/ koha rrudhos dhimbjen /ngrirë loti hutaq/ një guackë kujtimesh /ngucur ndjenjash të krisura /në zgarvat e ditës i mbysim mendimet / si shtyllë betoni e leckosur /zgërbonjash mbledhim vesën/ gjysvjeshta flokëverdhë i jepte gji lumit /tek shqyente brinjët e qiellit /limfa e mendjeve të zymta/ mos pini ujë ligësirash / skelete ashklash  të nxehta /mbi jastëkun e muzgut /kërcasin brinjët e diellit /vdekja rri nën petka / n' krahë ëngjëjsh thuret dritë /vrasim brinjët e akullta të ditës /natë e uritur për errësirë /përrenj të leckosur brinjësh /ora tymosej në heshtje /era si lak mblërthyer për gryke /tymrat e kohës vragë mbi adresë /një bregë sikur flutur /n'lot shelgjesh t' arta /frymë zjarri mbretur mbi letër /nënlëkurë e ëndërrave prej gëzofi dëbore / varur sumbull heshtjesh, ngrirë nën qerpik/ zhurma e shpirtit si e kaltërta e stinëve /piva gjithë makthet / gjithë ëndërrat e krisura / si pështymë pëllumbash nuancat e natyrës /trungje fjaklësh do të arnojmë / dell inatçor prej një barku aq të fryrë /shitorja e kohës zënë në grep / ku dielli ulet mbi një libër sa një sumbull /e vishja qiellin me këmishë të kaltër /me flluca minutash pa ajër /mëshirë e akullt ligësia / myshkun e rrugëve  zënë cepash nga lotët /erë e mendjeve të brymta /jam dehur mendsh/ jam dehur e mbytur muzgjesh /ca grahama tirren tinzare /në bark t' kohës qullnat tolloviten/ rrugës ftofun me inate gungaçe / orët rrinë zgjuar / nderur telash si sorra /o jetë dil prej bistaku të njomë...

-       Fjalëformime me parashtesa [pa/për]: padallim /krahëqafë /nënvetëdije /pasarnuar/

shpinkërrusur / lotkëputur/ fundprill/përballjen/ gojëdhënash/arkëmortin/ pasvdekejn / gjithëherë/ /dritëhijet /pikëpyetje /motmotit /lëkurëtrashur /thashëtheme /përmalluar/ fishekzjarresh /syqeshur / buzërreshkur /kushdo /gjithkush / gjithmonë/ vendlindja /përdredhur/ mendjengushtë /mbijetojmë / bashkëjetojmë /tejngopur /përgjumen/ kartvizitë /parehat/ gjysvjeshta/ flokëverdhë /funddheu /njëmijë /luledele /përanë/ përsysh /risjellin /vetështypemi/ bukëhëna /panginjta /përgjumem /tejmbushur/ gojëshqyer /farëhedhësi /pangopur /palexueshme/ lulëkuqe /përditësohem /përmallime /gjithëlutjet / grampaqe /barkçjerrë /pathëna/ mbijetesë/ zemërngrirë /mëdyshje /paraardhëse /pashije /padashje /buzëqeshur /mendjemëdhenjtë /ecejake/ gjysëmshekulli /nënlëkurë /tejngopa /buzëmbrëmje /mesvjeshtës /pikënisjet /ripërtërihet/dalëboje/ gjysëerrësirë /kurrëhiç /dymbëdhjetë /shumëfishtë /ditëlindje /vetvetja /përmbushjen/ ringjallur/ përderdhur /hijerëndë / plotfuqishëm /përjetësia /kryeneçe/ tejzgjatur /vetëkënaqur/ përplasje/ erëbota /paqartësitë /përmotshme/përdhesit /përthyer / rrënqethet /motmotit /fundvjeshte/ mendholla /buzëkuqin /fundnatës /përgjumje /jashtqit /shtojzovalle /kërrkund / kushdo.

-       Fjalë krahinore: ngucen / gajle /kavatova /taksirati /dhimb' /përkije /petka/ miletit /ymër/

hise /çehre /shkapatur. 

 

Sëfundmi: poezia e Barie Çupit, është një poezi e lotëve, dhimbjeve ku hija e dhunës e ndjek akoma, rrugëve plot zhurmë të kryeqytetit, por “hija e të shkuarës” nuk i vë dot plojë të ardhmes, ku arti i shkrimit, pra poezia, e shpëtoj nga pusi i dhimbjeve të pafundme. Çdo lexues i kujdesshëm përmes vargjeve të saj, ndikohet nga forca e një gruaje shpirtbukur dhe zemërplot kur revoltohet dhe beson tek Zoti e vetja, ia del duke thënë: mjaft më! STOP! Ajo doli nga qarku i mbyllur i dhunës duke i dhënë vetes lirinë e shpirti poetik dhe shoqërisë energji pozitive dhe buzëqeshje për jetën dhe vazhdimësinë e saj me moton: jeta është e bukur, jetoje. Të shkuarën hidhe pas, por mos e harro. Një poezi që duhet lexuar, mos e humbni!   

 

 

            

BIBLIOGRAFIA:

 

1.     Badiou, Alain. (2007):  The Century, trans. A. Toscano, Cambridge: Polity Press.

2.     Coates, Jennifer. (1998): Language and Gender: a Reader. Oxford: Blackwell.

3.     Cooper, Robert. & Burrell, Gibson. (1988): “Modernism, Postmodernism and Organizational Analysis: An Introduction”, Organization Studies, 9 (1).

4.     Courtes, Joseph. (1979): Introduzion á l’analyse narraive et discursive, PUF, Paris.

5.     Linett, T. Maren. (2010): Modernist women’s literature: an introduction. Published online by Cambridge University Press.

6.     Çupi, B. Barie. (2024): Fjalë të palexueshme, “Nacional”, Tiranë.

7.     Roberts, David. (2011): The Total Work of Art in European Modernism, Ithaca: Cornell University Press.

77 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page