Një margaritar, libri “Ftesa” i autorit, publicistit dhe poetit Ahmet Demaj , nga doc: Odise Çaçi
Libri “Ftesa”vjen pas disa librave si , “Burimi që fal“,”Amanet Kalin”, ku përfshihen tregime dhe publicistikë .Ky libër ,siç shprehet prof.dr.Bardhosh Gaçe ”Ku shpaloset një botë e gjërë e e fjalës së artë, të mënçur e rebele të tij, e cila nga një anë shpërfaq talentin artistik, e nga ana tjetër ajo shtjellohet edhe si gjurmë e jetës dhe e veprimtarisë së tij Kombëtare” f.9 Duke lexuar këtë libër mund të them se ai është një libër autobiografik, ku shpaloset jeta dhe aktiviteti i një personaliteti, që nuk lë pa prekur edhe periudhën e tij si misionar në arsim , si kuadër drejtues deri sa doli në pension.Ai nuk mohon aktivitetin e tij në periudhën para viteve `90, kur diktatura ishte ulur këmbëkryq në vatrat tona.Autori kujton:”Kontribuova si i ri , si i moshuar, si nxënës dhe si ushtar dhe officer rezervist i popullit ushtar…si veprimtar shoqëror…” Dhe kujton zhgënjimin e madh për të milituar në PPSH, “por që e refuzuan pasi ishte përjashtuar në vitin 1951, babai i tij.”.
Pas viteve 90 autori kujton partitë politike që ju afruan për ta tërhequr , por ai siç shprehet ”Pranova të bashkëpunojë me PS, i përkas të majtës shqiptare”.Por Ahmet Demaj thekson se”…kam guxuar të jem i pavarur, i vendosur, për të shprehur atë që mendoj” dhe vazhdon ”…dua të lë me shkrim, ato që kam folur e shkruar për publikun”.Ai na kujton se njëriu duhet të shoshisë informacionin dhe të lexojë si një nxënës i zellshëm çdo ditë , javë e muaj me një planifikim të saktë, duke dhënë një shëmbull të shkëlqyer për rininë, kur thotë se “çdo muaj lexoj rreth 1000 faqe e më shumë”. Dhe na kujton të gjithëve se krahas leximit edhe puna shoqërore dhe “Ky ritëm pune më largoi nga mërzitja dhe nga veset”, duke kujtuar Volterin.
Në parathënien e librit prof.dr.Bardhosh Gaçe duke e vlerësuar librin dhe publicistikën e Ahmet Demaj e vlerëson, si “Publicistikë e një intelektuali të mënçur e atdhetar”.Prof.Gaçe na sjell takimet e para me Mësuesin Ahmet Demaj në vëndlindjen e tij në Velçë, duke kujtuar prof.Farudin Krutaj,Historianin Lilo Nuraj dhe poetin Zimo Krutaj Dhe profesori kujton takimet e Ahmetit me akademikun Androkli Kostallari, ku në seminarin e organizuar nga Akademia e Shkencave , Instituti I Gjuhësisë dhe Letërsisë, në shkollën e Velçës ku Referati i Ahmet Demaj, “Fjalët e rralla pasuri e vyer e gjuhës shqipe” dhe vleresimet nga akademiku Androkli Kostallari, profesorët Thanas Gjika,Prof.Agim Hidi, bashkëpunëtori i.Vjeter shkencor Romeo Derolli etj çuan në një debat shkencor , për të gjurmuar fjalët e rralla të kësaj treve arsimdashëse. Puna e këtij poeti e publicist nxiti dhe krijoi një atmosferë tjeter pas viteve `90 për të vlerësuar shumë personalitete që diktatura i kishte mbuluar me pluhurin e kohës,ku .një nga këta ishte dhe Ali Asllani, ku ai shprehet hapur “O Ali Asllani, O Asllan Ali”, vërtet një autokritikë therrëse për një personalitet me përmasa evropiane, që I këndoi popullit të tij me pathos dhe larg lajkave të pushtetit., ku shprehet ”Jam vlonjat kyelartë,/Di bëj luftë me të shtatë.. dhe vazhdon ”Jam vlonjat e jam vlonjat,/ e kam shkabën mëmë e atë,/Shkaba trime dy krenarë,/Fronin e saj e ka në Vlorë”
Për Ahmet Demën ka shkruar shtypi i kohës, si delegaat i rrethit të Vlorës në Kongresin e Frontit Demokratik,ku sjell përvojën e Velçës, si në drejtim të mësimdhënies dhe ativiteteve në fshat., si përçues i së resë, si intelektual i fshatit, duke aktivizuar inteligjencën në problemet artistike, kulturore dhe sociale. Gazeta “Luftëtari” në shkrimin e Fuat Çeliku na sjell momente nga “Kontrolli i masës në veprim”, ku spikat roli i kufitar Ahmet Demaj.Ai vazhdon me pjesëmarrjen në Kongresin e 6-të të BRPSH, ku siç shprehet Alfred Kanini “Në fytyrën e Ahmet Demës, unë përsëri pashë fytyrën e rinisë” .
Në aktivitetet që organizon “Shoqata e Labërisë” në dhjetor 2018, Ahmet Demaj do shprehej hapur në mbështetje të kësaj shoqate , për një unitet dhe besë: “Kur lebërit janë bashkë s`i shkel dot me këmbë” dhe në mbledhjen e Shoqatës së Laberisë ai zgjidhet Kryetar i saj për rrethin e Vlorës.
Në vazhdim të aktivitetit të tij patriotik ai jep një kontribut duke nxjerrë në pah figura si Ali Beqir Velça, një nga 12 anëtarët e Mbrojtjes Kombëtare, ku “Velça dhe kontributi i saj në Luftën e Vlorës 1920.”.Ahmet Demaj ndjek nga afër takimet e PS në Vlorë, ku spikat takimi me Kryeministrin Edi Rama , ku aktivisti Petrit Brokaj ne gazetën Telegraf shkruan”Ta gëzosh Ahmet dolline e Kryeministrit”,ku mesazhi ishte i qartë”për të gjithë ata të zgjedhur të merituar apo të pamerituar”, ajo nuk ishte “dolli diplomatike”, por një vlerësim real për punën e kolegut Ahmet Demaj.
Por Ahmet Demaj nuk I ka shpëtuar as ftesa në Ramicë,, ku ai u parashtron pjesëmarresve “Modelin e Vazhdimësisë së Traditave atdhetare”, ku përkujtuan dëshmorin Sadik Zotaj.
Autori na sjell Modelin Veliaj , si një” Model” racional dhe tepër aktual duke e bërë Tiranën”Modelin e Komunikimit, edukimit, drejtimit dhe Organizimit”, duke kujtuar origjinën e Veliajt nga Berati, por nip në Velçë.; duke i mëshuar filozofisë së lashtë të popullit tonë:”Dielli duket që në mëngjes”..
Të kujtosh dëshmorët dhe ngjarjet e Luftës Antifashiste është një vlerë e rrallë, dhe atë e kane dhe e ushqejnë patriot si Ahmet Demaj.Ai merr pjesë në 75 vjetorin e Brigadës së V-S, duke vlerësuar Shefqet Peçin me diplomën “Personalitet i shquar i Labërisë” dhe populli I këndon ende sot”Kush është Dragoi I malit?/Shefqet Peçi nga Picari,/Dhe Bilbil i Labërisë,/Heroi i Shqipërisë” dhe vazhdon”” dhe Naganti nuk na ngeci,/Që në Kuç e Vishengrad,/Ngriti këngë Shefqet Peçi:/Komandanti ynë lab..” Ahmetin e gjen kudo në Vlorë.Në Gumenicë ku ai dorëzon çertifikatën “Mirënjohja e Labërisë”, duke u kujtuar pritjen e babait të kombit Ismail Qemali, pritët e përcollët muhaxhirët e rreprezaljeve greke ne Lumin e Vlorës, dhe tek Gumenica nisi rrugën Brigada e V Partizane..Autori nuk harron kurrë kolegët, që ka punuar dhe bashkëpunuar me të, si Bexhet Mema, për krijimin e historikëve të fshatrave , në maj 1968,.ku Bexhet Mema ishte”intelektual, i zgjuar , trim, luftëtar, organizator, I devotshëm, patriot i lidhur me vëndlindjen, i moralshëm dhe i pakorruptuar, tolerant”…Ahmeti nuk ka lënë pa përshëndetur dhe shoqatën “Çameria” , ku kujton një këngë të vjetër labe”I përzuri greku me thikë në dorë,/Qaj moj Shqipëri e ulërit moj e gjorë”, Kujton masakren e 25 mijë çamëve nga Napolon Zerva… dhe se kjo shoqatë do kete mbeshtetjen e shoqatën “Labëria”…
Takimet e tij nuk kanë të sosur, është një jetë e mbushur plot mirësi , ku ai shfaqet me urimin për 8 marsin, duke kujtuar të gjitha gratë, nënat që i dhanë Shqipërisë gjakun e tyre…Ai gjen kohë të takohet dhe me piktorin Shkëlqim Meçaj në Kreshpan të Fierit, duke aktivizuar pena si Asqeri Llanaj, Halil Bregasi, Luan Nazëraj, krijues dhe përfaqësues të shoqatës “Cakrani” dhe kujton se “arti dhe shikuesi i krijojnë këto marrëdhënie të ndërsjellta, që është magjia e forcës së artit” dhe e mbyllim me shprehjen ”Arti për Kombin, vulë për kombëtaren”.
Studiuesi Ahmet Demaj kujton në Vodicë Muço Zeqir Katiaj., ku dashuria për Atdhenë dhe përparimi shoqëror e kulturor të vendit., të dilte nga prapambetja shekullore. Në Sevaster, për Ismail Binaj, ku djali i tij Pellumb Binaj, një aktivist shoqerot, nje intelektual që tejkaloi punën e babait të tij dhe atij i shkon për shtat thënia e Ali Asllanit”Tek ka rrjedhur, do pikoj ,/Do vejë Soja në soj” dhe Pëllumbi shprehet për vlerësimin “Ky nderim, që i bëhët babait, ka falenderime të dyfishta:E para që e nderon shoqata “Labëria”, e dyta , ky nderim i bëhet në vendlindjen e tij Sevaster” dhe vazhdon”Une njoha nënën Antigonin, që na rriti dhe edukoi, sikur ta kishim babanë të gjallë”…lotë”
Shoqata Labëria ka marrë ftesa nga shoqata të Kosovës , ku përmëndim Zym-Has Kosovë, ku autori na përshkruan amfiteatrin e zbukuruar me bustet e Gjeçovit,Pjetër Bogdanit dhe Katerina Josipi.Autori kujton gjakun e 350 deshmorëve ,që ranë në Kosove nga Shqipëria, gjate luftes antifashiste 1939-1945.Kujton dhe vendosjen e bustit të Ismail Qemalit në Prishtinë…Fate dhe lotë.
Në Bolzano të Italisë me temë:”Si të përgatisim njerëzimin për të qënë vëlla i Globit”, “Feja dhe sociologjia japin rendimente të larta në bindjet shoqërore”dhe në Francë, vizita në Monumente, që ruhen me fanatizëm si Katedralja, Notre Dame e Parisit, Harku i triumfit dhe Kulla Eiffel, vizita në Mal të Zi, Dubrovnik, në Kroaci, Udhëtime në Hollandë, duke na sjellë përvojën e një shteti dikur Perandori, sot një shtet demokratik, me nje siperfaqe afer 34 mijë km katrorë, Popullsi, mbi 6.7 milion banorë, me 12 provinca,, me 51 muzeume, 1281 ura, piktorët :Rembrand, Vinsent Van Gogu,Piet Mondarini, Dik Bruna.:”Muzeu i Ana Frankut” etj..Keto do i lexoni në liber dhe shumë kuriozitete.
Takime me prof.dr, Akademikun Rexhep Qosen në Vlorë, kujton prof.Androkli Kostallarin në vizitën e tij në Velçë.Kur te lexoni librin do ngeleni te kënaqur nga përshkrimet e bukura te autorit .
Në librin e autori ka dhe shumë analiza për libra të ndryshme të bëra nga autori si dhe botime të prof.dr.Bardhosh Gaçe, shkrimtarit Eqerem Canaj, shkrimtarit Çlirim Hoxha, Asqeri Llanaj,Halo Habai,Albert Habazaj etj.Ju ftoj të lexoni librin dhe do ngeleni të mahnitur nga pena e kolegut dhe mikut tim Ahmet demaj.
Libri është pajisur dhe me shumë foto të cilat duhet të analizohen , ashtu siç janë , duke treguar një kohë dhe hapësirë të veçantë.
Libri I Ahmet Demaj për mendimin tim është një enciklopedi , që do e kishin zili shumë pena shqiptare.Eshte një libër që të mbush me pathosin patriotik, si në Çamëri, Shqiperi e Kosove, Metvegje-Bujanovsk e Presheve, Ulqin , Tivar, Hot , Grudë e Podgorice.Ai si kryetar I shoqatës “Labëria” dega Vlorë nuk ka lënë vend të Labërisë pa vizituar , si dikur Andon Çeta në Kosovë.Është një libër , që të ngjall një dashuri për vendlindjen jo me poezi, por duke e prekur atë prag me prag e shteg më shteg.Ai bisedon me veteranin, me Lapidarin, me dëshmorët, me gurët dhe pemët, burimet dhe gurat e Laberisë.Eshtë një intelektual i gjithanshëm, që duhet një penë e një shkrimtari që të rrok gjithë diapazonin e tij kulturor e atdhetar .Ai i ngjan shumë Nënë Terezës, pasi fjala e tij ngjit dhe nuk harrohet kurrë.Eshtë fat për Vlorën që ka intelektualë të tillë me përmasa evropiane e me gjerë. I urojë Ahmetit, jetë e fat duke mos pushuar kurrë për kauzën e madhe shqiptare.Urime edhe njëherë miku e kolegu im Ahmet Demaj!
Vlorë, më 13 nëntorë 2020 Nga Docent Odise Çaçi
Commentaires