![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_444175dde10b4d6498414ad79f15f078~mv2.jpg/v1/fill/w_292,h_370,al_c,q_80,enc_auto/a48dbc_444175dde10b4d6498414ad79f15f078~mv2.jpg)
POEZI NGA MYSLIM MASKA
RETORIKË ABSURDE!
Kush të vrau?
-Babai dhe Nëna
Ata që më lindën
Dhe më deshën shumë…
Prill 14-4-2022
PËRSE?
Përse qesh,
Kur duhet të qash,
Për çka sheh e të dhemb zëmra?
-Po, por jeta
S’është mëndafsh
Ka dhe gjak dhe dhimbje brënda…
Prill,14 -4-2022
SOT
Sot,
Hëna doli
Një minutë me vonesë,
Ndoshta,
Mbajti një minutë “Zi”
Për Halitin,
Babanë tim,
Që per mua ishte shenjtë.
…
28 Mars 2003, Drobonik.
NJË LULE NË LUMË
Vdiq i dehur ,
Një miku im i rinisë!
Kish dashur të përkëdhelte hënën
Që lahej lakuriq në Osum,
Ndoshta e pandehu
Vajzë bukuroshe
Ose nimfë…
E kërkuan, e kërkuan
Dhe s’e gjetën …
Mbase,
S’i pëlqente varrimi me njerëz!
Nga gjashtëqind kilometra larg,
Po shkoj thjesht,
Të hedh nje lule ne lumë…
I nderuar z. Atahanasi!
Falnderimet e mia te perzemerta per angazhimin, interpretimin e ngrohte artistiko- shpirteror te poezive te mia.
Ju uroj suksese ne krijimtarine tuaj befasuese, origjinale.
Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.
Xingografia
Lexoj poezitë e mikut tim Myslym dhe befasohem me idetë e hedhura në vargje ku metaforat ndriçojnë fantazinë dhe unë vë buzën në gaz për t'u rikthyer interpretimit. Kështu me Hënën që del me vonesë në shenjë respekti për Babanë e ndjerë, apo edhe për shokun e dehur që humb jetën në lumë dhe që, për unin nuk janë gjë 600 km.kur duhet shkuar për të zbutur dhimbjen me hedhjen e një Lule në lumë. Se kështu e ka dhe e kërkon jeta. Se e tillë është ndjejshmëria e poetit dhe unë i uroj që të vazhdojë në këtë mënyrë krijimtarinë e tij. Me begati!
Xingografia!/Athinë.
I nderuar mik! Me befasove me kujtimet e Drobonikut. Me ngacmove dhe mua thellesisht.
Duket te kane lene mbresa te thella, qe , edhe pas 40-te a me shume vitesh te kane ngelur ne kujtese. Bukur! Por ne si do t'ia bejme, qe pas tridhjete e me shume vitesh te ulemi perballe
si dikur, ne tavoline duke pire nje kafe, duke trokitur nje gote rakie, duke pare njeri-tjetrin ne sy
dhe duke diskutuar per jeten dhe letersine qe na "hengri" jeten, para se te shkojme ne "Folene" e perjeteshme?...Kjo nuk eshte nostalgji, kjo eshte e verteta e jetes.
Te faleminderit shume per vleresimin e poezive. Suksese dhe juve. Te perqafoj me mall, te fala
Myslimi.
Një kuartet poetik, që këndon prekshëm gjëra për të cilat ka aq shumë nevojë
zemra njerëzore. Ky është dhe misioni i poezisë së vërtetë. Më pëlqyen në veçanti "Sot"
dhe "Një lule në lumë". Me poezinë "Sot" më kujtove të ndjerin, të mirin e të paharruarin
Babain tënd, që mrekullisht pata fatin të takohesha, të bisedonim e festonim bashkë atje
tek shtëpia jote prindërore në Drobonikun mahnitës. Qoftë kurdoherë i ndritur emri dhe
kujtimi tepër i shtrenjtë i baba Halitit! Urime i dashur mik! Përqafime, K.Gjergji.