top of page

Një letër ...


Një letër

për një shok të vjetër


Kur isha student në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad, në vitet 1959-1961, isha njohur me një student shqiptar, i cili studionte po në Leningrad në një shkollë ushtarake për oficer marine. Tre muaj para se studentët shqiptarë të largoheshin përgjithmonë në atdhe pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ai kishte rënë keq në dashuri me një vajzë ruse. U largua për në atdhe me një peng të madh në zemër. Pas disa vjetësh, krijoi familje, i patën lindur dy djem, por dashuria për atë vajzën ruse paskej hedhur rrënjë të thella në qenien e tij, për pasojë, edhe dashnuria për Rusinë. Me familjen jetonte në Vlorë. Sa herë që shkoja me pushime në atë qytet, takoheshim dhe kuvendonim gjatë, por ai, pa tjetër, do ta nxirrte fjalën te simpatia për Rusinë dhe biseda ndizej më shumë, aq më tepër që kishim mendime krejtësisht të kundërta për atë vend Para dy javësh më dërgoi një e-mail nga Vlora dhe më pyeste se si e vlerësoj luftën në Ukrainë. Ia ktheva reagimin tim, duke nënvizuar se është një luftë agresive, fashiste, që Rusia ka nisur kundër një vendi sovran dhe që do të mbulolet me turp. Çuditërisht, më shkruante:

“Me Rusinë nuk hahesh dot, or shok, është shtet i fuqishëm se ka rezerva të pallogaritshme në ekonomi dhe në armatim. Prandaj, pavarësisht se Ukraina po mundohet t’i bëjë ballë me armatime të huaja, ka për të dështuar dhe autoriteti i Rusisë do të ngrihet edhe më lart pas përfundimit të kësaj lufte. Kujtoni për një çast se ç’pësoi Napoleoni dhe Hitleri me sulmet që ndërmorën kundër Rusis gjigante”.

Gjykimi i tij më tingëlloi naiv, aq më tepër që nuk i shkon për shtat një njeriu të moshës së tretë.

I ktheva përgjigjen në vijim.

“I nderuar shoku im,

Ju flisni për luftërat që ka bërë Rusia kundër atyre që e kanë sulmuar dhe kundër të cilëve ka fituar. Po sigurisht që do të fitonte se bënte luftë mbrojtëse dhe vendimtar për fitoren e saj është territory I saj shumë i madh, çka i krijon përparësi për t’u tërhequr dhe për t’u përgatitur për kundërsulm. Kini parasysh, se gjatë viteve 1939-1940, Moska kishte përqendruar armatat e veta në perëndim të vendit, duke i tërhequr drejt kufijve perëndimorë edhe ato armata që i kishte në Lindjen e Largme dhe po bëhej gati për ta sulmuar Gjermaninë nga territori polak më 06 korrik 1941, territor ky, të cilin Moska dhe Berlini e kishin pushtuar dhe ndarë në mes, sipas Paktit Molotov-Ribentrop, të nënshkruar në Moskë, në prani në Stalinit, më 23 gusht të vitit 1939. Për fillimin e sulmit rus kundër Gjermanisë ditën e diel, më 06 korrik 1941, dëshmohet fare qartë në burimin në vijim:

“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941…Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik - E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara” (Citohet sipas: Viktor Suvorov. “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën e Dytë Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskë 1993, f. 333).

Fjalët e gjeneralit Ivanov i ka përforcuar edhe më shumë Molotovi - 1890-1986), i cili, në vitin 1970, shkrimtarit Ivan Stadnjuk (1920-1994) i pati deklaruar:

“Befasia e sulmit nënkuptohej, por vetëm taktikisht. Hitleri na la në bisht të urës” (Citohet sipas: “Enigmat e 22 qershorit 1941”. Faqja e internetit “BBC News. Russkaja Slluzhba”. 22 qershor 2016).

Faktin që ushtria sovjetike do ta sulmonte Gjermaninë, e ka pohur edhe vetë Hitleri, i cili ka pasë deklaruar, duke iu drejtuar popullit gjerman:

“Ne do ta sulmojmë Bashkimin Sovjetik vetëm me qëllim që të shmangim goditjen e tij, ne do të goditim të parët se ky është i vetmi shans për ne për të mbijetuar”

(Citohet sipas: Ish-zbuluesi sovjetik, i arratisur në Britaninë e Madhe, ku u bë shkrimtar i njohur në gjithë botën, Viktor Suvorov: Hitleri për mua është maskara, kriminel, xhelat, kanibal, por në qoftë se ai është kanibal, kjo nuk do të thotë se Stalini ishte vegjetarian”. Faqja e internetit “Bulevardi i Gordonit”. 19 tetor 2010).

Por, çuditërisht, ato armatat sovjetike ushtria gjermane i vuri përpara si kope lopësh, të cilat u tërhoqën në panik që nga kufiri perëndimor deri në afërsi të Moskës, për t’u përgatitur për kundërsulm.

Kurse unë kam parasysh luftërat pushtuese të Rusisë, si, fjala vjen, lufta me Finlandën që prej 30 nëntorit 1939 deri më 13 mars 1940 (atëherë Rusia u përjashtua nga Lidhja e Kombeve). Në një burim, të botuar në internet, thuhet:

“Gjatë 105 ditëve “të luftës së dimrit”, trupat sovjetike patën pothuajse 127 mijë ushtarë të vrarë dhe të zhdukur pa lënë gjurmë, 246 mijë ushtarë qenë plagosur, lënduar dhe me pjesë të ngira të trupit nga të ftohtit në gjendje të rëndë ose mesatare” (Citohet sipas: Jefim Shuman. “Ç’duhet të dimë për luftën sovjeto-finlandeze.Faqja e internetit “DW Made for minds”. 12 mars 2020).

Kam parasysh luftën pushtuese të Rusisë në Afganistan, ku, iu vranë 30 mijë ushtarë dhe 60 mijë iu sakatuan. Logjika e ngjarjeve, përgjithësisht në mbarë botën, tregon se ai vend që ndërmerr luftëra pushtuese, zakonisht ka pësuar disfatë. Amerika ishte vërtet një fuqi e madhe ushtarake kur filloi luftën në Vietnam, por ajo luftë përfundoi me dështim të plotë, pikërisht ashtu siç u largua edhe nga Afganistani. Ti vazhdo të qëndrosh në bindjet e tua për forcën “e pamposhtshme” të Rusisë, por praktika e deritanishme e sulmit të saj fashist kundër Ukrainës, vërtetoi açik se Rusia është një ngrehinë e kalbur, e cila mundohet të reklamohet në botë me Peterburgun dhe Moskën, si edhe me paradat “madhështore” në Sheshin e Kuq, ndërkohë që banorët në brendësi të vendit jetojnë në kushte varfërie. Humbja e aq shumë ushtarëve në luftë me Ukrainën, logjistika e saj për ibret, vrasja deri tani e 12 gjeneralëve, dëshmojnë më së miri se lufta nuk bëhet me tanke të ndryshkur, nuk vazhdohet lufta me rekrutimin, me kontratë, të pleqve deri në moshën 65 vjeç, sipas dekretit të fundit të Putinit, të njeriut me komplekse të tmerrshme inferioriteti, siç e ka përshkruar Juri Shvec, shoku i tij i klasës në shkollën e kundërzbulimit, duke theksuar se sipas testit që u bëhej atyre që pranoheshin në atë shkollë, Putini pati rezultuar me intelekt poshtë mesatares. Merreni me mend, sa u zgjodh president në vitin 2000, kërkoi të emëronte ministër të mbrojtjes një servilin e tij, i cili kundërshtoi, duke thënë: “Unë s’kam shërbyer asnjëherë në ushtri, dy vitet e fundit kam pasë punuar shofer në Moldavi”. Tani ka ministër mbrojtjeje një njeri me emrin Sergej Shojgu, ish-çoban drerësh. Tamam si kryekrimineli Enver Hoxha që na bënte anëtarë të Byrosë politike njerëz të kalibirit të askushit.

Në këndvështrimin tim, me atë sulm fashist që ndërmori kundër një vendi sovran, Rusia është bërë turpi i botës mbarë dhe po e paguan shtrenjtë. Por unë, para së gjithash, kam urrejtje për Rusinë (e kam fjalën për rusopolitikën) se ajo ka qenë dhe mbetet armike e betuar e kombit shqiptar, e cila luajti një rol të poshtër, vendimtar, për copëtimin e trojeve tona etnike në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, në Konferencën e Londrës të vitit 1913 dhe në Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915 kërkoi zhdukjen krejtësisht edhe të asaj ngastre Shqipërie (që kishte mbetur nga trojet tona etnike) nga harta e Evropës. Ti je i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën se Putini kërkon të rikrijojë Bashimin Sovjetik, i cili iku nga skena e historisë si shtet i kalbur. Unë mendoj se nëse ndodh kjo, pra, po të pushtojë Ukrainën, për dijenin tënde, Putini do të përgatitet për të sulmuar Kazakistanin, sipas frymëzimit që ka pasur edhe nga shkrimtari shovinist Sollzhenicin, i cili pati deklaruar se pjesa më e madhe e territorit të Kazakistanit “i takon” Rusisë. Ti je i bindur se Rusia do të dalë më e fortë nga kjo luftë. Kurse unë mendoj ndryshe: Rusia do të dalë shumë e turpëruar nga kjo luftë, me autoritet përtokë dhe me humbje të rënda në radhët e ushtrisë së vet pushtuese dhe në armatim ushtarak. Fondi prej 40 miliardë dollarë që Kongresi amerikan aprovoi për Ukrainën për pajisjen e ushtrisë së saj me armatim modern, nuk do të jetë pa pasoja të rënda për Rusinë. Gazetari i shquar ukrainas i medias elektronike, Dimitri Gordon, në njërën nga daljet e tij në youtube, deklaroi:

“Ne i jemi “mirënjohës” Putinit se e forcoi si asnjëherë tjetër unitetin e popullit tonë”.

Sigurisht, se gjatë gjithë historisë, kombi ukrainas ka dëshmuar se shquhet për aftësi vetorganizuese shembullore, si rrallë kombe të tjera.

Me këtë rast, dëshiroj të të përcjell tre citime në vijim:

Çurçilli (Winston Churchill - 1874-1965) ka lënë për brezat e ardhshëm një citat mjaft të goditur:

“Nëse një vend, mes luftës dhe turpit, zgjedh turpin, atëherë atij i mbetet në derë edhe lufta, edhe turpi.

Xhohar Dudajev (1944-1996), ish-President i parë i Çeçenisë gjatë viteve 1991-1996, ka thënë:

“Kur të lindë dielli i Ukrainës, Rusia ka për t’u shpërbërë si Federatë”.

Bashkëshortja e tij e njohur, zonja Alla Dudajeva (1947), ka deklaruar për mizoritë e rusëve në Çeçeni:

“Barbarët rusë janë më të liq se egërsirat”.

Vetë shkrimatri rus Maksim Gorki (1868-1936) e ka pasë pohuar shkoqur se ç’është populli rus, çka vërteton se zonja Alla Dudajeva ka shumë të drejtë. Maksim Gorki ka thënë:

“Shenja më e rëndësishme e suksesit të popullit rus është egërsia e tij prej sadisti”.

Kur ushtarët fashistë rusë bënin masakra në Çeçeni, gjithë mediat e huaja patën botuar një fotografi, në të cilën dy ushtarë-kriminelë rusë, hipur në një tank, po tërhiqnin zvarrë pas tankut, lidhur me litar, kufomën e një luftëtari çeçen. Një skenë me të vërtetë mizore që të ngjethte mishtë. Prandaj ka shumë të drejtë zonja Alla Dudajeva, e cila i quan rusët barbarë të kalibrit të egërsirave. Faktet që, në Ukrainë, ata kanë shkatërruar objekte të popullsisë civile, si pallate banimi, shkolla, çerdhe dhe kopshte fëmijësh, spitale, teatro, kinema etj., që kanë vrarë dhe vazhdojnë të vrasin gra, pleq dhe fëmijë, duke i groposur në varre masive, si në qytetin Buça, që kanë përdhunuar gra ukrainase dhe i kanë vrarë në prani të fëmijëve, dëshmon më së mirë se ushtria fashiste ruse përbëhet nga egërsira të tërbuara që kanë urrejtje të papërmbajtur ndaj Kievit, si kryeqendra e kulturës sllavianolindore. Më 28 maj u mbushën 1540 vjet që nga dita e themelimit të Kievit në shek. V, në vitin 482, kurse Moska është themeluar 665 vjet më vonë, në vitin 1147, po nga një princ ukrainas, Juri Dollgoruki. Kjo dëshmon shkoqur fare se rusët i ha përbrenda kompleksi i inferioritetit para kombit ukrainas. Domosdo, se gjatë krimeve që kryejnë në Ukrainë, shikojnë me sytë e tyre se familjet ukrainase kanë një nivel të mirë jetese dhe rrëmbejnë gjithçka nga apartamentet e tyre, deri të brenshme grash, për t’i dërguar në familjet e veta në brendësi të vendit, ku niveli jetesës është i shek. XVIII.

Lufta e agresorëve fashistë në Ukrainë nxori në pah edhe më mirë fytyrën e vërtetë të shumicës dërrmuese të delepopullit rus, i cili, me flamuj shpalosur nëpër manifestime në perkrahje të sulmit kundër Ukrainës, e nderon kryekriminelin Putin njëlloj si bujkrobërit në kohën e carizmit që tërhiqeshin zvarrë para çifligarit të tyre.

Para dy ditësh ndoqa në youtube në gjuhën ruse një emision televiziv, në të cilin qe intervistuar një nënë ruse, së cilës i qe vrarë djali 19-vjeçar në Ukrainë. Mes lotve që s’i pushonin, çuditërisht, tha: “Ra për atdheun”. Të njëjtat fjalë, mes lotve që i rridhnin faqeve çurg, përsëriti edhe e motra për vëllain e vrarë. Po për cilin atdhe ra, moj të mjera! Rusinë s’po e sulmonte kush që ai të binte dëshmor për mbrojtjen e saj. Djali dhe vëllai juaj u bë kurban, si mish për top, në radhët e një ushtrie fashiste që ndërmori një sulm barbar kundër një vendi të pavarur.

Në fjalët e asaj nëne dhe të asaj motre të atij ushtari të vrarë në një luftë agresive, del më së miri në pah natyra nënshtruese e popullit rus para sundimtarëve të vet kriminelë. Ato fjalë të sjellin ndër mend dy personalitete të kulturës ruse, poetin dhe shkrimtarin e shquar Mihail Lermontov (1814-1841, dhe filozofin, shkrimtarin dhe publicistin e njohur Ivan Iljin (1883-1954). Ata janë shprehur:

Lermontovi me katër vargje poetike:

“Tumir, Rusi, moj palarane, / Vend skllevërish, me agallarë, / Ju, uniforma kaltërane / Dhe popull, ti, q’u hiqesh zvarrë.

Ivan Iljin:

“Kuti i zvarritjes së rusëve para pushtetit vlerësohet si kuti i besnikërisë ndaj vendit”.

Inteligjencia ruse, për turpin e saj, nuk u bë fare e gjallë kundër kryekriminelit Putin për agresionin fashist kundër Ukrainës. Ky qëndrim të kujton letrën që Lenini i dërgonte Maksim Gorkit më 13 shtator 1919, në të cilën shkruante:

“Inteligjencia është jo truri i kombit, por jashtëqitja e kombit” (Citohet sipas: V.I. Lenin. Vepra të plota, botim i pestë në gjuhën ruse, 1978, vëllimi 51, f. 49).

Duke pasur parasysh qëndrimin nënshtrues të rusëve ndaj pushtetit, kreu i bashkësisë moskovite të tatarëve të Krimesë, Ernest Kudusovi (1934-2021), ka pasë deklaruar publikisht se rusët janë skllevër brez pas brezi (Faqja e internetit “Vojenoe obozrenjije”. 24 shurt 2014).

Sigurisht që me fjalën “skllevër”, Ernest Kudusovi nuk ka pasur parasysh skllevërit në kuptimin klasik të fjalës, si në periudhën e lashtësisë romake. Ai ka pasur parasysh faktin që, gjatë periudhës së bujkrobërisë, prej vitit 1649 deri në vitin 1861, fshatarët ishin në pronësi të çifligarëve, të cilët kishin të drejtë t’i blinin, t’ shisnin apo edhe t’i vrisnin. Peridha 212 vjeçare e bujkrobërisë, në formatin psikologjik të popullit rus, ndikoi dukshëm për rrënjosjen e frymës së nënshtrimit ndaj autoriteteve që ishin sipër tij.Figura e carit në periudhën e bujkrobërisë, por sidomos që kur erdhi në krye të Rusisë dinastia e Romanovëve në vitin 1613, propagandohej si zëdhënësi i Zotit. Prandaj që asokohe, në gjuhën ruse janë ngulitur dy shprehje me kuptim mjaft domethënës:

“Zoti është lart, cari është larg”. Pra, sipas natyrës nënshtruese të popullit rus, në vetëdijen e tij është rrënjosur ideja se sikur Zoti të ishte në Tokë dhe cari të ndodhej këtu afër, punët do të shkonin shumë mirë. Domethënë, sipas kësaj psikologjie prej skllavi, cari nuk paskej asnjë faj për gjendjen e mjeruar të popullit të thjeshtë.

“Shefat janë më të zgjuar se ne”, një shprehje vetëposhtëruese kjo për njeriun e zakonshëm dhe një himnizim i neveritshëm për ata që janë lart, që drejtojnë, që sundojnë.

49 views2 comments

2 Comments


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Jun 01, 2022

Një model publicistikë kjo letër me vlera njohëse dhe iluminuese nga Profesor Doktor Eshref Ymeri, jo vetëm për ata që mendojnë si miku i tij, por për lexuesit e gjerë e deri tek diplomacia. Për interpretimin me erudicion e atdhetarizëm të lartë të dëshmive tronditëse e domethënëse që sillen aty dhe qëndrimit që duhet mbajtur, Profesor Eshrefi meriton tërë simpatinë, respektin e mirënjohjen tonë.

Me konsideratë të veçantë, K.Gjergji.

Like
Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Jun 02, 2022
Replying to

I dashur Kozma,

Më lejoni t’ju përcjell mirënjohjen time të thellë për formatin tuaj intelektual, si një shkrimtar i talentuar që shquheni si penë e artë në gjininë e tregimit dhe shpresoj shumë se një ditë ato tregime aq të bukura do t’i përmblidhni dhe do t’i botoni si libër më vete. Ju falënderoj përzemërsisht për fjalët tuaja shumë të çmuara për letrën që i dërgova para do kohësh një shokut tim të dikurshëm, i cili është rusoman i pandreqshëm. Por mua nuk më shqetëson ky rusoman i regjur dhe shumë rusomanë të tillë në Shqipëri, sepse simpatinë për rusosllavizmin e pati kultivuar me rrënjë të thella njeriu pa bosht karakteri (paçka se rusosllavizmi ka qenë dhe mbetet armik …

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page