top of page

NJË KËNGË NË MAL


Tahir Bezhani

Tahir Bezhani

NJË KËNGË NË MAL


Një natë vere në bjeshkë

Kur hëna hapi syrin kodrave e pishnajës

M’u bë se dëgjova një zë ”eja të këndojmë!”

Nata e hëna janë mike për ne

Lumi i gërgëlonte heshtjes së bukur

Shkumbojshin gurët nga rruga e gjatë

Freskia përqafte lekurën time të puçërravt

Hëna lozte gurapeshk me shpirtin tim

Në lëndinën e mejdanit

Aty ku kreshnikët e zanat ushtroheshin përherë

Nuk di nga më erdhi një mall

Një këngë shpirtin shpërtheu përmallshëm

Përzier me lot durimi, gjatë bjeshka jehoi

“Sot na erdhi dita jonë!”

SA GJATË FJETI TERRI MUA

Gjatë,

Shumë gjatë paska fjetur nata

Në vetminë time padiktueshëm

Shumë vite më ka mashtruar bukuria e zezë

Gati sytë të mësohen vetëm me errësirën

Sa e dhimbshme të harrohet dita e lindjes

Në vorbën e vetmisë të gjitha sillen

Dielli ia fal ngohtësinë zemrës kur nuk përcëllon

E bukura nxjerr lulëzimin nga shpirti

Ecjeve përplasëse rrugëve të gjata

Dy herë po vdiska njeriu

Kur lind vetëm për të vuajtur në jetë

Kur të vdesësh e nuk di pse ke jetuar

Nëse në varg nuk e ke fsheh veten

Rafteve për të jetuar...

TETOR 2019

NËSE TË KUJTOHET....

(persiatje kohe)

Mendoj se tëkujtohen mbrëmjet

Pas pushimit të shiut në muajn majit

Aromë bagreni,bukuri ëndrrash rinore

E dritat e neonit dukeshin si rreze dielli

Ne lidhnim gishtërinjët dhe duat

Ecnim krenarë qytetit,të gjithë na shikonin

Flakë lëvizte poreve tona

Deri te troksima e zemrave

Maje gishtash ecnim dikurë

Askush nuk e dinte rrugëtimin tonë

Deri te këndi i Urës së Ibrit,

Në dritën e hënës avullonte lumi

Të kujtohet si ishim qullur nga vesa e natës....

Aty u mbjellën kujtimet e zjarrta

Sot flaka shkrihet në bardhësi kujtimesh.


11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page