top of page

NJË JETË TË TËRË ME USHTARËT


NJË JETË TË TËRË ME USHTARËT.

 

             Nga Ajet Serjani

 

Një jetë të tërë,

E kalova me ushtarët,

Isha dhe unë dikur,

Ushtar i ri,Por asnjëherë,fjalën,

S’e bëra dy !

 

Me ndërgjegje të lartë,

E disiplinë ushtarake,

Me frymë patriotike,

E luftarake !

 

Atje ku e kërkonte detyra,

Ku qe vështirësia,

Atje qe suksesi,

Atje qe krenaria!

 

Vitet pa kuptuar,

Ngadalë më iknin,

Ushtarë të rinj,

Çdo vit më vinin !

 

Në punë fjalët i kishim të pakta,

Por detyrat i bënim mirë e të sakta !

Kalova mes ushtarëve njëzet vjet,

Por me zemrën të gjërë,det !

 

Gjithë brezat që kaluan dhe rrojnë,

Me mall e lavdi do t’i kujtojmë !

44 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page