top of page

Një gur themeli në kulturën kombëtare

Nga Lejla Gorishti

Lejla Gorishti

"Fjalor frazeologjik anglisht- shqip" 

       25 440 shprehje frazeologjike

Një gur themeli në kulturën kombëtare

Eshref Ymeri.

                       "Me rreth 1 300faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze e mijëra baravlerës shqip, "Fjalori frazeoligjik anglisht - shqip" është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i prof. dr. Eshref Ymerit. Me këtë fjalor, frazeologjia shqipe dhe leksikografia shqipe paraqiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze."

                      Prof. dr. Hajri Shehu

        Krahas shumë aktiviteve pedagogjike- shkencore, hartimit  të shumë teksteve mësimore për zhvillimin e gjuhës së folur e të shkruar për studentët, për gramatikën e gjuhës ruse, kurse dhe praktika mësimore, artikuj metodiko- shkencorë dhe shkencorë, përkthime në letërsinë artistike dhe politike, fjalor sinonimik të gjuhës shqipe, fjalor frazeologjik italisht- shqip, ... prof. dr. Eshref Ymeri na vjen me një tjetër fjalor madhor,me

"Fjalorin frazeologjik anglisht - shqip", që është nje pasuri e madhe, me vlera të jashtëzakonshme në fondin e artë të gjuhës shqipe. Ky fjalor është frut i një pune të thellë e këmbëngulëse shkencore prej dhjete vitesh, e një prej Elitave tona kombëtare, Akademikut, prof. dr. Eshref Ymeri.

Ky fjalor, në tërësinë e faqeve, në numrin e mijëra fjalëve dhe kuptimeve të ndryshme të tyre, me përmbajtjen e tij të thellë, është një dëshmi e ngulmët kundër atyre që shprehen  se shqipja është e varfër, e papunuar, me shumë fjalë të huaja dhe e panormuar, e vështirë për disa e kështu me radhë....

Përkundrazi, prof.dr. Eshref Ymeri, me këtë fjalor na thotë se gjuha jonë është mjaft e pasur, mjafton ta njohim dhe t'i çmojmë visaret e gjuhës tonë, duke i dhënë asaj vendin më të qëndrueshëm e të merituar. Gjithashtu fjalori dygjuhësh anglisht- shqip, është një dëshmi tjetër që tregon se gjuha shqipe bën pjesë jo vetëm në mjetet e komunikimit ndërkombëtar, e pranuar edhe sipas parimeve të Bashkimit Europian, por edhe në visarin letrar botëror. 

Pasurisë së madhe frazeologjike të gjuhës angleze, profesor Eshrefi i ka venë dhjetra fjalë të tjera duke gjetur gjegjëset në shqip për të ruajtur kuptimin e shprehjes frazeologjike në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet.

Pasurisë së madhe frazeologjike të gjuhës angleze, profesor Eshrefi i ka venë dhjetra  fjalë të tjera duke gjetur gjegjëset në shqip për të ruajtur kuptimin e shprehjes frazeologjike në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë lexuesi përfiton fjalë dhe shprehje të reja duke bërë që fjalët e thëna të mos i marrë era , po ato të mbeten të pandryshueshme e të përsëritshme(fjalët e urta të popullit), madje dhe pasi të kenë vdekur ata që i kanë thënë. Ne faqet voluminoze të këtij fjalori, profesori përdor shumë shprehje të bukura me kuptim të plotë, si gjegjëse të shprehjes në anglisht. Një pjesë e tyre janë përfshirë në fjalorët e gjuhës shqipe, po jo në tërësi. Tani një pjesë e madhe e këtij visari gjuhësor gjëndet në faqet e këtij fjalori. Fjalori është përjetësia e fjalës së thënë e nëse fjala është shprehje e mendimit, e dëshirës, e ndjenjës, e vullnetit të njeriut, ky fjalor është përjetësia e saj. 

Ky fjalor, që për nga vëllimi i fjalësit dhe struktura semantike e zërave nuk është kapërcyer deri më sot, ka marrë vlerësime edhe prej botës shkencore. Punën për hartimin e kësaj vepre madhore e ka vlerësuar edhe Prof. dr. Rami Memushaj, i cili thotë: "Ashtu si dy fjalorët e parë,edhe ky fjalor i ri përmban një lëndë të pasur gjuhësore nga të dyja gjuhët. Në anglishte kjo pasuri arrin në mbi 25 mijë frazema, më saktë në 25 440 frazema; kurse frazemat e shqipes është e vështirë të numërohen..." 

Për ilustrim:

get the wind up bis- 1.dridhet si purteka në ujë (si gjethe plepi, si gjethe lofate), i bëhet gjaku lëng (mavi, ujë), i bëhet zemra akull, i bie (i kërcen, i shkon, i vete) gjuha në fyt, i bie ( i shkon, i vete), gjaku te këmbët ( në fund të këmbëve), i bie ujë valë, i dridhen gjunjët, (leqet e këmbëve), i bie ( ishkon, i vete) zemra te thembra, i dridhen plaçkat e barkut (këllqet), i hapet (i lëviz, i luan)zemra, i hyn lepuri në bark, i ikën shpirti (zemra), i lëmeket zemra, i ngrin ( i prishet,i pritet, i trembet, i turbullohet) gjaku, i priten këmbët, i shkojnë (i venë)shtatë, i shkojnë shtatë( tetë) në qase,i shkon lodra, i zverdhet hunda, s'i mbetet pikë gjaku në fytyrë, sheh kiametin me sy, hidhet (kërcen) përpjetë (nga frika, nga ndonjë e papritur etj) 2. bëhet merak, e ha meraku, është në merak, ha veten nën lëkurë, i bëhet gjaku (zemra) bozë, i bie uji i valë, i dridhet (tallazohet, i lëviz, i luan) zemra, i dridhet shpirti, i hipin mizat në kokë, i hyjnë mizat, i hyn krimbi, i luan mendja e kokës, i prishet (i turbullohet)gjaku, i zien (i avullon) koka.

      Pra është vetëm një shembull për të theksuar edhe një herë faktin se ky fjalor frazeologjik, me përmasa të tilla në të cilën gjuha shqipe ballafaqohet me një gjuhë si anglishtja, ka qënë një sipërmarrje e vështirë e prof. dr. Eshref Ymerit, për të treguar se gjuha jonë ka një pasuri të madhe frazeologjike dhe se gjuha shqipe është e aftë të ballafaqohet me një gjuhë të karakterit ndërkombëtar, siç është anglishtja. Në fjalorin dygjuhësh të profesorit do të shohim se përdorimi i drejtë i frazeologjizmës bën që mendimi apo dëshira e shprehur në to nga populli të gjej zbërthimin gjegjës në anglisht, pra besnikërisht të shprehet ajo për të cilën është përdorur në anglisht. Gjuha shqipe, ashtu si shumë gjuhë të tjera është shumë e pasur me shprehje të bukura interesante të dala nga populli(siç shihet në këtë fjalor), të cilat ndihmojnë dukshëm në vetëdijen e ndigjuesit apo treguesit. Ato shprehin nuanca kuptimore të veçanta dhe i japin mendimit një shije të theksuar emocionuese. 

Në këtë këndvështrim në "Fjalorin frazeologjik anglisht- shqip" të prof. dr Eshref Ymerit, shohim një tendencë të re të frazeologjizmës, kuptimin e të cilave e gjejmë dhe mbi baza shkencore duke e ballafaquar atë me anglishten që ka gjegjëset e veta në shqip të dhëna në disa variante. 

Prof dr Eshrefi, është ndër njohësit më të thellë të visareve të gjuhësore të shqipes , të leksikut, të frazelogjisë e sintaksës popullore e ndër përdoruesit e përpunimit mjeshtëror të përshtatshmërisë të gjuhës shqipe me gjuhët e huaja. 

Nëse do të më pyesni se kujt i vlen ky fjalor dygjuhësh, pa hezitim dhe me zë të lartë do të përgjigjesha:

-Çdo shqiptari i vlen, brenda dhe jashtë kufijve e domosdoshmërisht u vlen pérkthyesve nga anglishtja në shqip dhe anasjelltas, u vlen gjuhëtarëve, studentëve, mësuesve dhe pedogogëve të gjuhës shqipe, leksikografëve e frazeografëve etj.

Ju falenderoj profesor dhe ju uroj jetë të gjatë e shëndet të plotë, suksese për prurje të tjera në lëmin e artë të gjuhës tonë të shtrenjtë!

Me respekt dhe mirënjohje 

( mesuese e gjuhës shqipe)

Vlorë më, 20. 12 2019


49 views1 comment

1件のコメント


Prof Dr Fatmir Terziu
Prof Dr Fatmir Terziu
2019年12月18日

Eshref Ymeri: Profesoreshës së Nderuar të Gjuhës Shqipe,

Zonjës Lejla Gorishti

Shumë e Nderuar dhe e Respektuar Profesoreshë Lejlaja,

         Ju falënderoj nga zemra dhe ju jam shumë mirënjohës për vlerësimin që i keni bërë Fjalorit frazeologjik anglisht-shqip në faqet e Portalit shumë të dashur për lexuesit, me moderator Profesorin e njohur dhe të respektuar Fatmir Terziu, Fjalor, të cilin Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”  e hodhi në qarkullim në panairin librit të muajit nëntor.

Vlerësimet tuaja i çmoj shumë lartë, se ato kanë dalë nga pena e një Profesoreshe të gjuhës shqipe. Naim Frashëri e ka quajtur gjuhën shqipe “gjuhë Perëndie”.Prandaj të gjithë mësimdhënësit e gjuhës shqipe, si Ju, në këndvështrimin tim, kanë një ngasje hyjnore.

      Ju, me shumë të drejtë,…

いいね!

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page