Korfuz: Një gotë verë me poetin Kiço Papa
Nga Fatmir Terziu
Një gotë verë me poetin Kiço Papa,
mjafton të kujtosh se je në Ditën e Madhe,
kur nga vapa,
dallgët e bardha bëjnë zhurmë,
duke pritur qypat nga dritaret
të largojnë mërzitjen në Korfuz.
Në një gotë të tillë, çdo kristlal është i artë
të sjell në bisedë Agim, Pandeli,
udhë rinore në varg
dhe të tjerë që nuk i ke takuar asnjëherë ti.
Në një gotë të tillë,
çukitjet të shpien tek patkonjtë e kuajve në një kudhër,
ku vetëm Hefesti mund ti punonte në një kohë kaq të shkurtër.
Që nga ai moment,
një gotë verë me poetin Kiço Papa
edhe me heshtjen e thjeshtë vetvetiu flet
për vitet që i mbetën prapa,
një mall që në Korfuz u tret,
mbi një gërshetë resh të trasha,
vargjeve të pashkruara një dashuri në letër,
ndjek dhjetra vasha
të luten sot në Kështjellën e Vjetër.
Edhe sot në një gotë verë me poetin Kiço Papa
liria,
mikpritja
dhe bujaria atje tej në Korfuz,
vallzojnë lirshëm vargjeve që ia lanë mbrapa,
zullumqarët konfuz …
Komentar