top of page

Një fotografi e Vlorës së vjetër dhe një sekuencë filmi



Gëzim Llojdia

1.

Charles Baudelaire,  thotë  diku në mes një poezie të tij:

Nuk ka nevojë për të trokitur. Hyr, shih, kërko, mbet e habitur Mure të zbrazët lyer pa ngjyra Fotografi, por pa fytyra Diku e hedhur afër shtratit Është nje kuti e tersit, fatit E mbushur plotë është me kujtime. Brenda gjithë historia ime.....

Nuk pretendoj as sot dhe as nesër dhe kurr më se  do të bëhem shkrimtar apo poet.Do t’ju zhgënjeja ,nëse nuk e njihja veten time.”Njih veteveten,deviza fetare”.Ndonëse në thelb,frymëzimin hyjnor në rrënjë më ka mbirë.Ëndërrimi është pjesë e këtij parfumimi hyjnor.Ëndërrimin nuk e kam përdorur për të sjell në skenë , fate të gjymtuara në kujtesë,as për të rikthyer kohët e trazimit apo të harrimit të madh.E shoh këtë si një copë xhami,duke i fryrë me firomën time , në mjegullnaj e kthejë.Trubull më shfaqet një skenë filmi. Dikur, diku nga viti 76,  atherë ishim nxënës që vinim nga provinca dhe po shkonim te turizmi i vjetër në Skelë.Kishte rënë shi .Ishte ngrysur Karaburuni.Rrufet dhe gjithë histeria e këtij trazimi të kohës së egëruar,sakaq kishte pushuar përmbi pullazet në ngrehinat e vjetra , të  lagjeve të vjetra,në pallate me tulla dhe fabrikatet,në ndërtesat e  mbuluara me eternit ,kudo.

2.

Turizmi i vjetër  në këtë fotografi të kohës.Kishte mbyllur dyertë.Ne qëndruam te pjesa sipër dhe po kullosnin sytë. Me ne ishte poezia e Baudelaire :Nuk ka nevojë për të trokitur.Hyr, shih, kërko, mbet e habitur/Mure të zbrazët lyer pa ngjyra/ Fotografi, por pa fytyra…”Dhe cmund tjetër të ishte?Shpirti kurrsesi, që s’ishte aty,por njëj turmë me kostume të një kohe tjetër.Rikthimi  për në kohët e humbura,fjalë nuk mund të bëhej.Kjo turmë në terr veshur me kësi rrobash, për ku nxiton?Nuk ishin donkishotët e kohës,as sancot,mirëpo ishin aktorët e një filmi shqiptar.Kurioz siç jam nxitem të pyes.

Pyetja ime: Cfarë po bëhet aty?

-Po xhirohet një film.

-Po cfarë filmi?

Filmi :”Njësiti gueril”,në fakt titulli ishte: "Ilegalët".Rikardi një aktor shkodran që kishte xhiruar dhe intrepretuar në dis filma të kësaj kohe,po xhirohej me nje kostum të hapur veror.Në shumë sekuenca ndërpritej dhe ata që prisnin në grupe mendonin duhej të filloj sërish nga e para.Ne qëndruam aty mbi një orë. Përjashta kishte karrige të  vendosura pa rregull dhe të rrëzuara. Projektorë të fikur me sytë e mëdhenjë .Aktorë, që rrinin e bisedonin në këmbë. Kamera e lënë përmbi stativë.Një dreq e di ,përse nuk po xhironin.Por filmi tërësisht i është kushtuar udhëheqësve të luftës lexoni kujtimet e N.Hoxhës që e citon edhe këtë film dhe arsyen përse u gatit ,në celuloid deri para viteve ‘90 shfaqej rregullisht në Tv dhe kinematë e pakta të qyteteve.

Përmbajtja e filmit

  1. Lëvizja Antifashiste në qytet ka marrë përpjestime të mëdha. Ndërkohë një emisar i SIM-it (zbulimi informativ i ushtrisë Italiane) nën petkun e inxhinier Tostit kërkon të depërtojë në radhët e njësiteve guerile. Por vigjëlenca dhe largpamësia e komunistëve e ndalojnë veprimtarin e tij.Filmi "Ilegalët" prodhim i vitit 1976.Regjisor: Rikard LjarjaSaimir Kumbaro, Skenari: Abaz HoxhaPeçi Dado, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Hajg Zaharian.

Interpretojnë

· Stavri Shkurti......Besimi

· Astrit Çerma......Milo

· Rikard Ljarja......z. Tosti

· Leka Selfa......Xhevati

· Fitim Makashi......Astriti

· Mimoza Cika......Afëdita

· Florida Mancaku......Ana, bashkshortja e z. Tosti

· Vangjel Heba......kuestori

· Ferdinand Radi......kaporal Boti

· Llambi Kaçani......kamarjeri

· Ilir Dashi......Mitati

· Arben Imami......Leka

· Lida Hoxha......Lulja

· Veli Rada......z. Xhani

· Enver Dauti......babai i Xhevatit

· Marta Burda......nëna e Afërditës dhe Mitatit

62 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page