top of page

Një fotograf shqiptar me vlera arkivore në Australinë e viteve 1950


Banda, Toni, (Tonin Lush), 1925-2000, fotograf.

Një fotograf shqiptar me vlera arkivore në Australinë e viteve 1950


Dr Fatmir Terziu


Në arkivat fotografike të Australisë bie në sy edhe emri i fotografit shqiptar Tonin Lushi, që atje njihej me emrin Tony Banda (1925-2000). Sipas të dhënave arkivore mësohet se Tony Banda mbërriti në Melburnme anijen “Fairsea” si një emigrant nga Shqipëria në vitin 1954 me gruan e tij Alfreda dhe djalin e tyre të vogël Rai. Anija “Fairsea” mësohet se është nisur nga Trieste e Italisë. Më shumë informacion rreth udhës së ndjekur të fotografit shqiptar nga Shqipëria drejt Italisë, ose më së shumti dhe me gjasa nga ish-Jugosllavia, nuk dihet. Themi nga ish-Jugosllavia, pasi dihet tashmë se shumë shqiptarë nën Jugosllavi atëhere kishin përdorur detajimin poltik si shqiptarë, për shkak të rregjimit monist që ishte instaluar në Shqipëri dhe dihej izolimi totalitar që ishte cimentur në kufirin shqiptar.

Tonin Lushi, që në mbërritjen e tij në Australi, njihej me emrin Tony Banda, u angazhua mjaft me aparatin e tij si një fotograf, që ka lënë në arkivën australiane mjaft fotografi me rëndësi etnike, historike dhe mjaft domethënëse në aspektin profesional. Midis dhjetëra e dhjetëra fotografive të publikuara në arkivën australiane nga T. Kilda, bien në sy fotografitë e realizuara nga ky autor me Shqiptarët në Victoria të Australisë.

Koleksionet e fotografive të Komunitetit Shqiptar, janë realizime në pika të ndryshme.

Në skajet e ujërave në plazhin në Shën Kilda

Në skajet e ujërave në plazhin në Shën Kilda, bie në sy Alfreda Banda që mban Madeline me Linan në krahun e djathtë, që natyrshëm supozohen se janë anëtarët e familjes së fotografit.

Në një nga fotot edhe pse data është dhënë si 1957 ka shumë të ngjarë të jetë viti 1955 pasi Madeline duket më e vjetër rreth 6 muaj. Fotografia e riprodhuar nga Rai Banda nga negativja origjinale e marrë nga Tony Banda në vitin 1955 flet qartë për këtë. E drejta e autorit i është caktuar Bibliotekës Shtetërore të Victorias. Kjo vepër është me të drejtën e autorit. "Fytyra në ndryshim e Victorias", Dome niveli 5, Biblioteka Shtetërore e Victoria, (Mars 2007 - maj 2009)


një grup shqiptarësh para shtëpisë me tarracë dhe me tulla polikrome, ku është i përfshirë edhe vetë fotografi Tony Banda me djalin e tij Rai, përpara në të djathtë dhe Alfreda Banda që mban fëmijën Madalena në pjesën e prapme në të djathtë.

Një foto tjetër flet për një grup shqiptarësh para shtëpisë me tarracë dhe me tulla polikrome, ku është i përfshirë edhe vetë fotografi Tony Banda me djalin e tij Rai, përpara në të djathtë dhe Alfreda Banda që mban fëmijën Madalena në pjesën e prapme në të djathtë.


Grupi i emigrantëve shqiptarë në Trieste, Itali, përpara se të hipnin në anijen “Fairsea” për të ardhur në Australi.

Në një nga fotografitë mjaft interesante dhe që flasin për integrimin dhe moderacionin qyetar të femrave shqiptare në Australi janë dhe disa foto që paraqesin elementin femëror në motocikla.

Në një nga fotografitë mjaft interesante dhe që flasin për integrimin dhe moderacionin qytetar të femrave shqiptare në Australi janë dhe disa foto që paraqesin elementin femëror në motocikla.


#Banda, #Toni (#Tonin #Lush), 1925-2000, (#fotograf. #terziu #fatmir

55 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page