top of page

Një ese që të ngjall emocione të fuqishme


Prof.dr. Eshref Ymeri



Prof.dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh, meriton përgëzimet më të sinqerta dhe falënderimet më të përzemërta për botimin në numrin e sotëm (04 tetor 2021) të Portalit “Fjala e Lirë” të Esesë shumë prekëse, me titull Udhëtim në pyjet e këngëve çame”, të poetit të talentuar Agim Mato Mjeshtër i Madh. Në shënimin hyrës, Prof.dr. Fatmir Terziu shkruan:

Shkruar 1986. Hyn në shtyp në revistën “Nëntori” dhe hequr nga shtypi me porosi të KQ të PPSH”.

Nuk e kam informacionin e duhur nëse kjo Ese është botuar në ndonjë organ tjetër pas zëvendësimit të sistemit komunist me një sistem neokomunist që po “gëzojmë” sot pas demoshëmtisë dhjetoriste. Sidoqoftë, botimi i kësaj Eseje në Portalin “Fjala e Lirë” 35 vjet pas krijimit të saj, është një nderim i veçantë që Prof.dr. Fatmir Terziu i bën poetit Agim Mato, i cili u largua për në botën e përtejme më 10 maj 2021


Agim Mato "Mjeshtër i Madh"

Eseja më emocionoi tej mase, prandaj e hodha në rojtinën e kompjuterit për ta lexuar kohë pas kohe, jo vetëm në nderim të autorit të talentuar, por edhe në nderim të Çamërisë, të cilën e dashuroj si vendlindjen time. Heroina kryesore e asaj eseje është Çamëria, trualli ynë amtar, të cilin banditët-shovinistë evropianë, për pazotësin tonë, si komb, ia rrëmbyen trungut amtar dhe ia bënë dhuratë Greqisë. Tragjedia e Çamërisë, vepër e përbindshmne e shovinizmit grekokriminal, zbulon tradhtinë e partisë komuniste, me në krye argatin e regjur të grekosllavizmit Enver Hoxha, i cili e pati soditur me gjakftohtësi kasaphanën e bishës së tërbuar Napolon Zerva kundër vëllezërve dhe motrave tona çame. Argati i Beogradit dhe i Athinës Enver Hoxha, atje, në jug të vendit, kishte trupa partizane, por tradhtia ndaj atdheut amë nuk e lejoi që t’i fuste në truallin e Çamërisë për t’i dhënë dajakun që meritonte kryekriminelit Zerva dhe të shmangte atë masakër të lemerishme. Nuk e bëri një gjë të tillë, sepse zbatonte me rreptësi të madhe porositë e prera që i jepnin dy emisarët e Beogradit, Dushani dhe Miladini, dy komisarët e Titos në Shqipëri, të cilët, faktikisht, drejtonin partinë komuniste dhe ushtrinë. Partia komuniste dhe kryetradhtari i saj Enver Hoxha, ashtu siç tradhtuan Çamërinë më 27 qershor 1944, po ashtu patën tradhtuar Dardaninë që gjatë viteve të luftës, kur u bënë bashkëpunëtorë të serbosllavizmit në kryerjen e masakrës së Tivarit. Qëndrimin tradhtar ndaj Dardanisë dhe trojeve të tjera shqiptare në Jugosllavi, ata e vazhduan edhe pas luftës, kur Beogradi, në vitet ’50, nëshkruante marrëveshje me Ankaranë për shërnguljen me dhunë të shqiptarëve rrënjës drejt Turqisë. Po ashtu, nuk u bënë të gjallë për mbrojtjen e vëllezërve tanë dardanë gjatë dhunës së egër që serbosllavizmi ushtroi në Prishtinë kur patën shpërthyer demonstratat e fuqishme të vitit 1981. Të njëjtin qëndrim tradhtar mbajtën partia komuniste dhe pasardhësi i Enver Hoxhës, krimineli Ramiz Alia, edhe në ngjarjet e vitit 1989, kur Beogradi e shfuqizoi autonominë e Dardanisë, duke e shndërruar atë në koloni të Serbisë. Pasardhësit e veteranëve komunistë, neokomunistët që dolën në skenë pas demoshëmtisë dhjetoriste, e vazhduan tradhtinë e etërve të tyre në qëndrimin ndaj Dardanisë. Kur Millosheviçi, kryebanditi i gadishullit tonë, në vitin 1998 dhe në fillim të vitit 1999, pati nisur masakrimin e Dardanisë, partia neomuniste dhe udhëheqja e saj nuk ndërhynë ushtarakisht absolutisht, paçka se në Veri të vendit, siç më ka rrëfyer një ushtarak i lartë i forcave të armatosura, asokohe ishin të pozicionuar 400 tanke. Ky ishte një qëndrim i turpshëm nga ana e udhëheqjes tradhtare të atdheut amë ndaj bashkatdhetarëve tanë dardanë. Prandaj edhe ndalimi i botimit në revistën “Nëntori” të vitit 1986 i esesë së shkëlqyer të poetit Agim Mato, dëshmon për vazhdimësinë traditës së tradhtisë së partisë komuniste dhe të udhëheqjes së saj ndaj bashkëkombasve tanë çamë. Fakti që Tirana zyrtare nuk ngriti kurrë padi në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për masakrën e Tivarit, për masakrimin Çamërisë dhe për masakrimin e Dardanisë, flet fare qartë se udhëheqja shqiptare e atdheut amë ka qenë, është dhe vazhdon të mbetet kështjella e tradhtisë kombëtare, me kryekështjellarin Rama majë saj, i cili flirton me afsh të nxehtë me kriminelin Vuçiç, trashëgimtarin e veprës së Millosheviçit.

San Diego, Kaliforni

04 tetor 2021

63 views4 comments

4 comentarios


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
05 oct 2021

I dashur Kozma,

I dashur Profesor Vedati,

I dashur Qatip,

Ashtu si edhe mjaft intelektualë të tjerë, ju jeni model frymëzimi me respektin dhe dashurinë që ushqeni ndaj atdheut amë që shtrihet që nga Arta, Preveza, Janina e deri në Tivar. Megjithëse larg trojeve amtare, ju përherë jetoni me shqetësimet që kanë bashkatdhetarët tanë në mbarë trojet etnike.

Ju jam shumë mirënjohës dhe ju shpreh respektin më të thellë për fjalët tuaja plot frymëzim dhe nxitje për mua.

Eshref Ymeri

San Diego, Kaliforni

05 tetor 2021

Me gusta

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
05 oct 2021

Është frymëzuese ndjeshmëria e përkushtimi atdhetarë i Prof. dr. Terziut dhe Juaji për të nderuar lart çdo vlerë të çmuar të goditur e mohuar nga antikombëtaria. Me këtë ese poeti i madhë Agim Mato tregon se është po aq i madh edhe si atdhetar.

Me këtë rast, me të drejt, Ju pohoni e denonconi edhe gjëma të tjera që i janë bërë popullit dhe heshtjen kriminale të shtetit të atëhershëm e qëndrimeve vijuese në favor të armiqve pavarësisht krahut politik. Pikërisht për këtë panjëanshmëri Tuajën u jam shprehur kohë më parë se ju admiroj jo vetëm për erudicionin, por edhe sepse jeni të urryer nga politika antikombëtare e çdo lloji. S'e shpjegon dot për disa, që edhe ps…

Me gusta

Vedat Shehu
Vedat Shehu
05 oct 2021

Dy masakrat; e chamerise totale dhe e Kosoves progresive, kane per baze Luften e Klasave te shpallur nga Titisti bolshevik pseudo-Antifashist Enver Hoxha gjate Luftes se Rinise Antifashiste dhe mbare Popullit Antifashist. Luften e Klasave e shpalli Enver Hoxha me urdher te Titos, mohimin e vazhdimsise se Luftes Kombtare per Chlirim ne unitet te te gjithe popullit pa dallim percharjesh klerikale dhe partiake. Urdheri ishte “Tani qe Lufta per Largimin e Okupatorit komandihet nga neve nepermjet Teje Enver dhe ke te sigurte, bashke me komanden e Ushtrise edhe everijen pa partite e demokracise borgjeze, shpalli armiq Partne e Ballit Kombetar dhe Partine e Legalitetit Kombetar; cilesoi kolaboracioniste me Fashzem-Nazizmin”.

Ky percaktim, eshte kenge e shoveneve antiShqiptar ne Greqi dhe ne…

Me gusta

Qatip Mara
Qatip Mara
05 oct 2021

Ju përshëndes me respekte Profesor dr. Eshref Ymeri që shkruani të vërtetën. Gëzohem që vlerësoni atdhetarin e shquar profesor dr Fatmir Terziu Mjeshter i Madh për krijimtarinë e tij brilante. Është tadhëtia e PKSH e në vazhdim e këlyshve komunist e neokomunist që Çamëria - Perla margaritare Shqiptare pësoi tragjedinë e tmerrshme. Në fëmijërinë time në Kropisht kisha gjitonë tre familje shqiptare çame të cilët na tregonin tmerret që kishin parë nga krimet e përbindshme . Kunatin tim të madh e kam nga Margëlliçi dhe më ka treguar skenat makabre të vrasjeve,masakrave që edhe muret e shtëpive ulërinin nga kjo tragjedi. Shteti shqiptar me diktatorin kriminel sllavist Enver Hoxha dhe pjella e tij e ndyrë në vazhdim janë treguar ind…

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page