top of page

Një ditëlindje ndryshe për zonjën Have Cufaj



 

Sonte në familjen Cufaj, në Sektorin „Rinia“ Durrës do të festohet 69 vjetori i zonjës së shtëpisë. Zonja Have që lindi shtatë fëmijë, por që njërin, Elmiun e humbi në një aksident tragjik në moshën 16 vjeçare, sonte do të largoj lotët dhe do të ngrej dolli me të gjithë të dashurit e saj. Edhe i biri i saj, Gazmendi, që herët e tjera i binte të udhëtonte në fundgusht për në Londër, këtë vit do të jetë në tryezën e festës familjare. Natyrshëm dollinë e parë do ta grej i dashuri zemrës së saj, Demushi, me të cilin ndau hallet dhe gjeti forcat për të përballuar një jetë të tërë plotë sakrifica, por dhe Bukurija, Gazmendi, Shkëlqimi, Kujtimja, Edmondi dhe Elona. E kështu në këtë tryezë mes gëzimit të përbashkët për gjashtëdhjetë e nëntë vitet e saj do të jetë kryefjalë jeta, rrugëtimi jetik, familja dhe e sotmja. E djeshmja natyrshëm është një memorje…

Zonja Have lindi në fshatin Sakat të Pukës, dhe në një moshë të ndjeshme rinore, ende pa prekur pragun e duhur rinor, ajo u martua me Demushin në Truhen të Pukës, kur të dy kishin vetën 3 muaj diferencë. 3 muajt e tillë, midis 6 qershorit të Demushit, dhe 3 shtatorit të Haves, më pas i bënë ata jo vetëm bashkëshortë, por dhe binjakë jete të jete plotë sakrifica, përballje dhe situata që vinin nga arsye të cilat lidheshin me sistemin dhe mospajtimin me atë sistem nga rrënjët e familjes së madhe Cufaj. Dhe më pas dashuria ishte vetëm një shtyllë që i bënte ballë risqeve dhe rriziqeve.

Ajo, si një nënë e re, por si një model më vete, ngrihej që me natë dhe për gati 2 ose tri orë i bënte të gjithë gati. Lante dhe pastronte dhe pastaj pasi i dërgonte fëmijët në shkollë shkonte në frontin e punës në bujqësi. Atje e priste norma dhe disiplina proletare, se ndryshe ai sistem të përndjekurve u bënte namin. Ajo nuk donte që tragjeditë, sikurse ishin dhe në atë sistem të bëheshin monumentale, apo spektakolare tek burrat, sidomos tek burrat e atij fisi. Ndryshe e kishte menduar atë që tragjeditë bënin për burrat në libra. Ishin tragjedi heroike. Dhe tronditëse. Ata janë shkruar, kujtuar dhe festuar. Ceremoniale disi, i krishterë. Epikat frymëzojnë historinë, një muzë këndon atë zemërimin vrastar të Akilit. Një hero i pashëm ballkanik loton si ftua i verdhë në skajin e nënës së tij, ndërsa kali i tij personal e këshillon se si të shpëtojë nga një ndodhi e keqe me një rival. Dhe, ashtu nëpër libra të verdhë, të ndaluar, që gjendeshin në raftet e strukura të fisit Cufaj leximet tregonin, se si Sir Lancelot të ndryshëm joshin Guineverët e mbretërve të ndershëm Arturianë, dhe më pas bien të përtypur në sagat - thashethemet shekullore të njerëzimit - duke kënduar për bëmat e tyre të padëgjuara...

Por tragjeditë e grave janë në miniaturë. Dashuritë. Dasma. Fëmijët. Mijëvjeçarë të torturave, që ngjajnë me panoramat  zbukuruese, për shkak të heronjve tanë të përfshirë në beteja të përditshme.



- Më në fund, të lexosh diçka, pa pjesëmarrjen e një tragjedie, thjesht për një ditëlindje nëne, një nënë heroinë, që sot feston në lokalin e të birit, Shkëlqimit ditëlindjen e saj të gjashtëdhjetë e nëntë!

Sytë e fëmijëve, nipërve dhe mbesave janë duke pritur e përcjellur fishekzjarre vlerash. Dollitë janë njëra pas tjetrës. Lëndët e ndrojtura të vjeshtës që sapo ka trokitur flasin me të artën flugurues të shpirtit. Fshehurazi nga thellësitë e zemrave të mbledhura bashkërisht, vjeshta gudulis pamjen e bërë prush nga muaji i kaluar gusht. Askush nuk ka dëshirë të flas sot për të shkuarën, për dhimbjet, përndjekjet, hallet dhe problemet. Gjithkush në realitetin e asaj feste familjare kërkon vetëm që dielli të dojë të gjithë. Të gjithë edhe jashtë asaj salle, pasi fisi Cufaj është me atë që do lirinë, që do prosperitetin, që dëshiron demokracinë…

- Shtypi po gjëmon, dhe shoqëria është e ndarë. A po më dëgjon edhe mua? E shkuara, natyrisht, mbetet në anën e errësisrës, por çfarë i mbetet gruas së gjorë që jetoi dhe u sakrifikua në jetën dhe moshën më të bukur në atë errësirë?!Sot Zonja Have e ka syrin plotë. I ka të gjithë në festë…në ditëlindjen e saj.

I përqëndruar dhe i gëzuar, Demushi e shikon heshtjen deri në fund, ku qëndrimi qytetar i festës dhe festives bëhet kryefjalë. Dhe në sytë e bashkëshortes së tij sheh, ato ditë kur lotët për dhënien e shkollës, të drejtëssë studimit, Gazmendit, që kishte mbaruar me dhjeta, do të vinin një ditë dhe ai do të shkonte duke sakrifikuar një vit punë në Skënderbegas. Ato lotë sot janë plotë gëzim, janë lotë gëzimi, pasi Gazmendi i sjell vetëm gazmend asaj dhe tërë familjes. Ai është një shok, mik, zotëri, intelektual i zoti dhe mjaft korrekt me shoqërinë. Ai është sot në sytë e nëns së tij por dhe të Demushit, babait të tij të dashur.  

Një muzë e tërbuar rreh brenda tij, gati për të gëlltitur tërë rrjedhën në një gotë raki. Atë që ka ndodhur me gruan e asaj kohe, me nënën e tij ai e quan tragjedi, Tragjeditë e grave janë të padukshme. Ata vijnë dhe shkojnë në askund. Kanalizimet e historisë janë të pamëshirshme ndaj tyre. Në heroizmat e tyre, armët nuk shkrepin dhe masakrat nuk e shtrojnë fatin e kolektivit me plagë të përgjakshme. Vetëm një herë në një kohë, një dashuri e madhe mbush derën e lokalit me një buqetë të madhe me lule. Dhe festa ka një kptim më vete, ka një memorje…

173 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page