Shkruan: Reshat NURBOJA
MATEMATIKAT E SUPËR TË MENÇURËVE - NJË “DILEMË” PUBLIKE...!
Me të mençurit e LDK po vlerësojnë se posti i Presidenit të Shtetit dhe i Kryetarit të Parlamentit të Kosovës nuk janë, siq thojnë të barazvlefshëm me postin e Kryeministrit të Qeverisë… Dhe sipas të tillëve, që pazari për pushtet të ketë kuptim, postit të Presidentit dhe kryetarit të Parlamentit duhet të i shtohen edhe postet e Zëvëndës kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe tek atëherë mundet me u konsideruar si ndarje e drejtë dhe biznes i barazëvlefshëm ...NON SENS edhe logjik e edhe politikë...
Gjithkund në botë, posti i kryeministrit në bashkëbisedime për koalicione është i barazvlefshëm me postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme...Por kuptohet që ka edhe mundësi tjera, si p,sh, kur në analizat dhe pazaret mirret për bazë vlera dhe pesha e personave që i bartin ato poste… Një e pranoj, se varësisht prej personit i ipet fuqia të gjitha atyre posteve....Te tre postet i kanë kompetencat dhe detyrat e ndara të përcaktuara sipas kushtetutës dhe kryeministri në sistemin parlamentar të Kosovës nuk është MBRET por vetëm kryeministër, suksesi i punës së të cilit jo pak varet edhe nga sjellja dhe puna e të gjithë ministrave e në rrethana aktuale sidomos nga puna dhe çasja e ministrit të punëve të jashtme e të mos flasim për kryeprlamentarin dhe presidentin...Por edhe atëhere, këto matematika teorikisht edhe mund të rezultojnë si të arritshme por të kërkohen katër (4) postet me të lartat shtetrore për postin e kryeministritr, të cilin post e ka përcaktuar vetë populli në zgjedhje… Një mendësi, një kërkesë dhe një logjikë e tillë vertetë është qesharake, është shantazh dhe është Non Sens njerëzor e intelektual... Edhe në mendësinë e pazareve e lakmive më ekstreme për pushtet një mendësi e tillë konsiderohet e trajtohet si mafioze..!
Dua të shpresoj se ketë here, kjo mençuri, kjo çasje e kjo politkë jashtëtokësore e LDK-së SË RE nuk do t'ju shitet dhe kercnimet e tyre se nese nuk i marrin keto poste që pretendojnë, janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të reja është humoriadë e tyre që humb si fluskë e sapunit në çastin e parë kur instiktivisht e kuptojnë dhe binden për pergjigjen adekuate dhe të vendosur të palës fituese të këtyre zgjedhjeve… Janë të vetëdijëshem se në rrethana të reja, humbja e tyre nuk do të jetë 3 me 0 por 8 me 2....
Edhe nga të tillët është e padrejtë aq shumë ta zhvlerësojnë e nçnçmojnë postin e kryeparlamentari e sidomos atë të PRESIDENTIT kur dihet që njeriu i cili i dha emer dhe përmbajtje LDK-së, gjithmonë insistonte dhe këmbëngulte të jetë PRESIDENT e jo kryeministër….Po dukët se këta të mençurit e tanishëm të kësaj partie po mendojnë se presidenti i tyre legjendar, nga emri dhe puna e të cilit ende marrin me dhjetra mijëra vota shtesë, ka qenë i paditur dhe është mashtruar andaj, duke gabuar ka pranuar se, që nga zgjedhjet e para në vitin 1992 ta fitoi, zgjedhë dhe baertë postin pa kurfarë vlere e rëndësie, atë të Presidentit të Republikës së Kosovës...ÇUDI...!
Paraprakisht e dijmë se nëse ipotetikisht ndonjë nga këta të mençurit do të bëhej president, menjëhere nga vet ata do të degjojmë e lexojmë se sa i rendësishëm është posti i presidentit që tani po e nënçmojnë e zhvlerësojnë...!
#Reshat #NURBOJA
Comments