top of page

NJË DHURRATË E MENDUAR NDRYSHE


Minush Hoxha

Çau rrugën nëpër kalesen e oborrit me një kuti më të madhe në dorë mbeshtjellë me kujdes profesionist nga shitsja në një lertër dekoruese jeshil-vishnje dhe hyri në dhomë disi triumfalisht.Aty, ulur në karrikë kolovajzë tek pinte duhan e luhatej, i qëndronte i ati.

,, Urime 6o vjetorin e lindjes” i tha pa prelud dhe ia zgjati dhurratën me finesë. Ai vetëm këthej pakëz kokën, e shikoj vënger dhe me një mrroltësi gadi qortuese, sikur shprehu pakënaqësinë me gjestin.

,,Nuk do që ta hapësh” e pyeti pa luajtur vendit tashti më i prekur nga indiferenca e tij. ,, Po nuk i bënë njeriu çdo ditë të 6o tat “ shtojë si më humor i biri me një qeshje jo edhe aqë të natyrshme.

,,Ç’ do të mendosh kur them se kjo është një uratë nga zoti! Të arrijsh të 60-tat!”

,,Urime dhe 100 i bëfsh. Të tërat si ta do zemra yte” uroj i biri.

I ati njësoj nuk flitte. Reagoj aqë sa ashtu i mrrolur këthej kokën nga një anë.

I biri, kur pau se ai ishte në disponim të keq bile i pezmatuar, vajti deri tek frigo dhe nga aty morri një pije të forte gjithnjë me shpresë që të hap muhabetin me te.

,,Do një ?” ngulmojë sërish me mendje se bënë punëgjëkoti. ,,Sa të të çelë oreksin”.

Ai njësoj shikonte i pasfiduar nga ngulmi i të birit dhe tani, me cigare të ndezur, gjithnjë duke nxjerrë tym të dendur duhani nga goja.

Si nga keqardhje apo që u sfidua, theu heshtjen.

“Po ngulmove edhe aqë, do e marrë një gotë” ia tha dhe zgjati dorën nga i biri.

Ai, vajti dhe solli goten e kristaltë dhe ia mbushi sa më shpejtë që bëhej.

“ E di, si e do mirësjellja e oratoria për këto raste, do ta them, flm. Për urimin. Jam i prekur dhe i nderuar …” tha dhe i iku një buzagaz i shkurtër.

“ E di, duket paksa e çudiçme por ngrej dolli për gëzime dhe shëndetin e nipërve. Jo për veten…” e tha më në fund. Ata i kam xhanë, i kam një varg përllash në këte jetën e shëmtuar”.

Të birit një këso idhullzimi që nuk e kishte pritur, i ardhi si një fyerje dhe aqë më tepër se i solli një pale rroba hiq më pak se të Gjermanisë që nuk kishin edhe aqë të theksuar vijën mondene por ja se shtofi kishte një cilësi tamam gjermane.

“ Përse e bëre këte. Nuk tu dukën një urim , një pije, një meze dhe një muzikë e qetë në një mjedis të harreshëm tok me familjarët të mjaftueshëm sa për një 6o vjeçar që shumë më tepër la pas se që prêt nesre e më pas? Ç’deshe të thoshe me këto rroba? Nuk mendon se me sjellin një kufizim më të madh se vlera e tyre pasiqë ato asnjëherë nuk përmbyllën në një çmim fiks? Ashtu, përherë të mbajnë në detyrime…”

Vërehej tensioni në fytyrën dhe tonin e shprehjës po të birit i bëhej se kishte keqkuptuar tërë këte dhe posa ta marrë ashtu si e thoshte thelbi i çështjës, do i ndryshonte disponimi. Nga një tjetër anë, fajin ia veshte dhe një faze të vonshme të jetes së tij, në të cilën kishte bërë shumë përpëlitje e fare pak të arritura.

Vendosi t’ia thot duke rrezikuar shkarjen anash solemnitetit të ditëlindjes.

” Interpretim mëngjërosh më duket ky i yti robo! Mirë, e kuptoj… vitet…Por, një bir do që ta urojë një baba që bënë 6o vite jete pikërisht sot dhe ta krijoj një shtimung festiv, kur ja se ç’sofizma i vijnë në mendje kryepersonazhit. Fare të papërputhshme!”

“Jo,jo! Nuk janë këto kalurime të harlisura në një mendje të papërgjegjshme por përfundime të drejta të dala nga observime serioze dhe të bazuara”

Heshti për pakëz teksa bëri dhe një gjërbe alkooli.

Më pas sikur iu kujtua ku i mbetë fjala, vazhdoj:

,, Ke harruar se ç’the kur të nxorrën nga puna? Ai rasti për çmendje! Ndofta ke harruar kur trajtove çështjën e lirisë sate por edhe martesën me një që të ardhi në fillim surprisë e më pas si një psim fatkeq, dhe të gjitha këto i vendose në një lidhje varësie me mua. ,, Nuk ke kuptuar përgjegjësitë prej një prindi. Edukatën…si një lojë, si një akrobacion i mendjes sa për dëfrim!” më thoshe saherëdo ishte puna pisk. ,,Unë jam në zgrips të mendjes! Kupton, do çmendem, e ti miresh me do farë lirishë, dofarë karrierash profesioniste. Preokupim me nocionin e suverenitetit, kushtetutes e filosofisë për to. Njerëzit të ngritnin në qiell ,,Ekspert i Kushtetutes!” Unë ngecem në procesin e formimit si njeri, në mësime…e mësimdhënësit heraherash dyshojnë në mos jam paksa i retarduar, e ti…endesh gjithësisë ftohtë kinse në kërkim të dofarë përgjigjesh! Mua më linçonte opinion i rrethit ty të ngritte në qiell. Kishe hedhë pas krihesh kush je dhe ç’detyrime ligjore e morale ke!”

,,Këto m’i thoje ti, këto akuza, nga dita në ditë. Përherë!” i shtoj në vazhdim.

,,Po, po…Gufim i pakontrolluar. E di…kur njeriu i iken takimit me veten, fyen tjetrin. Sa për ti hikur batërdisë…!” donte të arsyetoj veten i biri.

Ndofta ke harruar edhe rastin gjyqësor, mitosjën e gjyqtarëve për të të dhënë një të drejtë që nuk duhej ta kishe por që do të hipte në shtresën e vendimmarrësve të qytetit përherë me një ambicie të liruar konsideratash e skrupulash!”

“ O zot, o zot, e ndërpreu i biri- ç’gjyqtarë pa zemër që je! Si mund të ndodhë që një prind e në veçanti një baba, të bëjë hesape kaq të holla me një fëmij të vetin kur atij edhe nuk ia deshi aqë! Neveri! Kjo është blasfemi! Moskuptim!”

Ngreji goten e dytë në një neveri jo edhe aqë të natyrshme, do thuhej të sforcuar sa për ti dhënë dukjes një tensitet pa të cilin dukej qesharak

“Lëri neveritë teatrale dhe medito pakëz për të tjerët, për mua për aksecilin por s’ paku për një çast, për vetën jo!”

Pas një cope kohe shtoj:

”Të kujtohet kur të futa, sipas kërkesës sate të ngulmët në projektin atëherë aqë të përfolur për të drejtat e qytetarit dhe ruajtjën e familjës si institucion më markant dhe më me peshë për s’paku 2oo vite. Të cilësuan si një ulok. Anemik! Një persoon i tretur në apati! Kurse ti, për ti dhënë krah hirit tëndë e gjete atypëraty fajtorin: historinë që polli nga mënija inatin ndaj nesh dhe kuptohet, mua si përçues pa kundërshti e komente të sajë.Kjo ishte një tentativë e turpshme për të shpëtuar vetën e për të fundosur tjetrin.”

Pushoj pakez ngaqë ritmi i deklamimit të më pare sikur e la pa frymë.

Bile-shtoj pasi u çlodhë paksa- e the në një mjedis fare shlirëshëm: ai që është i robëruar nga e djeshmja, nuk ka sy për të parë me tamam të sotmën dhe ashiqare shihej se aludoje në mua. Në mua që madhëroja më shumë se që ishin heronjtë e të kaluares. Nuk është kështu?” ia tha i ati duke u çua për të shkundur taketukën.Rrugës deri aty hyri me shpejtësi Beni- nipi i tij, dhe tek iu hodhë në përqafim ia tha “Urime gjysh plaku” E dijti që ia kishte mësuar dikush nga familjarët se ishte veç 4 vjeç për të ditur gjëra të këtilla. Ia tha

”Je një çamarokë ama i dashur” dhe ia dhurrojë një metalik kurse ai ia pranojë më rrëmbim dhe hiku nga dera nga kishte hyrë.

“ Ç’thua për këto. Të jepëm një shans për të parë jo vetëm të sotmën por edhe të nesërmën. Vajte në gjuhësi se aty gjeje mënyren e gjuhen për të shprehur romantiken tënde. Ato ëndërrimet, ilusionet e një përtaci. Hedhe Të drejtën. Hedhe Shkencat ekonomike. Artin muzikor tek të bëja të përfytyrosh veten si një instrumentist i orkestrit filharmonik me një të ardhëme të mirë. ,,Jo” the atëherë ,, Dua Historinë e Rilindjes dhe romantizmin francez! Këto më japin zemër ti bashkohem e të ndihmoj synimin tonë!” ,, E kupton këte?“ më thoja me rreptësi. ,,Kjo është ajo kryesorja për të cilën lidhen fitorja a dështimet”.Kështu thoje që në të paren. E unë pyetja: përse ngulmon kaq qëndrueshem? Si nuk vëren ciklin furioz investiv ku duhet eksperti. Ndërtimin e piramides juridike sipas një pozite të re dhe një rendi shoqëror të panjohur deri tani! Kot! Në një kohë me këte se si u lidhe me Gjulijeten dhe gjeje ngjashmëri me ate të Shekspirit. Doje të imitoje romancen e dashurisë por pa atë përfundimin tragjik.Përmetepër mori një hepiend komik: ajo vajti pas tjetrit tek nuk pau të ardhmën me ty. Deri atëherë, me te, nga një tavern në tjetren, nga një restorant në tjetrin. Të kujtohet kur të nesërmen duhej të dilje në provim nga Morfologjia dhe ardhe të më kërkosh të holla për koncertin e Ansamblit shtetror rumun bashkë me Gjulijeten duke ta përkujtuar detyrimin e provimit, por ti i zvogëlove peshen. Të nesërmen, mbete duke fjetur se pas koncertit bashkë me shokun tëndë Asimin e të dashuren e tij Lirijen, u dehet sa për intervenim mjeksor.

Pastaj, në tour-at nëpër Evropë deri në Azi e Afrikë. Bëje zefket sa për një llastim! Dhe ashtu, me Rilindasit e Gavroshet, anise shkonin drejtimeve të ndryshme, ti doje t’i bashkoje në një ide, dhe doje edhe ate që synonin Rilindasit edhe ate që synonte Hygo. Por, që të dy parashihnin se në gjëndje të caktuar duhet rrokur pushka. Ti rroke goten që në atë kafeterinë e vogël të ndyrë me pijanik akoma më të ndyrë, të ngjallte imagjinaten e të bëje retoriken perfekte të vetëlavdërimit. ,,Të gjithë nuk mund të rrokin pushket!” Tani, të përkas ose jo, smund të jetoje më pa rrëmbyer gjithë ate që të dilte para. Kishe lënë në kuti të mbyllur me çelës ndërgjegjen , por ti s’jetoje pa rënduar dhe marrë krejt që munde nga e djeshmja. S’të dukej që kishe një gjykim alogjik që megjithë difektin që natyrshëm kishte, të mbante në një klimë të brëndëshme të vaktë dhe duke përceptuar fare cektë të gjeje vetën të mbrojtur nga një gjëndje gjysëmmorbide. Por ajo gjëndje duhet të gjallonte e për këte i duhej ushqimi! Dhe cili ishte ushqimi. Ushqimi isha unë me të kaluarën time që të shtyeja si një buall balte në të nesërmën!”

“Po përse i ve në barazim tërë këto broçkulla me një dhurratë aqë mirëdashëse e aqë të sinqertë! Dhe përse një çast të hareshëm e errëson me gjykime të paqëndrueshme. Me ç’të drejtë do që të jam i përsosur në një botë kaqë të papërsosur?”

E ndërpreu i biri dhe arriti të gota e tretë që gjithësesi ia ndërrojë disponimin. “Mendon se këte dëshirojë. Mendon se dua që ti hedhë baltë të zezë vetës, ty, fisit tim? Je në lajthim! Veçse mbaje në mendje,unë jam prind por jam dhe njeri. Këto dy trajta sado të ndërlidhura kanë rastin kur shkojnë rrugëve të ndryshme. Kur më hyn në hak dhe të vie të kapardisësh me ate që rrëmbeve nga unë në një çast ligështie prindërore, unë do reagojë si njeri bile me instikt që në çaste del nga vazhda njerzore.Se po nuk bëra kështu do mbytëm dhe unë në batakun në të cilin ke rënë ti”.

“ Po ç’lidhje ka dhurrata me këte. Përse nuk e pranon si një prove dashurie, do thosha dhe miradie, por e nxjerë si një veprim lukrativ të pabarabartë me ate që e fole tërë kohën?”

“ Gadi që e the ate që mendoja- i ndërhyri i ati . Është kjo Kal i Trojës, nga i cili dalin luftetarët për të më vrarë kur nuk i pres fare. Përse do e lejonte këte një njeri t’ia bëjë një bir i vetë?Dhe ja ai çasti kur vepron biri ndaj t’jatit e reagon njeriu ndaj birit e që ti, për interesin tendë e trajton blasfemi. Të ta them tashmë troç dhe besoj kuptueshëm: unë dua një bir me uratën që më thot ai, një pije të forte sa të më nxjerrë nga zemra mërrzitë e jetës dhe të më sjellë disponimin e çastit dhe jo një pale rroba të futura në si një Kal Troje!”

Djali ishte hutuar se nuk i priti tërë këto rrebeshe por dukej i ardhi në interes e tëra, sikur papritmas u ndez një poç i fuqishëm drite dhe ia ndriçojë jetën tek i qëndronte pranë- fare pranë ambisi për të cilin edhe nuk kishte ditur aqë.

U ulën fare pranë njeri tjetrit, babai gjithnjë në kolovajzën pleqrore i kënaqur që hoq nga vetja një barrë aqë të rëndë dhe tek dëgjuan se po vinin: bashkëshortja, nusja, vajzat e nipërit të gjithë në vezullime dhe duke u përgatitur të paradera fjalën e urimit, djali u çua në këmbë t’i pres dhe bashkë me ata që hynë më tortën që e mbante në duar nusja, pasi e vendosen në një tavolinë më të vogel të dekoruar, duke u dorëpërdorur e përqafuar, ia thanë: urime ditëlindjën dhe të na rrosh i lumtur edhe shumë e shumë vite. I rrodhën lotët atij por edhe të birit dhe të tjerëve sakaqë nipërit si qengja të bardhë të hareshëm të gjithë në një herë iu hodhën në përqafim.

Tek ngritej disponimi festiv me urime, qeshje, muzikë e më pas me vallëzime të lehta rasti, dhurrata e paketuar artistikisht sikur për solemnitet, e hedhur nga një anë, humbi nga pesha dhe nuk u hap fare. I biri ,tek i ishte hapur një vision deri në atë çast i panjohur, kishte urdhëruar fshehjen e saj dhe pas kësaj nuk u pa kurrë më…

106 views0 comments

Bình luận


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page