top of page

Një cikël poetik nga Ledian Kapaj


Një cikël poetik nga Ledian Kapaj. Një mori vlerash poetike dhe një seri e bukur e figuracionit në vlerë të poezisë. Urime (F.T.)

 

Rimën doja!

 

Nuk e di pse vargu....Trishueshëm dhe me lot u shkrua,

se kuptova as vetë ndjenjën,si tinzare u largua,

nuk e di pse qënia ime,në labirint lotësh u kthye,

nuk e pashë kur vetë trishtimi...kapardisur ish në krye!

 

Nuk i ndjeva më gjymtyrët, mpirja seç më kish zaptuar,

rimën doja...të ushqeja,nëpër netë më kish munguar,

djajtë gërryenin shpirtin tim dhe sekretin ma perfolnin,

luanin,qeshnin, sipër meje, me mërzitjen më mallkonin!

 

E përbuza të kaluarën, vitet, ëndrrat më kish marrë ,

plot kujtime zemrën vrisnin, vetëm ndihesha..Isha vrarë!

Pyetjet thellë ju ngula vetes, por asnjë përgjigje s'mora,

s'ma kish fajin njerëzimi...pse gënjeshtrat i besova!

 

 

E kërkova lumturinë, por vetë dheu e kish përpirë,

e lakmova dashurinë edhe pse me akull ngrirë,

kohen doja pak ta ktheja..Lehtë nënqeshi..Nuk pranoj!

"Shiko vitet qe ke para...!",_ e përlotur bëlbëzoj!

 

 

Plagët mblodha ti shëroja,por u trëmba!...Ishin shumë!

gjumin,jetën kishin vjedhur,lotin e kthyen ne lumë,

veten mblodha, fort e shkunda, i bërtita që të zgjohej,

dhe aty arsyeja doli....me llogjikën të martohej!

 

Dëshirë ëndrrash!

 

Të isha ndjenjë, kurrë s’do të mbaroja,

me zjarrin e shpirtit dhimbjen do luftoja.

Unë të isha gaz, buzët do t’i falja,

isha ëngjëll, tek ty do të ndalja!

 

Po të isha shpresë, do t’u jepja ty,

gjithçka

do fitonim duke qënë të dy.

Po të isha lot, tek ty prapë do vija,

Me

puthjet e nxehta sytë do t’i fshija.

 

Po të isha sy, shkëlqimin do jepja,

nga drita e tij do të vdiste vdekja!

Po të isha zog, lart do fluturoja,

nga

pylli i yjeve një yll do dhuroja.

 

Po të isha bletë, lulet do shëtisja,

me

mjaltin e mbledhur ty do të velisja,

po të isha det, do të jepja valët,

po të isha ëngjëll, do të falja krahët.

 

Eh,

të isha ishull, me ty veç do rrija,

nëse

duhej varkë, bëhej dashuria!

isha e vdekur, për ty do zgjohesha,

po të isha zjarr, me ty do të ngrohesha.

 

isha dhimbje, jo, tek ty s’do të vija,

Do

jepja gjithçka, larg teje të rrija!

 

Përse mos qaj?!

 

Përse mos qaj,copë_copë është zemra,

jam dorëzuar në agoni,

përse të qesh kur syte janë skuqur,

si ta mund valle

kët'ë dreq vetmi?

 

Përse mos vuaj,

kur dhimbja vetë,

të gjithë gjymtyret

mi skllavëron,

përse të hiqem,

plot mospërfillje,

kur ditë jete më

gllabëron?!

 

Përse të dua,

kur shumë jam vrarë,

përse më vlen?!

Jam e helmuar!

O Perëndi!

Pa fol një herë...!

Jam qënia jote...E sakatuar!

 

Shpresë kërkova!

 

Një vështrim të thellë,për një çast ja hodha

botës,

këtij misteri të pazgjidhshëm por me vlere

për tu zbuluar,

plot

mendime turbulluese si gjilpëra i turren tokës,

plot enigma

dredharake që më ngelën pa kuptuar.

 

Varfëria

ç'njerëzore dhe urryese më habiti,

mu afrua fitimtare,"gllaberitë" e saj tregoj,

sa

katile,zemërake,përreth saj asgjë nuk ndriti,

klithma,dhimbja,zija,frika,asgjë

tjetër s'mbretëroj.

 

Pashë njerezimin

shumë të etur,duarlyer,të gjakosur,

pasuritë

përmbi gjakun e të mjerëve seç i pashë,

vrojta

vdekjen,përmbi zemrat si përbindësh ish vendosur,

e tronditur,dëshpëruar,permbi dhenë cfilitur

rashë.

 

Diku tutje skllaverimi me nënqeshje më

vështronte,

këmbë mbi këmbë edhe më poshtë, te pafajshëm

derdhnin lot,

se kuptova pse me ëndje poshterimin

adhuronte,

prapë u tremba,u frikësova,veten pashë:

 

"Kush është kjo botë"?!

 

Një shpëtim me shpresë kërkova,shumë të

verbër kishte lënë,

cmira

shpirtrat ua kish marrë,kishin humbur "babë" e "nënë",

Ktheva

sytë nga dashuria,në një qoshe qoshe ishte strukur,

e tmerruar

dhe ajo,s'kishte parë asgjë të bukur.

 

E lëmova

me ngadalë,dritë tuneli i kerkova,

nuk mbaj

mënd se çfarë i thashe,por papritur seç e zgjova,

nuk e di,

sa kohë ju luta,di qe lotët rreke shkuan:

"Ngrije

kokën lart,_ më tha,_do fitojmë,bota më s'vuan"!

59 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page