Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Asociacioni, një aspiratë hegjemoniste e kolonializmit serb
Sepse Serbia po do sundimin e Ballkanit, jo vetëm veriun e Kosovës
-Derek Kolet (këshilltar në Departamentin Shtetëror Amerikan, më 11 janar 20223 vizitoi Prishtinën, me ç’rast u takua dhe bisedoi tete a tete me Vjosa Osmanin (president) dhe me Albin Kurtin (kryeministër). Ai, ndër të tjera u sugjeroi Osmanit dhe Kurtit, që “ Kosova t’i përmbushë të gjitha detyrimet, që rezultojnë nga dialogu i Brukeslit, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Konsiderojmë se, ndodhemi në momentin kritik. Ndaj, Kosova dhe Serbia urgjentisht, duhet të angazhohen dhe të vazhdojnë dialogun e Brukselit nën BE-në, e cila është duke punuar në gjetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, të fokusuara në situatën e sigurisë, të sundimit të ligjit, si dhe në njohjen reciproke.” https://euronews.al/keshilltari-i-dash-zbardh-biseden-me-kurtin-3-kerkesat-ndaj-tij/
Me gjithë interesimin serioz dhe me angazhimin e madh të diplomatëve të Departamentit Shtetëror Amerikan për përshpejtimin e lidhjes së ndonjë marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me përmbajtje kompromisi të njohjes reciproke të Kosovës dhe Serbisë, kjo mund të arrihet vetëm nëse qeveria e Serbisë shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për njohjen e plotë de fcto dhe de jure të Republikës së Kosovës, atëherë me garancinë e Amerikës, mund të formohet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ndryshe, nuk duhet preokupuar me këtë “temë”, sepse pa njohjen eksplicite të Kosovës, është utopi dhe irracionalizëm politik të ushtrohet trysni ndaj Prishtinës zyrtare, e cila ligjërisht dhe me Kushtetutën në fuqi (15 qershor 2008) ka plotësisht të drejtë, që të mos themelojë kurrfarë asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë, pavarësisht se çfarë thotë Plani i Marti Ahtisarit (mbase ai nuk është as bibël e as kuran) nëse (si kompromis) nuk njeh Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, ashtu siç e kanë njohur mbi 140 shtete të OKB-së (2008-2023).
Me gjithë faktin se marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, paraprakisht e kanë nënshkruar liderët e qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, më 2013, dhe më pas e kanë miratuar qevria dhe parlamenti i Kosovës, kjo nuk duhet të legalizohet as nga qeveria, as nga parlamenti e as nga presidentja Prof.Dr.Vjosa Osmani, e as nga Amerika dhe nga BE-ja derisa qeveria e Serbisë nuk e njeh de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës.
Me gjithë faktin se diplomati amrikan Derek Kolet (këshillëtar në Departamentin Shtetëror Amerikan), me rasin e takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Beograd, më 12 janar 2023, deklaroi se “moment kyq është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe se kjo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për këtë biseduam me zyrtarët në Prishtinë. Qëndrimi ynë është që të zbatohet kjo marrëveshje, pavarësisht se disa pika të saj i ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese e Kosovës”.
Por, ja se si në Beograd, më 12 janar 2023, në takimin zyrtar me diplomatin amerikan Derek Kolet, pëgjigjet presidenti serb Aleksandër Vuçiq : "Ne kemi treguar se cilat janë ‘vijat tona të kuqe’. Çdo formë e njohjes formale ose joformale e pavarësisë apo lejimi i anëtarësimit në OKB, ne nuk duam dhe, nuk mund ta diskutojmë, dhe, kjo është pjesë integrale edhe e Planit Frëngo-Gjerman”.( https://www.evropaelire.org/a/aleksandar-vuciq-vijat-e-kuqe-kosova-/32222169.html
Kjo logjikë naïve dhe primitive jorealiste sheshit vë në dukje faktin se, Serbia, edhe pse ka kryer 3 gjenocide ndaj Kosovës, Kroacisë dhe myslimanëve boshnjakë në Bosnjë, ende nuk dëshiron që t’i normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare, duke iu treguar “vijat e kuqe” të saj, edhe Uashingtonit , edhe Brukselit zyrtar (BE-së).
Kjo e deklaratë e Vuçiqit, se kurrë nuk do ta njohë Kosovën e as nuk do ta “lejojë”, që të anëtarësohet në OKB, vërtet, është shqetësuese, edhe për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, e më gjerë. Për më tepër, kjo deklaratë me “vija të kuqe” tërësisht përligj ambiciet dhe pretendimet territoriale të Serbisë gjenocidale ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan.
Prandaj, ka ardhur çasti historik, që të mos luten as Vuçiqi, as Daçiqi e as Bërnabiqi, por sa më parë të jetë e mundur, që Uashingtoni së bashku me Brukselin dhe me NATO-n, t’ia imponojnë diplomacinë preventive, dhe embargon ekonomike përkatëse, me qëllim që ta detyrojnë, të heqë dorë nga të ahtuquajturat “vija të kuqe” të presidentit Aleksandër Vuçiq, mbase sipas tyre s’ka logjikë normale, që thotë se duhet të vazhdohet dialogu i Brukeslit, sepse ky dhe “bishtat” e tij nuk duan ta njohin Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, por po e bëjnë të kundërtën, edhe në parlamenin e Serbisë, ku forcat ultranacionaliste fashiste (si deputetë) po llomotisin në seancat e tyre, duke e mbështetur presidentin sheshelist, millosheviqian, antihuman dhe antidemokrat Aleksandër Vuçiq, se gjoja me çdo kusht (me forcë),do e “integrojnë” në Serbinë kolonialiste të viteve 1912-1999.
Këto përpjekje antirealiste dhe çmendurake të “vijave të kuqe” të Aleksandër Vuçiqit dhe të Ivica Daçiqit, që po pretendojnë rrikthimin e sovraniteti kolonial në Kosovë, mbi të gjitha kanë për qëllim që, pas “modernizimit” dhe pajisjes me shumë armë dhe me arsenal ushtarak të Serbisë nga e Rusisë dhe e Kinës, t’i tregojnë Amerikës, NATO-s dhe BE-se, se gjoja “Serbia është superfuqi rajonale”, që mund ta sundojë tërë Ballkanin.
Mirëpo, kësaj gënjeshtre ordinere dhe hegjemoniste serbomadhe dhe, pa kurfarë mbulese, i është përgjigjur presidenti aktual kroat, Zoran Milanoviq: “Kush janë ata serbë, që po e sundokanë Ballkanin, kur ata janë një grusht i gjorë. Srbia nuk është kurrafrë fuqie diplomatike, kurse serbët janë një popull i vogël-një grusht i mjerë, që nuk janë as 10 milionë, e dëshirojnë ta sundojnë Ballkanin”.( “Oni su šaka jada”: Šta je sve novi predsjednik Hrvatske Zoran Milanović govorio o Srbiji).
Pikërisht, kjo është diagnoza e sëmundjes kronike paranoide shekullore e Serbisë së Madhe, gllabërimi i territoreve të Kroacisë dhe të Shqipërisë Etnike, që fatkeqësisht, edhe pse Serbia nuk është superfiqi ballkanike, kjo edhe sot po i mban të kolonizuara territoret kroate dhe hungareze në Vojvodinë, dhe ato shqiptare në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë.
Sa më sipër, ka ardhur momenti i përshtatshëm historik, politik dhe gjeopolitik, që sot, Amerika, BE-ja dhe OKB-ja, ta detyrojnë (jo ta lusin dhe miklojnë) , që të heqë dorë nga sundimi i mëtejmë kolonial i territoreve dhe i popujve kroatë, shqiptarë dhe hungarezë. Pra, është koha për dekolonizimin e Serbisë, jo për përfshirjen e saj në BE e as në NATO , pa njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Me një fjalë, nuk janë kurrfarë problemi pilitik minoritarët serbë në Kosovë, por kolonizimi shekullor i shqiptarëve në Preshevë,në Bujanoc dhe në Medvegjë; kolonizimi i myslimanëve boshnjakë në Sanxhakun e Novi Pazarit (me origjinë shqiptare), si dhe kolonizimi i kroatëve dhe i hungarezëve në Vojvodinë. Sot për sot, ky është problemi më i madh në Ballkan-kolonizimi serbo-sllav!
Pa zgjidhjen e këtij problemi, Ballkani vazhdimisht, do të jetë në ethe dhe, me klimë të paqëndrueshme të stabilitetit dhe të sigurisë, si rrjedhim i kolonializimit gjenoidal shekullor serb.
Comments