top of page

Njerëz që ta ‘paketojnë’ Pejën në Zemër


Njerëz që ta ‘paketojnë’ Pejën në Zemër

Reportazh nga Peja

Nga Fatmir Terziu


Mendo për një çast një rrugëtim të ëndërruar. Mendo diçka që lidhet me fatin e një rrjedhe të treguar, me fatin e një gjaku të paharruar... Mendo udhëtimin drejt Pejës, qytetit të perceptuar si kryeqyteti i Dukagjinit, qyteti që posedon histori të pasur dhe peisazhe të bukura, atraktive për tu eksploruar. Por mendo se në këtë udhëtim me një nga biznesmenët më të fuqishëm e më të susksesshëm shqiptaro-britanik, Lutfi Gashin, ndjeshesh disi ndryshe. Ndjehesh akoma më tepër kur në makinën që udhëton ke një djalë të zgjuar, nipin e Lutfiu Gashit, që frutet e zgjuarsisë i përmbledh me pak fjalë: “Jam përzgjedhur dhe më kanë afruar vend për studime disa Universitete...”. Në këtë udhëtim që nis nga Hoteli “Sara” në Prishtinë, me mua në makinë është edhe Lutfi Vata, njeriu aktiv i Komunitetit shqiptar. Është në fakt një gjuhë që rrëshket lirshëm mes të katërve në atë udhëtim tejet të kujdesshëm e me shumë shaka... Por, vetëm aq sa diku në afërsi të Pejës, në rrugën kryesore të saj, një sinjal policie na ndal. Dhe makina e drejtuar nga Lutfi Gashi frenon pa problem...

“Keni harruar të ndizni dritat...”- thotë polici me uniformën e Policisë së shtetit më të ri, Kosovës, dhe Lutfiu i zgjat menjëherë dokumentacionin e kërkuar.

Ne ndjekim me kujdes veprimin e policit. Ai merr dokumentat. Shikon pas xhamave, sikur bënte evidencë... Ne i buzëqeshim dhe ... kaq. Makina sërish në rrugën e saj. Dhe biseda në gjuhën e kanalin e duhur. Shaka, rrëfenja dhe pyetje e përgjigje. Lutfi Gashi nget e nget. Nipi i tij, një talent i gjithanshëm, na shtron tregimin më tej...

Peja shtrihet në 602 km2 me qendrën e qytetit dhe me 95 fshatnat qe I ka dhe në këtë hapsirë jetojnë 170,000 banorë. Lartësia mbidetarë e Pejës lëviz nga 395 metra deri në 2.552 metra lartësi tu ja maru nje reliev shumë t’bukur me një qendër të rrafshët dhe male t’thepisuna. Peja është një nga ato qytetet në Kosovë ku bukuria i buron nga qendra dhe nga Bjeshkët e Nemuna të cilat e rrethojnë dhe ngriten lartë që të krijon ndjenjën që po e përpin qendrën e rrafshët ku shtrihet qyteti.

Dhe pastaj kthehemi disi nga rruga kryesore. Një kthesë e vogël pune për biznesmenin Gashi. Janë disa uniforma që duhen marrë. Pjesë biznesi. Pjesë investimi... Njeriu, shqiptari i mirë që mendon për Kosovën, Pejën. Me këtë bisedë në mend ndalemi tek njëri prej bizneseve të tij në Pejë. Është autolavazhi në zemër të Pejës, që sipas Gashit, tashmë ka ekskluzivitetin të lajë tërë makinat e EULEX-it. Aty është edhe qendra që komandon “Taxi Londra”, një pjesë e investimit të vëllezërve Gashi. Pastaj takimi me poetin, mikun dhe publicistin Bllaca. Takimi me Zojën, zonjën e tij të nderuar. Takimi dhe kafja, vodka e mikpritja bujare në shtëpinë e bukur dhe madhështore në Pejë. Ndjehemi si në shtëpi. Unë shakatoj, Vata pyet e pyet... Ngacmoj librat e shumtë shqip të Bllacës dhe Zoja shpejton të bëj detyrën e mikpritjes. Foto të fiksuara.

Janë do njerëz që kurrë nuk i harron, janë do njërëz, aq të mirë, që rrallë i takon në jetë. Thone se njerez te tille e shoqeri te verteta takon e krijohen, ose ne burg,ose ne emigracion. Kuptohet ,pra se shoqeri te tilla farketohen ne lufte e perpjekje, kur lufton ne te njejtin front, kur e shikon dhe e ndien mundimin dhe sfilitjen e shokut, dhe perkushtimin e tij;kur e ndien doren e tij te ngohte dhe kur, smirexhiun, mashtruesin, dallaverexhiun apo hipokritin i ke ne krah dhe u ruhesh thikave te tyre pas shpine, te cilat presin te te eleminojne ne çastin me te volitshem. Kete ndiesi nuk e perjeton nga kushdo,por nga atdhetare te flakte e njerez te ndershem si Sherif Bllaca i Pejes ketu ne emigracion, siç e kane provuar shoket e tij pejane me mbeshtetjen e perkrahjen e Bllaces ne vendlindjem, apo breza te tjere, me te hershem-nga Rame Bllaca-luftetari me fame i Kosoves dhe i gjithe Shqiperise.

Normalisht shprehja “ Ju duhet te luftoni me shume, nuk duhet te dorezoheni” eshte jo e pa pranueshme per shume e shume njerez kur eshte fjala per perpjekjet tona ne jeten e perditshme per te arrritur ate qe deshirojme te gjithe. Pra, ky percaktim, i ka qendruar dhe i qendron kohes edhe sot.Por, siç dua te them,per disa,ne momente te caktuara te jetes dhe ne stade te veçanta te veprimtarise- kjo eshte jo vetem pa vlere, por madje ofenduese; edhe pse te thuhet nga shoku,miku, apo kolegu.

Le te shpjegohem,pasi fjala eshte per nje rast konkret, eshte pikerisht per Sherif Bllacen, kryetarin e shoqates “Peja” (Le te me kritikojne shoket ne se kjo nuk eshte e sakte), nismetarin e Bashkimit te Shoqatave Shqiptare ne Angli ne fundvitin e 2008-tes, njeri prej aktivisteve me te shquar te tyre. Nuk me kish qelluar here tjeter te organizonim nje mbremje argetuese ne nje lokal aq te ngushte ketu ne Londer si ai i Vitit te Ri 2010. Tavolina ime dhe e Shkelzenit ishin ngjitur me ate te Sherifit dhe Fatmirit,por une me Sherifin rrinim kurriz me kurriz.

Pra,per te biseduar duhej te ktheheshim te dy, balle per balle. -Kthehu pak,o Ruzhdi,- me thote Fatmiri dhe, kur edhe Sherifi u kthye, m’u duk se ia pashe, bashke me ate fytyren e tij babaxhane, dhe shpirtin e bardhe si drita dhe aspak s’i verejta shqetesim. Nga qe e dija se çfare kish ndodhur, i thashe menjehere:

“Ti duhej te kishe luftuar e te mos dorezoheshe!..i fola si xhaxhi dikur anetareve te Byrose… “ Ndoshta vendi si burg apo diçka tjeter, ose te dyja se bashku, me “detyruan” te prodhoj kete slogan. Dhe s’di si vijoi me tej biseda, por m’u duk se diçka ne shpirtin tim u thye si qelqi, teksa Sherifi rregulloi me mire karrigen e tij, duke e larguar paksa nga e imja. Pastaj mori xhaketen dhe m’u be sikur iku,por ai ishte prape aty,veçese tani me shpine nga une. Kaq. Kisha “ofenduar” shokun dhe mikun tim te ngushte.

Te kesh nje shok dhe mik te respektuar si Sherifin eshte sikur te kesh nje vella, a nje te aferm me shume. Sepse e therret per te diskutuar, per t’i marre nje mendim,per ta pyetur per nje iniciative dhe gjithnje do ta kesh te pranishem. Dhe gjithnje ai, me gjithe shpirt dhe zemer te ndihmon, te respekton e te vjen nga pas kudo:ne takime e mbledhje,ne bahqen qe e ke bere per komunitetin, ne kafe etj.Dhe ke deshire ta degjosh tek shkemben mendime per traditat dhe pasurite shpirterore e kulturore te popullit dhe per kete duhet te flasesh me shume kujdes e pa u ngutur me mjeshtrin e madh te fjales, zotin Bllaca, qe pa frike mund ta quaj Artist te Madh te fjales se mençur te popullit. Se, mendimi pa lidhje i vret njerezit,- thote ai qe nuk eshte dorezuar edhe para harbuterve me te eger qe ka njohur historia e Kosoves, para UDB-se dhe bimbasheve te tjere, ku nje fjale e thene pa menduar mund t’i kushtonte jeten atij dhe shokeve te tij.

Dhe, Sherifi eshte nga ata njerez qe i vlereson dhe analizon fjalet e tjetrit shume,aq me teper kur ka te beje me kolegun,me gazetarin,me profesorin apo me drejtuesin. (Kujtoj ketu poezine e tij “Fjala e e keqe”).Dhe shton me tej: po te humbasesh nje shok te mire, humbet nje lidhje, humbet nje arterie gjaku .

Ate qe e ke patur shok kur ke ardhur ketu si mund ta lesh ne rruge, ate qe e ke patur perkthyes, si mund ta injorosh, ate qe e ke patur nisemtar si mund ta anashkalosh, atij qe te ka ardhur ne shtepi si mund t’ia mbyllesh deren, ate qe e ke nga fshati apo qyteti si mund ta ofendosh?! Keto ia prishin shpesh terezine Sherifit,mbase e lene edhe pa gjume, kur ndonjeri eshte i mesuar e nuk i ben pershtypje.Per njerez te tille, qe ai i ka patur shoke dhe ndoshta nuk i ka me, thote: “Ata, ose jane frikacake dhe i druhen ballafaqimit dhe debatit,ose nuk me kane degjuar kurre kur une kam folur dhe ndihmuar. Ne debate e ballafaqime te tilla, Sherif Bllaca eshte absolutisht i pathyeshem.

Takimi me Sherifin dhe njohja me mire e Kosoves dhe veçanarisht e komunitetit Peja kane lene mbresa te pashlyeshme tek une. Ndaj e konsideroj veten me fat te punoj me Bllacen e qe marre pjese ne aktivitete te perbashketa me ate. Komunikimi i Sherifit me mua, ashtu si me dhjetera e dhjetera shoke te tjere eshte perhere aktiv dhe rrok tema e subjekte te ndryshme. Online ne bisedojme pothuajse çdo jave.

Por, nje mbrese tjeter e veçante dhe qe do te mbetet e paharruar, ka qene per mua leximi i librit te tij te pare me poezi: “Guri i Vatres” …Meditime me lot malli. Çdo varg e vjerrshe e tij percjell me mall ne zemer e shpirt dashurine per Kosoven dhe vendlindjen dhe, ndijesite e autorit e eksperiencat e jetes personale e familjare perbejne nje lende te vyer per lexuesin.Jam vertete xheloz, ne kuptimin e mire te fjales, per kete botim qe aq shume e lakmoj. Poezia e tij “Mergimtari” me ben te besoj se edhe une jam aty, apo ndoshta ne librin tjeter. Humori i tij eshte i prekshem dhe teper original. Ky liber eshte nje rekord i bukur per Kosoven dhe familjen qe shkon te lexuesi per t’u perjetuar me kenaqesi.

‘Shkrimtari i mirenjohur Fatmir Terziu, qe eshte edhe redaktor i vellimit, shkruan mes te tjerave: shkruhet tek “Albanian Post” shprehet “ Sherif Bllaca ka nje aresye te qarte qe e gjen forcen e mesazhit te vetja,te personalja dhe jetikja. Ai eshte nje nderlidhje historike qe kapercen emocione e dhimbje,nje deshmitar i shume rrjedhave politike dhe kombetare dhe,per te Flamuri, Skenderbeu,Kombi,Peja dhe tere Kombi jane simbole zemrash,jo thjeshte zgjedhje simbolike per te shprehur dashurine,dhimbjen dhe ndertuar mesazhin e tij”.

Dashurine dhe kuriozitetin per ta takuar dhe njohur Sherif Bllacen ta shton edhe shkrimi i kolegut tim kuksian Rexhep Shahu per gjyshin e Sherifit,- Rame Bllacen me historite dhe bemat e tij per krenarine dhe lavdine shqiptare. E dhjetrafishon kete dashuri jeta e tij e perditshme dhe kontributi i tij ne sherbim te komunitetit shqiptar. Kjo eshte korniza e arte e portretit te tij te paperfunduar ketu ne Londer.

…. Kthehu pak o Ruzhdi,- me tha Fatmiri dhe,kur Sherifi u kthye, m’u duk se ia pashe, bashke me fytyren e tij babaxhane edhe shpirtin e bardhe si drita dhe aspak s’i verejta shqetesim.

Nga qe e dija se çfare kish ndodhur, duhej t’i thosha menjehere: “Bash si burrat ia paske bere, o Sherif vellai”. Ndoshta vendi me drite ne kafe Costa, apo qendrimi balleperballe me te, apo te dyja bashke, me frymezuan te shkruaj në këtë udhëtim këtë urim të sinqerte per Sherif Bllacen.

Përshëndetemi edhe me djalin e Sherifit në Londër, mes internetit dhe përsëri biseda shkon në oazin e vet. Sherifi na sqaron me vëmendje...

Sistemet e ndryshme qeverisëse qe kanë mbizotnu në këtë qytet nëpër historinë e këtij vendi kanë lënë edhe gjurmët e veta tu e bo një qytet me arkitetkure t’larmishme, prej kullave tradicionale, ndërtesave që shënjojnë sundimin Osman, objekteve të stilit austro-hungarez, ndërtesat e periudhës komuniste e deri te ndërtesat e reja që në shumicën e rasteve gjasojnë me kullat tradicionale. Peja ka edhe potencial ujor që e bën këtë vend me rendësi edhe më të madhe. Ja do ta shikoni me kujdes... dhe ne kemi ndjerë emocionet e papërshkuara. Kemi takuar aktivistin shqiptar në Londër, njeriun që mbetet miku ynë i pandarë.... Jemi në mes të Pejës. Por, Lutfi Gashi, miku ynë i nderuar ta bën ‘borxh’ me zemrën dhe shqiptarinë e tij...Mikpritja ndërron sofër, ndërron shtëpi. Jemi në vilën e bukur Gashi...Mikprtitja nuk transmetohet dot. Tipike dhe bujare...

Në këtë mes na vjen sërrish Drini, nipi i Lutfi Gashit dhe na flet, paksa me lidhejn e emrit të tij...

Drini i Bardhë buron në fshatin Radavc dhe është lumi më i madh, pastaj edhe Lumbardhi (Bistrica e Pejës) është po ashtu rrjedhë e rëndësishme ujore. Dhe më tej historia e tij perfekte na vjen në ndihmë... Për shkak të daljes në det Peja ishte qendër e rëndësishme transporti, ku transporti kryhej me karvane kuajsh, si dhe qendër zejtare ku në vitin 1582 kanë qenë të njohura diku rreth 56 zeje dhe gjatë mesjetës mendohet se ishte qendra me e pasur. Thuhet poashtu se Peja përjetoi shfarosje të popullsisë nga murtaja. Këtu më kujtohen poezitë e Bllacës. Këtu më vjen ndërmend edhe krijimtaria e mikut tonë Sejdi Berishës, të cilin e gjejmë duke na pritur në qendër të Qytetit.

Sejdi BERISHA, krijuesi gjithëplanësh, u lind në vitin 1947. Që në shkollën fillore, ky fillon të shkruajë poezi, të cilat, së pari i botohen në gazetën “Flaka e Vëllazërimit” të Shkupit e pastaj, në “Pionieri” dhe në “Rilindja për fëmijë”. Nga këtu zë fill edhe zhvillimi i talentit të tij edhe si shkrimtar edhe si gazetar. Si nxënës i gjimnazit të Pejës bashkëpunon me gazetën studentore “Bota e Re”, kurse që nga viti 1970 bëhet bashkëpunëtor mjaft produktiv i gazetës “Flaka e Vëllazërimit”, e cila botohet në Shkup.

Në vitin 1972, punësohet në Radiotelevizionin e Prishtinës, respektivisht, në Radio-Prishtina si korrespondent nga Peja, prej nga raporton dhe informon opinionin e gjerë për ngjarjet dhe aktivitetet e gjithëmbarshme nga ky rajon: Peja, Deçani, Klina dhe nga Istogu. Në këtë detyrë, ai ishte gjithnjë deri në korrik të vitit 1990, kur policia serbe me dhunë i dëbon nga vendet e tyre të punës të gjithë punëtorët shqiptarë të RTP-së(Radiotelevizionit të Prishtinës). Sejdi BERISHA, gjatë punës në Radio-Prishtina ka arritur titullin e Redaktorit të Kategorisë së Parë.

Në ndërkohë, pesë vite ka qenë edhe gazetar-korrespondent i Televizionit të Prishtinës, kurse pas viteve të tetëdhjeta edhe gazetar i “Rilindjes”.

Ky krijues, publicist dhe kronist, në nëntor të vitit 1982 nxori numrin e parë të gazetës “Peja” dhe ishte themelues i Radio-Pejës (1981). Në vitin 1982 ishte edhe drejtor i këtij institucioni me rëndësi të veçantë informative dhe shoqërore, por duke mos u pajtuar me koncepcionet e udhëheqjes së atëhershme të Kuvendit Komunal të Pejës, nën patronazhin e të cilit ishte edhe Radio-Peja, e që një koncepcion i tillë nuk lejonte hapësirë për punë kreative, cilësore dhe profesionale, tërhiqet nga kjo detyrë dhe sërish kalon me punë në Radio-Prishtina. Sejdi BERISHA është njëri prej punëtorëve më të mirëfilltë të kulturës në Pejë dhe më gjerë. Deri me tash ka botuar njëzetë e katër vepra nga fusha të ndryshme: poezi,eseistikë, prozë, dramë, monografi etj. Sejdi BERISHA jeton dhe vepron në Pejë. Që nga viti 2002 është anëtar i Bordit të Teatrit Profesionist “Istref Begolli” të Pejës, është anëtar i Këshillit Artistik të Galerisë së Arteve të Qytetit në Pejë dhe Kryetar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas (QMG) në Pejë.

Pastaj e ke të lehtë, Sherifi, Sejdiu dhe Drini plotësojnë...

Peja si qytet përmendet diku në vitin 1202 ne kohën e feudalizmit t’zhvillum. Mbajtja e Kuvendit të Pejës luajti një rol shumë të rendësishëm ku edhe filluan organizimet e Lëvizjes Kobëtarë të cilët formuan beslidhjen Besa-Besë t’cilën e ushëhoqi Haxhi Zeka, karakter ky që ju përcjell gjatë gjithë udhëtimit nëpër Pejë.

Peja është lehtë e qasshme pasiqë ka destinacione të rregullta nga të gjitha qendrat tjera. Autobusat për Pejë qarkullojnë në orën 07:30 të mëngjezit e deri në orën 18:30 në mramje. Përgjatë këtij intervali kohor autobusat qarkullojnë cdo 20 min. Poashtu ekzistojnë edhe 6 autobusë ditorë me destinacion Prizren –Pejë që ndalen në Gjakovë.

Vizito

Çarshia e Pejës / Çarshia e Gjatë dikur ishte qendra e këtij qyteti, pavaresisht se qyteti është rritur kjo qarshi mbetet ende qendër e tregtisë së qytetit. Një pjesë e madhe e arizanateve janë shuar, mirëpo gjurmët e gurëgdhendësve, punueseve te drurit e metalit vazhdojnë së jetuari. Kjo carshi përmendet që nga shek 15 si qendër me rendësi tregtare. Qarshia karakterizohet me monumente lidhur me jetën e vepren e Haxhi Zekës. Në pjesën centrale gjendet Bajrakli xhamia, n'oborrin e saj është i varrosur H.Zeka. Në vazhdim të qarshisë gjendet Kulla Pashës (Haxhi Zeka). Kjo kullë bart karakteristikat e kullave të sheh 18 dhe shek 20, kullë dy katëshe e ndërtuar prej gurit me dritare të mëdha .

Pastaj mund të shihni shkollën e parë shqipe në Pejë të ndërtuar nga ai (Haxhi Zeka). Në po të njëjtën rrugë mund të vizitohet Xhamia e Hamamit dhe Haxhi Beu Hamami, banjo publike e cila u ndërtua në shek 15. Këto rrugica të vogla fshehin shtëpi sharmnate, shumë të vjetra dhe relativisht të mirëmbajtura. Në të djathtë prej shkollës së Haxhi Zekës gjendet një shtëpi e vjetër e familjes Begolli(rr. Ramiz Sadiku) e cila edhe sot ruan cardakun e vjetër, kulmin dhe trenjtë bukur të gdhendur nga dy shekuj më parë. Një pjesë e këtyre shtëpive janë nën mbrojtje, ato mund te vizitohen në konsultim me falijarët të cilët zakonisht janë të hapur për këtë ide. Me emrin e Haxhi Zekës në pejë ndodhet edhe mulliri i cili ishte I pari me mekanizëm Austriak dhe nga këtu fillon etapa industriale e këtij vendi.

Muzeu Regjional i Pejës ndodhet në hanin e Tahir Beut, e cila reprezanton shtëpitë e vjetra urbane të shek 18.

Kulla e Gockajve, kullë e shek 19, shërben si seli e Institutit Rajonal për mbrojetjen e Monumenteve Kulturore dhe Historike.

Afër Carshisë ndodhet edhe një xhami e shek 17, Kurshumli Xhamia, e ndërtuar nga Merre Hysein Pasha, me një konstruksion karakteristik kullash.

Peja kombinon bukur natyrën dhe arkitekturën, qyteti është gjithashtu i pasur me ndërtesa nga periudha komuniste. Qyteti nuk është i madh andaj e vlen që të shetitet nëpër parqet e tij: Parku i madh, Parku i vogël, Vorret e gjata (dikur ishin varreza, tani janë parqe nëpër të cialat kalon Jazi). Pas bredhjeve nëpër qytet Gryka e Rugovës definitivisht është një shetitje e gjatë por që ia vlen, e cila ndodhet në veri-lindje.

Rrugës për në kilometrin e 5-të, siq e quajnë stazën qytetarët e Pejës, mund të vizitohet edhe kisha e Shën Katerinës e cila u ndërtua në mes dy luftrave botërore. N'vazhdim rreth 300m prej saj gjendet Patrikana e Pejës që përbën një kompleks manastiresh. Zhvillimi i qytetit të Pejës, është i lidhur ngushtë me zhvillimin e kësaj qëndre të rëndësishme kultururore e politike e cila daton që nga fillimi i shekullit të XIII.

A mund ta mendoni se largohesh dot nga Peja, nga qyeteti me aromë blirash, pa provuar prodhimet e saj karakteristike të guzhinës dhe birrën “Peja”...? Këtë s’ta lejonë, Gashi, Berisha dhe jo që jo Bllaca...

Vazhdon...


58 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page