top of page

NJERËZ QË MË SJELLIN DIBRËN E MË MBUSHIN ME MALL


NJERËZ QË MË SJELLIN DIBRËN E MË MBUSHIN ME MALL

Rrëfenjë

Një zile në celular. Një zë që të bën të mendohesh, të kërkosh në pentagramin e kujtesës notat, muzikalitetin zanor. Nuk më vjen. Dhe kur do të pyesja veten “kush mund të jetë?”, më vjen përgjigja. - Fehmiu jam, Fehmi Lleshi nga Dibra. - Gëzohem Fehmi- i përgjigjem duke e kaluar tash emrin e mbiemrin në labirintin e pafund të qelizave të kujtesës. Lleshe ka në Rreth Kale, ka edhe në Bulaç rrënjë të njëjta gjaku. Lleshe ka edhe në Zogje, ka edhe në Gjoricë. Ka edhe në Dibër të Madhe... Një fis i madh, me zë në historinë e Dibrës... - Ku ndodheni? - e pyes –për ti kërkuar hapësirë kohore trurit të futet më thellë në kërkim. - Në Athinë, në Ambelokipi, diku afër stadiumit “Karaiskaqi”. Kam ardhur për disa ditë tek motra. - Kur keni ardhur? - Pardje në mëngjes. Kam dëshirë të takohemi. - Ku doni të takohemi? - Nuk e njoh Athinën. Njoh vetëm rrugën prej këtu deri në Omonia. E kam marrë më këmbë. - Kush ta dha numrin e telefonit? – vazhdova hetimin pa e kapur fillin e njohjes. - E kam marrë nga facebooku ku jemi miq, Pyeta edhe Xhemal Zeqen. - Atëherë takohemi kur të duash. Më thuaj orën dhe jam gati të vij kur të duash. - Faleminderit! Është kënaqësi për mua. Të fala bëj z jush Natashës! U ndava me zë por nuk u ndava në kërkim të Fehmiut. Kontrollova në xhamin e vogël të celularit për të fiksuar numrin. Përgjigja ishte dëshpëruese. Më kishte marrë nga një telefon i panjohur, nga telefonat e shumtë që mbushin rrugët e Athinës. Nuk mund ta merrja. Duhet të prisja telefonatën prej tij. Ndërkohë u futa në facebook. E gjeta. Kisha komunikuar dhjetëra herë me të. Me fjalë, me përshëndetje e me ndërrim urimesh. Për foto-adresë kishte zgjedhur një fotografi ku dukej me uniformë ushtarake. I ri në moshë. Hyra më thellë në adresën e tij. E gjeta mes familjes së tij. E zmadhova fotografinë në përmasat maksimale të ekranit. Thirra edhe Natashën. U kthyem të dy mbrapa në kohë, viteve të bukura të jetës sonë në Peshkopi. - Qenkan komshinjtë e Hamit Hodës- tha Natasha. Rrinin në një kat, në hyrjen e mesit. Kjo është e ëma, Myzejen më ngjan e quanin. Punonte në Bujqësore. Kjo është e motra. Nuk e mban mend? Komshija jonë në plazh... U ulëm këmbëkryq në të kaluarën tonë në qytetin e vogël të Peshkopisë, në shoqërinë e madhe me njeri tjetrin, në kohën kur dyert e komshiut, dyer kompensate, ishin të hapura, pa shul prapa, me bravë që hapej me gisht. U ulëm në divanin me llastikë, prerje në rripa të kamerdareve të makinave, dhe prashitëm me tu shati kohën tonë...

* * *

Të nesërmen u takuam me Fehmiun në qendër të kryeqytetit grek. Bëmë fotografi. Njeri tjetrit dhe të dy bashkë. Unë me aparatin tim e ai me celular... Tash nuk ndahemi. Takohemi dhe komunikojmë me njeri tjetrin me respekt e dashuri. Fotot më të fundit me Të datojnë më 22 shtator 2018, në Përmet, në paraqitjen e librit “Dashmir Zaçe një rilindës i kohës sonë”. E kishte mik. Ishte pjesë e librit me një foto domethënëse me Dashin. Kishte ardhur nga Saranda me gjithë bashkëshorten duke më bërë një nder që nuk e harroj kurrë...

Athinë, 1 shkurt 2020

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page