top of page

Njerëzorja dhe profesionalizmi flasin shumë për Dr Tatjana Ziun

Updated: Nov 12, 2022


Njerëzorja dhe profesionalizmi flasin shumë për Dr Tatjana Ziun


Prof Dr Fatmir Terziu


„Bir të keqen nëna a mund të më ndihmosh të ngjis këto shkallët?“ – ishte zëri i një nëne të moshuar në afërsi të rrugës së blirave që të shpie andej nga Universiteti „Aleksandër Xhuvani“ në Elbasan. Nëna mbante në duar një tufë me lule të freskëta dhe i shtrëngonte fort ato. „Dua që këto lule të ja dhuroj doktoreshës Tatjana Ziu tek Klinika e Syrit IGLOR“, shtoi ajo duke shtuar një pëshpëritje dhe një dihamë të ëmbël që i dilte nga zemra. Kështu mes dihamës shtoi: „Më ka dhënë dritën e dytë të syve në këtë jetë, eh i dhëntë Zoti dritë gjithë jetës, më ka bërë të shoh sërrish dynjanë more bir…“. Dhe unë ndërsa e shikoja dhe ndihmoja nëpër shkallë, sytë më detyronin një dorëzim të lehtë të lëngut që pushton baqthin ndarës të fytyrës në raste të tilla. U emocionova dhe kërkova me këtë rast të takoja këtë doktoreshë, këtë mike të mjaft shqiptarëve pa moshë, pa dallime, pa krahina, pa fe e ide, këtë specialiste të vlerësuar anembanë dhe në disa vende të huaja.

E kështu syri menjëherë sa hyn të jep shenjën e parë të një mjedisi profesional në këtë klinikë mjaft bashkëkohore. Aty të përforcohet bindja përse kjo klinikë është mjaft e kërkuar dhe pse respektohet kaq shumë doktoresha Tatjana Ziu. Para disa kohësh ajo nën drejtimin e një prej figurave të mirënjohura të shkencës okulistike shqiptare, Prof. Dr. Sulejman Zhugli, fitoi gradën shkencore Doktor i Shkencave në Okulistikë, me temën studimore, „Rezutatet e hershme dhe të vonshme të operacioneve të kataraktës me anë të fakoemulsifikimit“. Për këtë vetë Dr Tatjana Ziu ka shprehur fjalët më të mira për udhëheqësin tim shkencor, Prof. Dr. Sulejman Zhugli për mbështetjen e vazhdueshme profesionale përgjatë gjithë periudhës së studimit dhe hartimit të dizertacionit përfundimtar. Falenderime Dr Tatjana Ziu ka delguar edhe për të gjithë kolegët e Shërbimit të Okulistikës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, si dhe kolegëve të Universitetit Mjekësor të Tiranës për atmosferën e ngrohtë, miqësore, inkurajuese dhe profesionale e cila e ka motivuar gjatë gjithë kohës së studimeve të doktoraturës. Falenderime ka shprehur edhe për të gjithë kolegët dhe miqtë e saj në Spitalin Rajonal të Elbasanit për mbështetjen e vazhdueshme profesionale dhe njerëzore. Falenderime më të veçanta i ka dedikuar familjes sime dhe prindërve të saj, të cilët i kanë mbështetur dhe inkurajuar përgjatë gjithë periudhës së studimeve të doktoraturës dhe realizimit të këtij studimi shkencor.


Tufa e luleve për Dr Tatjana Ziu

Sipas këtij studimi të vlerësuar të Dr Tatjana Ziut, „Katarakti përbën një nga sëmundjet më të shpeshta, e cila po të mos trajtohet shpie drejtë verbimit. Kristalini i syrit e ul cilesine pamore me rritjen e moshes. Katarakti ngelet akoma shkaku kryesor i humbjes së shikimit, qoftë ai i pjesshëm apo i plotë. Pengesa e pamjes e shkaktuar nga katarakti çon jo vetëm në humbje ekonomike, por edhe në ulje të cilësisë së jetesës.“ Pra sikurse shikohet tashmë për herë të parë edhe në këtë fushë në mjedisin okulistik shqiptar është fjala më e fundit shkencore, falë punës së përkushtuar të Dr Tatjana Ziut.

Herë pas here Dr Tatjana Ziu ka dhënë mendimin e vetë profesional për kontrollet periodike të syve duke dhënë mendimin e okulistit specialist dhe po aq nga ana shkencore, për të kuptuar se sa ndihmojnë në cilësinë e të parit. Dr Tatjana Ziu shprehet për këtë „Janë shumë të rëndësishme, sepse në shumë raste të defekteve të refrakcionit mund të ndodhë një ndryshim i këtij defekti me kalimin e kohës dhe kjo gjë ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë, por dhe sasinë e shikimit. Përveç defekteve të refraksionit ose të shikimit, janë një sërë patologjish ose sëmundje të syrit që ndikojnë në shikim dhe cilësinë e tij, si p.sh: katarakti ose perdja, tensioni i syrit, problemet retinale dhe makulare, etj. Prandaj kontrollet duhet të kryhen në mënyrë të rregullt një herë në 6 muaj ose një herë në vit në rastet më pak problematike.“

Kjo e fundit e gjen Klinikën e saj private mjaft të populluar. Por, jo vetëm kaq, por dhe në aspektin e domosdoshëm të të gjithë arsyeve të tjera që pacientë nga të katër anët e vendit, madje dhe nga jashtë vendit të trokasin në klinikën e Dr Tatjana Ziut. Në rastin konkret, dokotoresha ishte në proces e sipër. Në Klinikë kishte rregull dhe disiplinë. Qetësi, pastërti, sjellje e mirësjellje reciproke. Në rastin më të parë të trokitjes në derë buzëqeshja dhe mirësia e doktoreshës të bën të mirëkuptosh të gjitha që lidhen së pari me çmimin më të madh të qënit Njeri. Dhe kjo e fundit nuk ka si të ndodh ndryshe. Ajo vjen nga një familje me emër në qytetin e Elbasanit, ku prindërit e saj vërtetë sakrifikuan me punët e tyre, por rritën dhe edukuan familje të shëndoshë, e bënë emër të madh e të gëzojnë respekt gjithandej. Gjithkush në Elbasan flet me krenari për familjen Mema, aty ku lindi, u rrit dhe u edukua Dr Tatjana. Një gjë të tillë gjeti dhe kultivoi Dr Tatjana edhe në gjirin e familjes Ziu, ku mjafton një fotografi dhe fjalët, që ajo shprehu në ikjen në amshim të vjehrrit të saj Thanas Ziu, babait të inxhinier Mondit, të mirëkuptosh dashurinë sublime që buron nga edukata dhe shpirti i saj njerëzor.


Dr Tatjana Ziu ndan një pjesë të mirë të saj tashmë si specialiste dhe shkencëtare edhe në dobi të Qendrës Spitalore të Elbasanit, ku aty natyrshëm jep kontributin dhe përkushtimin e saj më të madh e më të domosdoshëm. Edhe aty fjalët janë superiore. Edhe aty peshon Njerëzorja. Kjo është Dr Tatjana Ziu, dhe që të fitosh këtë respekt në një kohë të tillë, që të bësh emër dhe vend në një qytet si Elbasani, natyrshëm duhet shumë punë dhe përkushtim, natyrisht dhe profesionalizëm.

Dr Tatjana Ziu i ka kthyer, ose rikthyer më saktë Elbasanit atë emër të madh e të munguar në vite një qyteti që ka qenë gjithnjë me emra doktorësh të dëgjuar e mjaft profesionalë. Dr Tatjana Ziu e përforcoi këtë kur kreu disa specializime jashtë Shqipërisë, e sidomos në Itali, ku ajo ishte mes emrave mjaft të njohur të kësaj fushe. Dhe kështu atje ajo mësoi një botë tjetër, një botë që u jep dritë të tjerëve. Imagjinoni një jetë pa syzet, apo kontaktet tuaja. Imagjinoni lirinë e të qenit në gjendje të shihni gjithçka që bëni me pastërti kristal. Mund të lexoni, vozitni, shikoni TV dhe shumë më tepër pa prangat e syzeve tuaja.

Me operacionin profesional të syve nga duart dhe mendja shkencore e Dr Tatjana Ziut, të vlerësuar nga mjaft specialistë të kësaj fushe, nuk ka nevojë të imagjinohet. Ju do të merrni një përvojë kirurgjikale të syrit, të bërë brenda një prej klinikave të shkëlqyera, të përkushtuara të syve, sikurse është Klinika e Syrit IGLOR, që është ngritur, drejtohet dhe perfeksionohet profesionalisht nga dita në ditë.

Dr Tatjana Ziu është specialisti i syve të mjaft klientëve të saj dhe është kështu një oftalmologe, është një specialiste e kujdesit të syve. Ndryshe nga optometristët dhe optikët, okulistja shkencëtare është sikurse janë mjaft mjekë të mjekësisë (MD), ose mjekë të osteopatisë (DO) të cilët kanë trajnime specifike dhe përvojë në diagnostikimin dhe trajtimin e kushteve të syrit dhe të shikimit.

E ndërsa unë kisha përhumbur në mjedisin e Klinikës, duke lexuar e shënuar, nëna kishte përfunduar në krahët e Dr Tatjana Ziut. Tufa e luleve tashmë ishte në një nga vazot, ku duart e një prej asistenteve të doktoreshës i jepte krehjen e fundit. Kaq më mjaftoi të kuptoj dashurinë dhe reciprocitetin ku çmimi Njeri dhe Profesionalizmi me djersë kaplohen lehtë dhe bukur nga klientët, nga qytetarët dhe të gjithë ata që u rikthehet drita e syve për së dyti. Dr Tatjana Ziu është modeli më i mirë i kësaj në një Shqipëri, ku të tjerët marrin torbat dhe ikin, ndërsa ajo gjen atë që i duhet dheut Amë, njerëzve të dashur të zemrës, klientëve dhe ua jep me zemër e dashuri, me profesionalizëm. Klinika e Dr Tatjana Ziut, është një Shqipëri e vogël, modeste dhe e vlerësuar nga të tjerët në Rrugën e Blirave, rrugën që të ndan vetëm disa metra nga Universiteti „Aleksandër Xhuvani“. Studentët e këtij Universiteti ndoshta kanë më shumë se kushdo që të mësojnë nga modeli i saj, pse jo dhe ata që tashmë janë në kërkim të fushës së mjekësisë, infermierisë, apo dhe në degë të tjera.

Duke përfunduar, ndoshta do të ishte jashtë modestisë së saj të pyesja institucionet dhe Pushtetin Lokal, nëse ka një hapësirë të shkruar diku, një faqe ku „Mirrënjohja“ dhe „Nderi“ i qytetit do të ishin pak për të. Ndoshta Presidenti i Republikës dhe institucioni i tij do ta kenë menduar me siguri një nder dhe një vlerësim për këtë emër të madh të Okulistikës shqiptare.

1,102 views22 comments

22 Comments


Ildije Xhemali

Një shkrim I merituar për Doktoreshën Tatjana Ziu nga Pena e Profesor Fatmir Terziu .

Like

Nada Nadia Cela

Bravo Fatmir per kete shkrim qè ke sjell. Jane modele qè duhen ndjekur nga tè rinjte. Njè profesioniste qè me punen, pasionin, energjine,gezon mirenjohjen e tè gjitheve. Suksese!

Like

Refat Xhina

Z.Fatmir Terziu ju jeni kaq konkret ne pershkrimin tuaj sa mbare elbasanèsit kudo qè jane, brenda qytetit tè bukur tè Elbasanit , por tè kudondodhurit brenda dhe jasht vendit ndjehen krenarè dhe me fat qè qyteti ynè i bukur shquhet historikisht pèr njerèzit e dijes dhe te kulturès , profesionalistet e shumarrirè nè fushat tè ndryshme .Modelet e njerèzve tè mèdhenj janè mbuluar me kohè ,madje edhe jane perndjekur per ti denigruar. Mediumi i sotèm po shkon drejt demokratizimit tè vèrtete. Fjala e Lire dhe personalisht jeni ju flamurtarè tè sè vèrtetès.Ju pèrgèzojme per shkrin tuaj model dhe me kete rast dua ta pershendes doktoreshèn tonè te nderuar Tatjana familjarisht.

Like

Petraq Pali

Portret qe pergjitheson Intelektuale te rralle qe Bota sot i Nderon ne cdo detaj . Eshte me fat Elbasani rrethinat e me gjere me DR.Tatjana,mjekja e Talentuar qe sheron driten e njeriut Syte. Kam pase fatin Ta takoj e te mar prej saj miresine e madhe si Njeri e dashur e qe trasmeton vetem njerzillek.Fatmir je Artist i Fjales magjike.

Like

Vera Dedej

Specialiste njrezore, fisnike Sa me fat do ishim ti kishim gjithe mjeket si dr Tatjans Po te studiosh gjithmojne do jeshe pa tjeter pararojr ne profesion, Suksese ne punen tende Tana

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page