Kur i puqëm buzët,
Qeshi universi!...
M’u zëmërua ZOTI,
Më shume se unë të deshi!...
Dhjetor, 2022, Athinë.
DHE PSE…
Pse ma vrave
Shpirtin tim të dlirë
Dhe më flake
Si të jem një HIÇ?
Pa më thuaj
Kush është më i mirë
Ai që vjedh
Apo ai që lyp?
Sigurisht,
Unë s’e ndreq dot jetën
Poet jam
Dhe si poet do vdes!
Dhe pse e shkërdhejnë
Të vërtetën,
Kryeministra dhe Presidentë…
16 – 1 – 2023, ATHINE
Comments