top of page

NJË NATË VALENTINI


Mihal Gjergji

 

NJË NATË VALENTINI

 

Të rritesh me këngë bilbili në malet e larta

Me fije ylberi të thurësh jatak edhe gunë

Të vdesësh pastaj në Tiranë, pa muzgjet e arta

Nën mokra pushteti, që shpirtin gjakos me përdhunë

 

Rreth ballit kam lidhur një mjergull të bardhë

Puhia e mortit më nderet si veshje qefini

Vëllezër, me dhimbje mësova: Lirinë e kanë vrarë

Baticat e krimit e mbytën një natë Valentini!

 

Tiranë, 14 shkurt 2017

 

6 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page