Nipi im je dashuri
Para se të hyje në jetën time
Isha e vetmuar,
Bëra gjithçka për të mbijetuar.
Mendova se
Jeta ime do të ishte më e mirë,
Më e mirë pa askënd në të.
Por Ti,
Ëngjëlli im i vogël,
Disi ma ndryshove mendjen.
Ndryshove të gjithë mendimin tim,
Ardhur nga një i huaj,
Nga një i huaj që u ul këmbkryq,
Tek mua,
Pa ty.
Tek një i huaj ,
Të cilin nuk mund ta heq sa duhet
Nga mëndja ime.
Nuk mundem sa brenga solli.
Por erdhe ti,
Më tregove ngjyrën e dashurisë.
Ti që i hap krahët e tu engjëllor mbi mua.
Ti që më përkëdhel faqet me doçkat e tua,
Të buta, të ngrohta, të brishta.
Të dua aq shumë sa,
Dhe mendimi për të të humbur,
Më çmend por
Dhe më mban gjallë.
Jetoj për vete sepse jetoj për ty.
Dhe them:
Kjo paska qënë dashuri.
Dhe më bën të të dua më shumë.
Ti je drita në botën time
Dhe ulëras- faleminderit dashuria ime.
Më bëre të dua veten.
Të dua ëngjëllor.
Kommentare