top of page

Ngjyrosja e fundit ka ndryshuar tashmë gjithçka.


Ngjyrosja e fundit ka ndryshuar tashmë gjithçka.


Prof Dr Fatmir Terziu


Shqipëria e ringjyrosur purpull pas zgjedhjeve të fundit elektorale është një ferr i tmerrshëm, selfist, arrogant, apo jo? Në fund të fundit, ky ka qenë mesazhi i shpërndarë nga elitat kulturore dhe politike purpull për pjesën më të mirë të dhjetë viteve pushtet. Shqipëria në këto vite, e sidomos pas zgjedhjeve të fundit lokale ka pasur op-editoriale të përgjithshme që i referohen pafundësisht „një vale të keqe“ arrogantizmi, që supozohet se ka nisur nga votimi masiv për PS-në. Kemi pasur shkrime të mediave të ndryshme që sjellin vizione të ndryshme të një Shqipërie të konsumuar nga urrejtja politike, dhe të sfumuar, ose të lënë mënjanë nga vëmendja e të huajve. Dhe ne kemi pasur politikanë dhe të famshëm në arrogancën e tyre të panumërt që pretendojnë se nuk e njohin më këtë komb të shkëputur nga udha e tij demokratike me një start opozitar të munguar në dyzetë vite diktaturë, por të cunguar e gjithnjë në vite tranzicioni të ndarë dhe së fundi me një mendësi e një qasje tipike mendjevogël.

Dhe Shqipëria në këtë këndvështrim është bërë shoshë komentesh dhe debatesh për emigracionin edhe në Britaninë e Madhe. Vetëm shifrat e migracionit të javës së kaluar nga Zyra për Statistikat Kombëtare të Britanisë së Madhe dhe reagimi publik ndaj këtyre shifrave tregojnë një histori shumë të ndryshme për situatën që detyron Britaninë, jo vetëm të debatojë për emigracionin dhe Brexit-in, por dhe për fenomenin e shqiptarëve që mësyjnë me të gjithë format, ku thuhet se numri i shqiptarëve të ardhur në këtë vend duket absurd dhe i patolerueshëm.

Siç u raportua nga ONS të enjten e kaluar, migrimi neto vitin e kaluar ishte në një rekord dhe flitej gjithnjë e më shumë me theks në këtë pikë. Pra, që kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Evropian në vitin 2020, Britania e Madhe ka mirëpritur në një numër të paprecedentë migrantësh nga e gjithë bota, veçanërisht nga vende si India, Nigeria dhe Shqipëria. E këtu natyrisht hyn dhe diplomacia. Herë pas here është kundërshtuar dhe mbrojtur e drejta e migrimit dhe shqiptarëve u kanë dalë në kah amabasadorë dhe shefa, madje dhe vetë Kryeministri Rama, por ajo që shkon më tej është vetëm zë, dhe fundja asgjë. Kush i bënë të ikin shqiptarët?! Ambasadorët shkojnë e vijnë. E në këtë pikë zërrat gumëzhijnë.

Një listë e madhe emrash të rrinj flitet të zënë postet diplomatike anemabanë ku Shqipëria ka marrëdhënie të tilla. Në një debat e sipër deputeti Alizoti e ka ngritur zërin dhe është shprehur se “Ambasadori është një figurë e madhe, serioze e një shteti. Ndaj mendoj se nuk duhet të jetë vend qokash. Ka dhe një trupë diplomatike, që kanë vite. Diplomacia ngjan me ushtrinë dhe ka radhë. Politika e jashtme është diçka kombëtare, nuk i përket një partie, por të gjithë shqiptarëve. Duhet të ketë në politikën e jashtme edhe njerëz që nuk e duan kryeministrin, por që mendojnë edhe ndryshe nga ai. Njerëzit shumë të ditur janë dhe rebelë.“ E në këtë pikë deputeti Gjekmarkaj thotë se „Kur bëjmë diplomaci, bëjmë folklor“. E kjo ndodh sigurisht pas votimit të fundit. Jo se nuk ka ndodhur më parë, por këtë herë vetë drejtuesja e Komisionit të Punëve të Jashtme e bën më të qartë kur ndërhyn dhe i bën urdhër të prerë kandidates për deputete në Izrael që të mos përgjigjet. Pra të heshtë, kur deputeti Shehu e pyet. E gjitha ka një sqarim të plotë, jo thjesht tek arroganca, apo tek emërimet, por tek ajo që aty nuk dëgjohet dhe nuk duhet të dihet.

Nëse gërmoni pak më thellë në statistikat e votimit jashtë këtij debati, shfaqet një pamje e nuancuar. Është e vërtetë që shumica e njerëzve, kur pyeten, do të thonë se mosbesimi tek kjo politikë në përgjithësi është 'shumë i lartë'. Por shumica e njerëzve ende mbështesin llojet specifike të interesit që përbëjnë pjesën më të madhe të flukseve të punësimeve, premtimeve dhe emërimeve në administratën lokale e më tej.

Merrni tre burimet kryesore të rritjes së prepotencës dhe arrogancës politike pas zgjedhjeve. Së pari, ekziston dyshimi se dikush ka forcë të kundërshtojë. Nuk ka aspak opozitë. Dhe ajo që ekziston dihet si trajtohet. Ka një mëdyshje të mjaftueshme publike për skemat e tilla si ajo e të arrestuarve nga SPAK për korrupsion, dhe si ky i fundit i Vangjush Dakos, të cilat kanë çuar në dilemë. Dilema ishte dhe jetoi mediave dhe vetëm atje, pra në faqet e ekranet e medias, gjatë vitit të kaluar. Ekziston gjithashtu një trajtesë e nënzëshme e disa rekrutimeve politike. Së fundi, ka gjithashtu shumë pak kundërshtime për atë që është themelore, pensionet, pagat, punësimet dhe hallet e shqiptarëve e sidomos të rrinjve.

Kjo na tregon diçka të rëndësishme për arrogancën dhe vetëpëlqimin. Kjo na tregon se njerëzit në Shqipëri sot s'janë të interesuar në lidhje me atë çka ndodh atje lart, se nuk i pyet më kush dhe se tashmë diplomacinë e kanë në xhep vetë ata që e kanë shansin ta shfrytëzojnë atë, sikurisht kur iu drejtohet rasti si ky i dhjetë viteve pa opozitë. Kur është produkt i vendimeve të marra nga një qeveri e tillë, nga skemat specifike të dukshme e të padukshme të saj. Dhe kjo prek arsyen pse një fakt i tillë nuk ishte burimi i kaq shumë tensioneve përpara votimeve. Sepse në atë kohë, falë premtimeve dhe mashtrimeve, falë përçarjes opozitare zëri i vetëm që flitej dukej qartë sikur vetëm pëshpëritej. Ajo iu imponua Opozitës edhe nga jashtë. Dhe si rezultat, ajo u përjetua si një valë denigruese opozitare, politike dhe shoqërore jashtë kontrollit praktikisht të kujtdo që thotë se bën opozitarizëm. Dukej se njerëzit nuk mund të bënin asgjë për këtë. Dhe nëse do të ngrinin shqetësime, ata do të hidheshin poshtë si të paqartë, ose më keq nga struktura e përçarë e Opozitës. Ngjyrosja e fundit ka ndryshuar tashmë gjithçka.


The latest colouring has already changed everything.


Albania, recoloured purple after the last electoral elections, is a terrible, selfish, arrogant hell, isn't it? After all, this has been the message spread by the purple cultural and political elites for the better part of ten years in power. Albania in these years, and especially after the last local elections, has had general op-eds that endlessly refer to "a bad wave" of arrogance, which is supposed to have started from the mass vote for the SP. We have had articles from different media that bring different visions of an Albania consumed by political hatred, and suppressed, or left aside from the attention of foreigners. And we have had politicians and celebrities in their innumerable arrogance who claim that they no longer recognize this nation cut off from its democratic path with an oppositional start absent in forty years of dictatorship, but ever truncated in years of transition of divided and finally with a mindset and a typical small-minded approach.

And Albania, in this perspective, has become a source of comments and debates about immigration in Great Britain as well. Last week's migration figures from the UK's Office for National Statistics alone, and the public reaction to those figures, tell a very different story about the situation forcing Britain, not only to debate immigration and Brexit, but the phenomenon of Albanians who teach in all forms, where it is said that the number of Albanians who came to this country seems absurd and intolerable.

As reported by the ONS last Thursday, net migration last year was at a record high, and there has been increasing emphasis on this point. So, since the United Kingdom left the European Union in 2020, Great Britain has welcomed an unprecedented number of migrants from around the world, especially from countries like India, Nigeria, and Albania. And here, of course, diplomacy comes in. From time to time, the right to migrate has been opposed and defended, and ambassadors and leaders, even Prime Minister Rama himself, have stood up for the Albanians, but what goes further is only sound, and ultimately nothing. Who made the Albanians flee?! Ambassadors come and go. And at this point the voices are buzzing.

A large list of names is said to be occupying diplomatic posts in countries where Albania has such relations. In an ongoing debate, deputy Alizoti raised his voice and stated that "The ambassador is a big, serious figure of a state. That's why I think it shouldn't be a place of gossip. There is also a diplomatic corps that has been around for years. Diplomacy is like the military and there are ranks. Foreign policy is something national, it does not belong to a party, but to all Albanians. There must be people in foreign policy who do not like the prime minister, but who also think differently from him. Very knowledgeable people are also rebels." And at this point MP Gjekmarkaj says that "When we do diplomacy, we do folklore". And this happens of course after the last vote. Not that it hasn't happened before, but this time the head of the Foreign Affairs Committee herself makes it clearer when she intervenes and gives a firm order to the candidate for deputy in Israel not to answer. So, keep quiet when MP Shehu asks. Everything has a complete clarification, not just about arrogance, or about appointments, but about what is not heard and should not be known.

If you dig a little deeper into the voting statistics outside of this debate, a nuanced picture emerges. It is true that most people, when asked, will say that distrust of this policy in general is 'very high'. But most people still support the specific types of interest that make up most of the flows of hires, pledges, and appointments in local government and beyond.

Take the three main sources of increased post-election political arrogance and arrogance. First, there is doubt that anyone has the strength to object. There is no opposition at all. And what exists is known how it is treated. There is enough public scepticism about schemes such as those arrested by SPAK for corruption, and the latest one by Vangjush Dako, which have led to a dilemma. The dilemma was and lived in the media and only there, that is, on the pages and screens of the media, during the past year. There is also a tacit treatment of some political recruitment. Finally, there are also very few objections to what is fundamental, pensions, salaries, employment, and the problems of Albanians, especially the elderly.

This tells us something important about arrogance and self-indulgence. This shows us that people in Albania today are not interested in what happens up there, that no one asks them anymore and that diplomacy is already in the pocket of those who have the chance to use it, as when they are addressed case like this of ten years without opposition. When it is a product of the decisions made by such a government, from its specific visible and invisible schemes. And this touches on why such a fact was not the source of so much tension before the votes. Because at that time, thanks to the promises and deceptions, thanks to the opposition division, the only voice that spoke clearly seemed to be only a whisper. It was also imposed on the Opposition from abroad. And as a result, it was experienced as a wave of oppositional, political, and social denigration beyond the control of virtually anyone who says they do oppositiarizm. It seemed like there was nothing people could do about it. And if they did raise concerns, they would be dismissed as vague, or worse, by the divided Opposition establishment. The latest colouring has already changed everything.

35 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page