- Aty ku natyra merr tjetër formë e poetët marrin frymëzim të kaltër !...
Në Sarandë
qytet me buzëdetin Jon
ndihem me ngazëllime shpirti
në çdo hap mbi shëtitore…
Po marrë fjalët nga qielli
që më ngjyros mendimet
si një parajsë ëndrrash
me kujtime të largëta dashurie…
Një kryqëzor emocionesh
në heshtje të kaltër !....
Nga deti marrë ngazëllimet e shpirtit
përthyej mendimet si një ujëvarë
dhe ulem qetësisht në muzgun veror
me perëndim dielli të flaktë në horizont
Ngazëllim deti që më trazon deri në aortë
I ngjan imazhit të bukur
Me mijëra përjetime të shpirtit !...
Në Sarandë
qytet me buzëdetin Jon
me buzëgaz veror erdhi mes lexuesve
Poeti Odise Kote
për të dhënë ndjesinë e vargjeve
me shëtitjet buzë limanit
ku krenohen poetët
me dallgët në shpirtë…
Me duarshtrëngimin e përshëndetjes
poeti ngjeu penën në detin poetik
me frymëmarrje njerëzore në shpirtë
me lartësim të fjalës së shenjtë
në dalldisje valësh dhe rrezatim dielli !....
Këtu natyra dhe poeti
U bënë sinonim të njeri-tjetrit
Legjendë e fjalës së vërtetë
Që ripërtërin pulebardhat në udhëtime
Si shenjtore të ndjenjës së trishtë !...
I ngazëllyer foli shpirti i Odise Kotes :
- “Jam një nga të milionat poetë
Që shkruaj në vargje shëtitoren dhe detin
Unë nuk kam kthim nga shtrëngatat e fjalës
Nuk kam ndarje kurrë me poezinë…”
Më rrezatoi fort kjo krenari poeti
Mes diellit e detit jonian
Më mbushi shpirtin me dashuri
Si Naimi i famshëm punëtor
Në portin e Sarandën u ndje poet
Duke i thurrur vargje për bukurinë !
Përsëritet kohrave ngazëllimi
nga Naim Frashëri në portë
tek Odise Kote në shëtitore
me Alda Bardhyli, Rita Petro e Mimoza Ahmeti
E njëjta ndjenjë, i njëjti frymëzim poetësh
Nga Saranda, oaz i kaltër bukurish !....
Sarandë, më 28 Korrik 2023
Comments