top of page

Nga "NEPSQARËT"



      Të kesh para, është gjëja më e mirë dhe më e keqe që mund t’ju ndodh ndonjëherë. Të kesh para dhe t’i shpërfillish ngjyrat e ndërthurura të tyre, duhet të vizitosh okulistin për një ndërhyrje kirurgjike. Të kesh para dhe t’i hapësh sytë llonxheve të huaja është gjëja më e shëmtuar. Të kesh para dhe të kullosësh mollëve të ndaluara pa u nxi e pa u skuq në fytyrë, do të thotë që je në fazën fillestare të një sëmundjeje mendore që shfaqet me dyzim të botës së brendshme. Të kesh para dhe të dalësh zhele-zhele duke i kacavjerrur sytë pas reklamave brenda qelqeve të trasha pa ngjyrë, është një bashkërendim psikik që sjell paaftësi për të vepruar në përputhje me realitetin. Të kesh para dhe të ëndërrosh imazhin tënd me zhele, nuk ka ilaç që të shëron. Të kesh para e t’i kruajsh xhepat tërë ditën duke menduar se mos t’i kanë vjedh, është shenjë e skizofrenisë. Të kesh kupa me para dhe të mos e pranosh kurrë se nga u mbushën kupat, futesh në dëshpërim duke ruajtur ca buzëqeshje të ftohta sikur je njeriu më i rehatuar. Të kesh para do të thotë të mos kesh miq të sinqertë, ose edhe mund të kesh shumë miq që sillen rreth teje derisa ti sillesh rreth vetes.

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page