![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_694cf8ffd83949b085c66fe08fd5c005~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_694cf8ffd83949b085c66fe08fd5c005~mv2.png)
Ishte në klasë të gjashtë apo të shtatë kur angazhohej në Shtëpinë e Pionerit,në Vlorë ato qendra ku zhvilloheshin embrionet e talentnteve të reja. E në vitet 1948- 1949 Fitim Haxhiraj ishte vetëm shtatë vjec kur ai shpërthente me vallëzimin, recitimin dhe aktrimin, një treshe muskëtjerësh në artin performancë.
Kisha kohë që doja të sillja një portret të mikut tim vlonjat Fitim Haxhiraj, këtij artisti virtual të skenës shumëplanëshe në Vlorën e bukur. Por sa e vështirë është të shkruash për miqtë e tu! Të duket sikur tejkalon masat e një shkrimi portretik dhe…. ndalon së shkruari për mikun tënd. Por vinë momente që të hapin qiellin e largojnë retë e zeza e të bardha dhe portreti merr virtualisht pamjen e tij të plotë.
E unë mund të shkruaj për shumë intelektualë që kanë pasur fatin si në jetën e Fitim Haxhiraj si për shembull vllezërit Cilka që kanë qene të urbanizuar në Kavajë, tre djem të shkrimtarit Skënder Cilka, i cili ishte martuar qysh herët me nje zonjë ceke, por dua të ndaloj tek jeta e artistike e mohuar e këtij burri vlonjat , koreografit virtual e pjesmarrës i paepur në jetën artistike të Vlorës.
Ky burrë nuk është gjë tjetër vecse, një talent I lindur për art. Paralelet e jetëve të cunguara janë të vërteta aq sa është e vërtetë dhe Vlora, ky kryeqytet i jugut bregdetar të Shqipërisë.
Kur Fitimi vazhdonte shkollën fillore, udhëheqës çete ishte Duro Mustafaj, që më pas qe kryeredaktori i gazetës prestigjioze “Drita” dhe qe ai që spikati recitimin e shkëlqyer të vogëlushit Fitim dhe që ky vogëlush fitoi konkursin e recituesve.
Duke qenë me origjinë nga fshati Armen i Vlorës vend i burimeve nëntokësore, ai dukej sikur rritej me ato afshe rinore që e ndriconin botën e tij ashtu sic laget ky fshat nga dy luemnj, nga Vjosa dhe Shushica. Dhe jo vetëm kaq por i ati ishte një valltar virtuoz plot energji . Ashtu si djalë I këtij babai Fitimi mendonte se do të ecte në shinat e një të ardhmeje të bukur ku do të shpërthente, edhe Fitimi ynë nuk mundi ta gëzojë atë të ardhme sepse martesa e tij sipas luftës së klasva në monizëm e preu me një thikë të madhe cdo lloj parashikimi ogur mirë për një të ardhme artistike të tij.
![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_baa21f2ee2834808af97a39ce69b7c9f~mv2.png/v1/fill/w_980,h_784,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_baa21f2ee2834808af97a39ce69b7c9f~mv2.png)
Aneta Baba, mësuese nga Shkodra i ka dhënë mësim në fshat duke I mësuar fillimet e artit teatror, atë të koreografisë e të ndërlidhura strukturalisht me atë të deklamimit artistik. Mbaroi shkllillën shtatëvjecare “Naim Frashëri”. Ai ka pasur mësuese motrën e aktores Drita Pelingu dhe gjatë karierës së tij të pa ndaluar ai ishte mik me aktorët e shquar durrsakë që nuk jetojnë më Vangjel Heba, Gulielm Radoja dhe Fadil Hasa. I pa epur ka qenë Fitimi në emisionin e organizuar nga Radio Vlora me titullin “Ora gazmore” dhe të mos harrojmë se dhe me artistin e madh Kujtim Spahivogli pa ka pasur njohje.
Megjithë këtë larmi aktivitetetesh artistike të spikatura ë mohura nga Partia shtet, si koreograf, aktor, regjizor, orator i përsosur, ai nuk mundi të mërzitej por gjeti forma të ndryshme për një mbijetesë artisyike [packa ndryshe nga ato të zemrës së tij.
Ai ndjek me vëmnendjen e një djali të ri ngjarjet politike dhe social kulturore jo vetëm në Vlorë dhe është në kontakt me shkrimtarë e studjues mbarë Shqipërsië e jashtë saj. Ja si shkruan ai për mikun e tij të rinisë Eshref Ymeri:
: “Çudia më e madhe paradoksale dhe e paimagjinuehme e Akademisë së Shkencave dhe pseudointelektualëve të lëbyrtë ndodh në vendin tonë. Vetëm tek ne ndodhin çudira, sepse lihen në harresë të qëllimshme, anashkalohen me njëhhtje të plotë vlerat kombëtare dhe ngrihen në piedestal antivlera. Po Dielli nuk mbulohet me shoshë. miku im Eshref Ymeri.
Do apo s’do shteti, akademia,apo pseudoakademikët, miku im Eshref Ymeri qëndron në majën e Panteonit të Kombit! Urime miku im për këto vlera të mëdha gjuhësore, shkencore dhe histoike që i u ke lënë brezave. Të faleminderit dhe mirënjohje për dy dhuratat e vyera që më ke dhuruar, veçanërisht libri “Shqiptarët përballë politikës rusomadhe” është për shijet e mia që, tek e lexoj, po e shijoj me kënaqësi të jashtëzakonshme, Je mjeshtër i fjalës dhe mendimit të bukur logjik, miku im. Urime me vepra të tjera madhore!”
Dhe nuk vonon dhe Prof. Eshref Ymeri pasi ka lexuar shkrimin brilant të Prof. Dr. Fatmir Terziu Kushtuar Fitim Haxhiraj shkruan:
I dashur Profesor Fatmiri,
Urime nga zemra për Esenë e shkëlqyer që i keni kushtuar mikut tuaj dhe timit, artistit të talentuar të koreografisë, zotërisë së nderuar Fitim Haxhiraj, të cilin, diktatura e egër e kryeservilit dhe kryeargatit të serbollavizmit Enver Hoxha, njeriut me emrin “askushi”, siç e quajti Mustafa Kaçaçi në Konferencën e Labinotit të vitit 1943, nuk e lejoi ta shpërthente talentin e vet në skenat e artit të këngës dhe valles shqiptare. Fitimi ka një meritë të jashtëzakonshme, si një moderator shembullor i krijimtarisë së bashkëshortes së tij të shtrenjtë, shkrimtares, poetes dhe publicistes së shquar Vilhelme Haxhiraj.
Me shumë respekt.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 23 maj 2022
Por le të kthehem në portretin e Fitim Haxhiraj, Shoh flokët e tij dikur aq të dendur që rrinë përpjetë sikur duan të marrin pjesë në “mosbindjen vetjake” për veprimet e pamatura të partive e pushteteve partiake lokale. Ai është një kryengritës, ai është një zgalem që cohet fluturim atehere kur dallgët e jetës ngrihen më lart se zakponisht. Mosha e tij nuk është tregues.
Dhe ja tani një fragment nga eseja e mrekullueshme e Prof. Dr Fatmir Treziu kushtuar virtuozit të të gjithë kohrave Fitim Haxhiraj:
Ky është i mirënjohur. Është Fitim Haxhiraj. E njohin si koreograf, masovik lirik, drejtues artistik, skenarist, aktivist, Njeri i Mirë dhe folës fisnik. E njohin shumë, por pak flasin për një të tillë. Se e shkruara diku nga ngecur. Për të është heshtur. Ai ka qenë në tërësinë e vlerës. Dhe kjo ka ndodhur që në krye të herës. Çfarë është ende për të ardhur? E ardhmja nuk shkruhet, fundi nuk dihet ende. Në një botë që është e hutuar dhe e trazuar si një det me ujë të vluar. Ne kërcejmë përpara në njohuri, por mbetemi prapa në njerëzimin tonë.
Nuk kam më fjalë, se duhet të ngrihem e të rishkruaj prapë për një mal.
Comments