top of page

NGA BANKAT E SHKOLLËS


MATURA E VITIT 1965 – NGA BANKAT E SHKOLLËS, NË KREMTIMIN E 50 VJETORIT

Nga Prof Dr LUTFI ALIA

Nё qershorin e kaluar, u kalua njё gjysëm shekulli, (plotё 58 vite) nga dita kur përfunduam shkollën e mesme dhe morëm deftesën e maturës, qё ishte dhe liçenca pёr tё hyrё nё jetёn tonё tё pavarur. Njeri pas tjetrit, i kaluam tё katёr vitet e gjimnazit. Ishin vite tё bukura, hiroshe dhe intensive. Nё atё spacium tё shkurtёr kohe, kolektivi i klasёs sonё iu pёrkushtua mёsimeve, ndёrtoi raporte miqёsie, krijoi pёrvojё tё pasur rinore dhe hapi perspektivat e jetёs. Kanё kaluar 58 vjet, nga ai qershori i 1965, por ajo periudhё mbetet e pashlyer nё memoriet tona e sa herё e kujtojmё, ndjehemi krenarё si maturanta tё Gjimnazit “Qamil Guranjaku”.

Nё vitin 1961 kur filluam gjimnazin, ishim 40 adoleshenta, 14 vajza e 26 djem, që na bashkoi nё njё klasё, dëshira e jonë dhe e prindërve tanë për të na arsimuar, ndёrsa disa nga shoqet dhe shokёt e shtatёvjeçares nuk patёn mundёsi tё vazhdonin mё tej shkollёn. Ne ishim djem e vajza nё moshёn delikate tё adoleshencёs, periudhё qё shprehej me ndryshime nё zhvillimin tonё fizik dhe atё psikoemocional, kёsisoj vitet e gjimnazit ndikuan nё pjekurinё dhe formimin tonё arsimor e na pёrgatitёn pёr tё hyrё nё fazёn e pjekurisё ligjore. Tё gjithё ishim banorё tё lagjeve veriore tё qytetit, tё shtrira mbi bulevardin kryesor, qё e ndante nё dy pjesё Elbasanin tonё tё bukur. Shumica ishim nga lagjet Spahikore, Sulejmania dhe Haxhias, tё tjerёt vinin nga lagjia e Kalasё, nga Pusi qё Lahet Vetё, Buza e Zaranikёs dhe nga Arat e Sul Domit. Bashkёmoshatarёt tonё, qё banonin nё gjysmёn e poshtёme tё qytetit, frekuentonin gjimnazin “Qemal Stafa”. Kolektivi i klasёs sonё i pёrket gjeneracionit, qё ishim lindur nё 2 – 3 vitet e para pas çlirimit, si kuptohet i kishim ndjerё e pёrjetuar vёshtirёsitё ekonomike tё asaj periudhe, fillimisht reciprokun e triskat, mё pas blerjen me lista nё dyqanet e ushqimeve dhe nё vazhdim tollonat. Ishim njё kolektiv nxёnёsish tё thjeshtë nё tё gjitha aspektet, të dashur dhe të sinqertë, tё zellshёm e tё disiplinuar, çapkёna dhe hokatar, nga njёherё rrёmujaxhinjё, rrallёherё zhurmёmёdhenj, por dhe miqësor e kolaborativ, që komunikonim e nderonim njeri tjetrin me respekt të admirueshëm. Ne ishim njё kolektiv djemsh e vajzash, qё mbetëm për herë miq të mirë.

Ato katёr vite gjimnazi, qё i pёrjetuam sё bashku, janё pjesa më e bukura e jetёs sonё.

Ishin vite plot vitalitet e dinamizëm rinor, tё mbrujtura me miqësi, me dituri dhe kulturё, ishin vite me aktivitete intensive didaktike, kulturore e shoqёrore, qё ndikuan nё arsimimin tonё, si dhe nё formimin e personalitetit e tё karakterit tё sejcilit nga ne. Sociologёt dhe psikologёt ndeshin vёshtirёsi pёr ta pёrkufizuar e skematizuar moshёn e viteve tё gjimnazit, pasi kjo periudhё e jetёs ёshtё njё tranzicion i ndёrlikuar, qё pёrkon me kalimin nga puberteti dhe adoleshenca, nё rininë e parё plot vitalitet.

Vitet e gjimnazit janё njё periudhё shumё komplekse. Ne ishim nё njё moshё, qё ende pranonim kujdesin dhe tutelёn e prindёrve, por ishim dhe nёn ndikimin e rritjes intensive dhe zhvillimit tё intelektit, qё na nxisnin tё arrinim pavarёsinё emocionale, tё fitonim “liri iniciative”, pёr çka na pёlqente tё dukeshim tё rritur e tё sigurtё, anì se ende ishim “njomёshtakё”. Pёrcaktimi i kufirit tё adoleshencёs, nё njё farё mёnyre ёshtё arbitrar, pasi shprehet me shumё aspekte, qё ndryshojnё nga individi nё individ, ndryshe nё vajzat dhe ndryshe nё djemt, ndikohet nga statusi familjar, por varet dhe nga impakti i shkollёs dhe i shoqёrisё.


Si kriter pёrcaktues i kapёrcimit tё fazёs tё adoleshencёs, merret pjekuria emocionale dhe sociale, e “deklaruar” zyrtarisht ditёn kur merret deftesa e maturës, qё dёshmon se nxёnёsi ёshtё pjekur, ka arrijt aftёsimin arsimor dhe kulturor, ka formimin idividual tё personalitetit dhe tё karakterit, ka fituar eksperiencё, ёshtё i gatshёm tё luaj rolin dhe tё marri pёrgjegjёsitё e tё rriturit dhe i aftё tё ndjeki rrugёt e jetёs nё mёnyrё tё pavarur. Kёtё fazё komplekse tё jetёs rinore, kolektivi i klasёs sonё e kapёrceu me dinjitet e nё kёtё arritje, ishte i pamohueshёm roli i familjeve tona dhe i pedagogёve tё apasionuar e tё “rreptё” tё gjimnazit “Qamil Guranjaku”, qё na edukuan e na udhёhoqёn nё kёtё rrugё, tё cilёn dhe ne e pёrballuam me impenjim intensiv nё mёsime, me shoqёrizim tё admirueshёm dhe me pёrgjegjёsi. Nё se njё grup psikologёsh, sociologёsh dhe antropologёsh, do tё kishte jetuar ato vite bashkё me kolektivin e klasёs tonё, do tё kishin kuptuar si u rritёm dhe si u formuam ne dhe nё konkluzionet e nё klasifikimin e fazave tё jetёs, pas adoleshencёs (tё kulmuar me pjekurinё seksuale), pa hezitime do tё kishin shtuar fazёn e parё tё maturimit rinor, tё pёrcaktuar me moshёn 18 vjeç, qё shёnon pragun e parё tё burrёrimit, tё ligjёruar me letёrnjoftimin (kartёn e identitetit). Nё vitet e gjimnazit, ne u rritёm jo vetёm fizikisht, por dhe intelektualisht e moralisht, u arsimuam, formuam personalitetin dhe karakterin tonё me moral tё lartё individual dhe shoqёror.

Klasa e jonё ishte si njё ekuipazh i kompletuar, qё udhёtonte nё tё njёjtёn anije, sejcili nё rolin e vet, duke bartur mbi vehte copa jete, fragmente kohe, edukatёn dhe kulturёn familjare, normat etiko-morale personale dhe shoqёrore, aftesitё intelektuale, gёzimet dhe çaste hidhёrimi, sukseset dhe dёshtimet, na shoqёronin pёrvoja, mbresat, kujtimet, dёshirat, ёndёrrat e shumta (jo rrallё tё thyera nё mёnyrё tё pamёshirёshme), si dhe ndjenjat e bukura tё dashurisё sё herёshme. Nё ecurinё nga viti i parё nё vitin e katёrt tё maturёs, u rritёm dhe e ndjemë potencёn e pjekurisё, qё konsolidohej gradualisht, duke na ndihmuar t’i pёrgjigjeshim pyetjeve retorike tё moshёs sё adoleshencёs dhe tё rinisё sё parё: “Kush jam unё?” “A do ta nderoj vehten dhe prindёrit?” “Çfarё perespektive do tё kem nё jetё?” “Nё cilin fakultet do tё studioj”, madje nё vitin e katёrt, nё mёnyrё autokonspirative, filluam tё pyesim vehten:“Kur do tё fejohem dhe kur do tё martohem” etj, etj.

Vitet e bukura tё gjimnazistit i pёrjetuam si muzika e njё simfonie rinore nё katёr kohё, si simfonia e 5-tё e Beethoven-it (simfonia e fatit: Allegro con brio, Allegro, Andante con moto, Allegro finale). Nё melodinё e simfonisё tonё “tё pambaruar”, nё 4 vitet-kohёt, jeta e jonё rrodhi si njё melodi me tingёllimё tё fuqishme, qё shprehu potencёn tonё rinore, impenjimet e guximёshme, energjinё, emocionet, ndjenjat e miqёsisё tё sinqertё, dёshirёn e madhe pёr t’u arsimuar, por dhe pёrpjekiet e mundimet tona, pёr tёpёrballuar forcat e kundёrta tё fatit.

Pasi trokitёm nё “portёn e fatit” tё vitit tё parё tё gjimnazit, vazhduam me kurajo dhe entusiazёm ecurinё nё vitin e dytё, tё tretё e tё katёrt, kësisoj e ndёrtuam fatin tonё dhe arritёm triumfues nё finale, në provimet e maturёs. Ashtu si simfonia e fatit e Beethoven-it edhe simfonia e jonё rinore ishte optimiste dhe ne dolёm fitimtar. Duke analizuar nё retrospektivё ato vite tё bukura dhe tё vrullёshme rinore, zgjova shumё kujtime dhe mbresa tё pashlyera pёr shoqet e shokёt e mi bashkudhetarё nё atё shtegёtim katёr vjeçar, andaj vendosa, qё disa nga aspektet mё tё rёndёsishme tё jetёs sonё t’i rrёfej nё kёtё shkrim.

Shkolla e mesme 11 vjeçare “Qamil Guranjaku”.



Ishte shkollё e konsoliduar dhe me tradita. Programi mёsimor katёr vjeçar i gjimnazit, ishte i kompletuar e tepёr impenjativ, i strukturuar me njё bashkёsi lёndёsh, qё garantonin nivel tё lartё pёrgatitje. Nёse nё programin mёsimor do tё ishin latinishtia dhe gjuha greke e vjetёr, gjimnazi ynё nuk do tё kishte asnjё diferencё me liceun shkencor mё tё mirё tё vendeve perёndimore. Pedagogёt tonё ishin me eksperiencё, shumё kёrkues, madje tё rreptё. Nё veçanti, ne admironim drejtorin e gjimnazit, Jovan Beça, intelektual dinjitoz, serioz e miqёsor. Nё opinionet tona rinore, drejtorin e imagjinonim njё figurё e largёt dhe autoritare, por kur e njohёm mirё, e kuptuam se ai ishte drejtori dhe edukatori mё i mirё, pedagogu modest, respektues e miqёsor. Nё ato vite tё largёta 1961 – 1965, marrёdhёniet mёsues – nxёnёs ishin tё “ngurta”. Autoriteti i mёsuesit kёrkonte distancё, nuk pranonte konfidencё. Kёto raporte diktoheshin nga pedagogjia tradicionale shqiptare, por nё vitet e mё pasme u modifikuan dhe u “revolucionarizuan”, ose per t’u shprehur me saktё, disa nga vlerat e asaj shkolle u prishёn. Mёsuesit tanё ishin autoritar, serjozё dhe pedantё, por jo tё ftohtё dhe as indiferenta me nxёnёsit. Puna fisnike e mёsuesve na impononte nderim, bindje me respekt. I pёrshёndesnim me mirёsjellje. Ne iu drejtoheshim: Zotni mёsues e Zonja mёsuesve, pasi pёr ne ishin “zotat”, qё na jepnin dituri.

Njё vend tё veçantё nё jetёn tonё kishte mёsuesi kujdestar. Pёr katёr vitet e gjimnazit, mёsuesi pёrgjegjёs i klasёs sonё ishte Kosta Retos, pedagogu i rreptё i kimisё. Mёsues Kosta ishte fjalpak, por autoritar dhe vendimtar me ndёrhyrjet e tij humane dhe pedagogjike. Na qortonte me njё vёshtrim tё rreptё, na lavdёronte me njё buzeqeshje. Jo rrallё ndodhte, qё gabimet tona dhe rezultatet e dobёta nё mёsime, ua fshehnim prindёrve, jo nga frika, por nga turpi. Nё kёto situata dёshprimi, na ndodhej pranё mёsues Kosta. Ai nuk na trajtonte si adoleshenta problematikё, tё paaftё dhe te pakorigjueshem, por miqёsisht e me shumё kujdes kёrkonte tё zbulonte shkaqet e gabimeve tona, tё kuptonte botёn tonё, na ndihmonte me kёshilla e nё mёnyrё tё veçantё, i zgjidhte kёto situata tё komplikuara nё takimet me prindёrit tanё. Gjatё viteve tё gjimnazit, ne patёm fatin tё arsimohemi dhe te edukohemi nga njё kolektiv dinjitoz pedagogёsh, tё cilёt na dhane dituri, na edukuan dhe insistuan ne formimin tonё intelektual. Ata na bёnё tё njohim jetёn dhe botёn ndryshe. Meritojnё t’ua prezantoj mёsuesit tonё: Jovan Beça, Nexhmie Bordi, Karmelina Papleka, Kosta Retos, Ferdinand Shkalla, Fatmir Selita, Nazif Shmili, Shemsi Totozani, Agron Frasheri, Bulent Tela, Kadri Shupeja, Sytki Ҫerekia, Kosta Panxhi, Jorgo Kanazakis, Kost Hyka, Xhavit Saraçi, Fatush Kovaçi, Ndriçim Beluli etj, tё cilёt mbetёn figura tё nderuara pёr te gjithё ne, nё ato katёr vite gjimnazi.

Nderimi i jonё pёr mёsuesit ishte i pastёr, i sinqertё, madje mbetet edhe sot i pandryshuar.

Me metodёn pedagogjike qё aplikuan ato, kuptuam se mësuesit nuk ishin antitezë e nxënësit, por ishin udhëheqësit tonё. Nё vitet e gjimnazit mësuam dhe u bindёm mёsuesve urtёsisht, pa frikë, pa na bёrtitur, pa dacka, pa çok dhe pa tё goditurat me vizore nё pёllёmbёn e dorёs, qё ndonjёri prej shokёve, apo shoqeve tona, i kishte provuar nё shkollёn shtatёvjeçare. Ne mësonim dhe nuk ishim tё shtrënguar të mësonim. Në ato vite gjimnazi, kishim mësues dhe jo urdhërdhënësa, kishim edukator e tek ata gjenim autoritetin e dijes, tё kulturёs e tё edukatёs dhe jo të zgjidhjeve me dhunё, pavarësisht se e çfarё natyre mund të ishte dhuna: e lehtё apo e rёndё, psikologjike apo fiziko – nervore. Ne e urrenim dhunen pasi ёshtё shprehje e pseudo-kulturёs. Shkolla tё arsimon dhe tё pais me dituri, por tё jep dhe edukatё, zhvillon tek nxënësi mirёsjelljen, qetësinë, natyrën e shtruar, vëmendjen dhe respektin. Për ne, qё ishim djem e vajza me botë ende të paçelur dhe njё pjesё me edukatë larg të qënit në lartësinë e një jete të vërtetë qytetare, këto mësime ishin të thella e me vlera, pavarёsisht se ne nga njё herё i nёnvleftёsonim.



Mёsuesit tonё ishin autoritar, por dhe komunikues, ishin profesional, depërtues e mbreslёnёs në natyrat tona të buta, ishin modele pёr tu imituar dhe ne pёrpiqeshim tё bёheshim dishepujt e tyre. Nё kёtё atmosferё pedagogjike, ne u rritёm, u edukuam dhe u arsimuam. Gjatё kёtij udhёtimi katёr vjeçar, disa nga shoqet e shokёt e klasёs tonё, nuk mundёn tё pёrballojnё intensitetin e mёsimeve dhe mbeten pas. Njё grup tjetёr, kur pёrfunduam vitin e tretё, si Aishe Myftiu, Durim Muzhaqi, Bujar Demeti, Nexhip Alla, Shpresa Bena, Drita Nasufi, Janulla, Bardhyl Metani, F. Dunga, Skender Shyti, u transferuan nё shkolla profesionale.

Nё ato vite, shkollat e mesme prefesionale preferoheshin, sepse jepnin pёrgatitje teknike, kesisoj ndёrrimi i shkollёs, shoqeve e shokёve tonё iu garantoi punёsim tё shpejtё. Po atё vit, Veronika Todri dhe Mirketa Çobani, shkuan nё Institutin e Lartё tё Arteve, nё degёn e dramaturgjisё dhe u bёnё dy artiste tё njohura teatri dhe filmash. Nё vitin 1997, Veronika Todri pёr aftёsitё e larta aktoriale, u nderua me çmimin “Aleksander Moisiu”, ndёrsa nё vitin 2001 iu dha titulli “Nderi i Elbasanit”, vlerёsime kёto, qё na bёjnё tё ndjehemi krenar pёr shoqen tonё tё klasёs. Po atё vit, Bilbil Ciro, Tomorr Arapi dhe Isuf Qosja, e lanё gjimnazin dhe vazhduan studimet nё shkollat e larta ushtarake, ku u diplomuan oficera dhe bёnё karrierё dinjitoze nё ushtri. Me largimin e kёtij grupi tё madh shokёsh e shoqesh, ne mbetёm 24 maturanta e sё bashku arritёm nё provimet e maturёs, qё i kurorzuam me suksese, madje vazhduam dhe studimet universitare.

Kush ishim ne maturantёt e vitit 1965?

Ishim vajza e djem tё thjeshtё. Vetёm 5 prej nesh ishin fёmijё nёpunësish, tё tjerёt ishin nga familje puntorёsh. Nё vitin e parё tё gjimnazit i mbanim librat nё çanta bezeje, pёrjashto Vason, qё kishte çantё lёkure. Nё vitet e tjera, librat dhe fletoret e mbёshtjella me faqe revistash, i mbanim lidhur me njё llastik, pёr tё treguar se ishim “rritur” dhe ishim origjinala me kёtё “modё tё re”.

Visheshim shumё thjeshtё e shumica nuk kishim kapota pёr periudhёn e dimrit. Ne djemtё ishim tё detyruar t’i qethnim flokёt shkurt, madje karrè. Nё vitin e dytё filluam tё ndjekim modёn e asaj kohe, mbanim balluke “kalipso” dhe i lyenim flokёt me brilantinё, por shpejt e braktisёm, pasi nuk gjenim mё brilantinё nё dyqane. Dhe vajzat e klasёs sonё visheshin thjeshtё dhe flokёt i mbanin tё te lёshuara, disa i prisnin tё shkurtёra, sipas modelit Mina,vetёm Janulla i bёnte flokët gёrshet, me një model gjysëm tradicional e gjysëm modern.

Nё shkollё shkonim nё grupe sipas lagjeve dhe tё gjithё bashkoheshim nё rrugёn “Rinia”, e shtrirё krah shkollёs sonё . Ne ato vite nuk ekzistonin autobuzat urbanё.

Pasi rrjeshtoheshim nё sheshin e pasёm tё shkollёs, hynim nё rradhё nё klasat tona. Bankat ishin pёr dy nxёnёs, por me qё ne ishim shumё, rrinim nga tre nё njё bankё, sigurisht uniseks, vetёm djem e vetёm vajza, ndёrsa nё vitin e dytё, me insistimin e mesuesve u emancipuam dhe filluam tё rrinim djem e vajza bashkё. Kadri Çopja ishte i pari, qё u ul nё njё bankё me vajzat, rrinte nё mes tё Engjёllёs dhe Lolёs.

Kujdestari i klasёs sonё, pёr tё katёr vitet e gjimnazit ishte Paskal Papajani, nxёnёs shumё i mirё, fjalё pak e me autoritet shoqёror. Detyra e kujdestarit i pёrshtatej Paskalit, jo vetёm per rezultatet e mira nё mёsime dhe sjelljen shembullore, por dhe se ishte djali mё shtatmadh.



Sekretari i rinisё ishte Reshit Trungu, miqёsor dhe i respektueshёm, por autoritar dhe kёrkues nё mbledhjet e rinisё. E respektonim dhe e nderonim dhe kur na kritikonte pёr çapkёnllёqet tona, apo kur merrnim nota jo tё mira.

I pari i klasёs absolut ishte Vaso Qano, nxёnёsi i shkёlqyer dhe shembullor, pёrherё i vleresuar me notёn maksimale, i shquar pёr sjelljet me edukatё dhe me shumё kulturё. Kurrё nuk pёrdori fjalё banale e fyese, nuk dinte tё fliste ashpёr, por gjithmonё me butёsi, me etiketё dhe me dashamirёsi. Vaso ishte aktiv dhe nё aktivitete jashtshkollore. Bёnte pjesё nё grupin e teatrit tё shkollёs dhe nё orkestrёn e Shtёpisё sё Kulturёs, ku luante nё violençel, nё fizarmonikё dhe nё kontrabass.

Gjatё katёr viteve tё gjimnazit, unё dhe Vaso ishim shokё banke.

Tё gjithё ne mёsonim, por rezultatet vareshin nga intensiteti i studimit dhe nga aftёsitë individuale. Ishim djem e vajza tё zellshёm, por nuk ishim tё pёrkryer. Nuk ka pse tё shtiremi dhe tё mburremi duke thёnё: “Nё gjimnaz isha nxёnёse apo nxёnёs i zellshёm e i sjellshёm”, pasi askush nuk beson. Nё rrёfimet tona pёr ato vite, nuk ka vend pёr “Belulin”, as tё shtiremi moralista me autolёvdata para fёmijёve, duke deklaruar: “Kur unё isha nё gjimnaz, isha më i miri i klasës …”

Ne ishim djem e vajza me virtyte dhe me vlera, por kishim dhe mangёsi dhe difekte. Mёsonim, por natyrisht nga njё herё neglizhonim, pёr pasojё mёsuesit na vinin notёn katёr, çka na dёshpronte ne dhe prindёrit tonё, por krijonte keqardhje dhe reagim dhe ndёr shokёt e shoqet e klasёs.

Ndodhte tё bёnim zhurmё gjatё mёsimit, kёsisoj nuk i shpёtonim qortimeve dhe ndёshkimeve. Dhe jasht shkollёs, nga njё herё bёnim çapkёnllёqe e “zullume”, nё ndonjё rast ishim tё ekzagjeruar. Probleme kishim nё raportet me tё tjerёt jasht shkollёs, ku pёr shkak tё mungesёs tё tolerancёs, ndonjё rast perfundoi me grindje, pasi disa djem ngacmuan me fjalё gocat e bukura tё klasёs sonё. Nga djem tё urtё dhe tё bindur, Bikja dhe Tomi shndёrroheshim nё “trima tё zjarrtё” kur dikush e tepronte me ngacmime.

Vitet e gjimnazit, pёrkojnё me tranzicionin nga adoleshenca nё rininё e herёshme, njё periudhё delikate, gjatё sё cilёs fillon tё shprehet autostima. Ështё interesante, por e vertetё, se autostima me shpejt u shpreh tek vajzat, qё prezantoheshin serjoze, dinjitoze, autoritare, ndёrsa tek ne djemt erdhi mё vonё, andaj nё raportet mes nesh e me tё tjerёt, kryenim ndonjё “marrёzi” adoleshenciale, qё cёnonte sjelljet tona shoqёrore.

Nё klasёn tonё, raportet djem-vajza ishin miqёsore, serioze, tё sinqerta, me respekte reciproke, por mes nesh ekzistonte dhe njё “mur ndarёs”, qё ishte ndrojtja, ndjenja e “turpit”, sidomos tek vajzat, tё cilat ishin tё rezervuara, tё distancuara e nuk krijonin konfidenca me ne djemtё.

Gjatё pushimit tё madh, zakonisht vajzat rrinin tё veçuara, por edhe kur rrinin me ne, nuk mund tё zhvillonim biseda tё “turpёshme”, p.sh nuk mund tё diskutonim pёr ndjenja dashurie, apo tё tregonim barcaleta me ndonjё fjalё tё ekzagjeruar, apo banale.

Dikur njё djalё nuk mund tё rrinte nё njё bankё me njё vajzё e kёtё mentalitet e kapёrcyem shpejt, por kishte dhe pengesa tё tjera, tё tipit social – kulturor, tё lidhur me traditёn patriarkale familjare, qё na shoqёroi “tinёzisht” nё vitet e gjimnazit, madje na ndoqi pas dhe nё universitet. Kёto ishin pengesa tё “padukёshme”, qё kishin krijuar njё bllok psikologjik, njё hendek virtual kulturor, qё na ndante ne djemtё nga vajzat. Natyrisht kjo situatё nuk ishte mbizotёruese, ndeshej rrallё, por dhe ne djemtё nuk ishim puritanё.

Rinia e ditёve tё sotme, kur tё lexoi kёto rrёfime, do tё thotё: “Ju paskeni qenё kolektiv fanatik!”. Natyrisht ky paragjykim nuk ёshtё i drejtё, pasi pёr kohёn qё i referohem, pra pёr vitet 1961 – 1965 ne ishim nxёnёsa aktiva, qё kontribuam nё progresin kulturor dhe emancipimin e jetёs shoqёrore. “Ndrojtja – turpi” i asaj kohe ishte vlerё shoqerore, por bartёte nё vetvete dhe njё konservatorizёm atavik, qё ngadalёsonte ritmet e emancipimit e tё shoqёrizimit.

Ndёrsa shprehem pёr kёtё aspekt delikat kulturor, m’u kujtua thёnia e L. Bovio: “Turpi ёshtё inteligjenca e femrave”. Pa diskutim ndjenja e turpit ёshtё mençuri dhe virtyt i femrave, por kur ёshte i ekzagjeruar, i drejton nё individualizёm tёpёr vetmitar e tё egёr, i mbyll nё vetvete.

Sipas mitit te Prometeut, Zeusi, pёr t’i dhёnё fund mosmarrёveshjeve tё njerёzve nё organizimin e komuniteteve, e urdhёroi Hermesin, qё ndёr pengesat e tjera, tё shkatёrronte dhe “turpin”, pra e diktoi tё vepronte pёr emancipimin e shoqёrisё tё asaj kohe.

Ndrojtjen – turpin, femrat shqiptare e kishin pёrjetuar me shekuj, por shkolla dhe formimi kulturor i ndihmoi tё emancipohen dhe tё integrohen denjёsisht nё jetёn shoqёrore. Kolektivi i vajzave tё klasёs sonё, kontribuoi dhe u bё pjesё integrale e emancipimit tё femrave shqiptare.

Nё klasёn tonё mbretёronte njё miqёsi e pastёr dhe e sinqertё. Flisnim e bёnim shaka me njeri tjetrin, por nuk e kapёrcenim pragun normave tё edukatёs e tё tolerancёs shoqёrore. Kёshtu psh, askush nuk guxonte t’i bёnte komplimenta te ekzagjeruara, ta ironizonte me qёllim te keq, apo tё ecnin bashku me dorёn krahaqafe, ose dore mё dore si rinia e sotme, pasi nё ato kohё, kёto sjellje ishin sakrilegje. Kёto pengesa u kapёrcyen, vetёm kur vetё vajzat i shembёn kёto tabu.

Ne kaluam katёr vite bashkё, por vajzat e klasёs i njohёm pak, sidomos botёn e tyre tё brendёshme, ndёrsa vajzat na njohёn shumё mirё. Ne nuk shtireshim, ishim tё çiltёr, tё hapur, pa paragjykime dhe flisnim pa ndrojtje, ndёrsa vajzat flisnin mё pak, ishin tё rezervuara e tё mbyllura, megjithatё ishin shumё tё afta pёr t’i kapur dhe interpretuar fjalёt dhe sjelljet tona.

Nё ato vite tё adoleshencёs, nё shpirtёrat tonё delikate shpёrtheu dhe ndjenja e dashurisё. Nuk e kam fjalёn pёr dashurinё shoqёrore, miqёsinё, nderimin dhe respektin e sinqertё pёr njeri tjetrin, por i referohem dashurisё sё vёrtetё, asaj qё i ndez instinktet dhe emocionet, qё i trazonte shpirtat tonё tё ndjeshёm rinor . Djemt dhe vajzat e klases tonё nuk i shpёtuan kёtij “zjarri”.

Dashuria vjen nё menyre instinktive, nuk mёsohet nё shkollё. Tё gjithё ne e pёrjetuam kёtё ndjenjё tё bukur, delikate dhe eksplozive, por shumica e kaloi nё mёnyrё platonike, nё heshtje, e mbajten tё ndryme brenda vetvehtes. Ndonjё djal apo vajzё e klasёs sone, mund tё kishte sentimente pёr ndonjёrin apo ndonjerёn, por nuk i shprehu. Nё ato vite, tё flisje publikisht pёr dashurinё ishte tabu, ishte e pamundur tё tregohej rreth kёsaj ndjenje sublime.

Ne djemtё rrallё herё konfidonim me njёri tjetrin pёr ndjenjat tona, por me shumё rezerva, sejcili e mbante sekret brenda vehtes, nё rast te kundert mund te behej subjekt ngacmimesh nga shoket e shoqet, ndersa vajzat ishin ekstremisht konspirative, ishte e pamundur te zbuloje ndjenjat e tyre.



Nё fak dashuria ёshtё njё sekret intim, ёshtё ndjenje private, qё u pёrket vetёm dy tё dashuruarve, por kёto ndjenja janё shpёrthyese e nuk i shpёtojnё syrit tё tjerёve, kuptoheshin menjёherё se i kishte zёnё qymyri, andaj jo rrallё, nё ato vite bёheshim objekt interpretimesh e thashethemesh.

Mjaftonte tё shihnin nё bisedё intime me njё vajze apo me njё djalё e thashethemet e “dashurise” mbushnin jo vetem shkollёn por dhe tёrё Elbasanin.

Ne djemt shprehnim simpati dhe admirim pёr bukurinё fizike dhe karakteriale tё shoqeve tona tё klasёs, por kёto vlerёsime nuk shprehnin ndjenja dashurie, madje asnjё nga djemt nuk u shpreh se dashuronte ndonjerёn nga vajzat e klasёs. Kёto ndjenja simpatie, vajzat e klasёs sonё i dinin, pasi dikush nga djemt ishte “spiuni”, qё u rrefehente atyre pёr opinonet tona.

Ndryshe nga ne, vajzat ishin mё tё pjekura, mё tё avancuara, mё praktike. Konfidoheshin me njera tjetrёn, tregonin, komentonin pёr ne, por i mbanin mbyllur brenda rrethit tё tyre, ishin shumё konspirative. Si kuptohet, nё aspektin sentimental, ishim ndarё ne dy kampe: ne djemt te “izoluar”, nuk dinim çfarё flisnin vajzat pёr ne, ndёrsa vajzat i njihnin tё gjitha sekretet tona, si komplimentat dhe nofkat qё iu kishim vёnё, andaj ato vazhdimisht ishin superiore ndaj nesh.


Simpatia reciproke mes djemeve dhe vajzave tё klasёs tonё, nuk ishin ndjenja dashurie, por miqёsi e sinqertё, e ndёrtuar ne raporte barazie, nё respektin dhe besimin reciprok, nё sinqeritetin dhe stimёn pёr njeri tjetrin. Marrёdheniet qё kishim ndёrtuar nё klasёn tonё e pёrjashtonin lidhjen afektive, prandaj miqёsia mes nesh mbeti e pastёr e fuqishme e pёrherёshme.


Shumё psikologё dhe sociologё insistojnё se dashuria, nuk mund tё kthehet nё ndjenjё miqesie, ndёrsa unё mendoj tё kunderten, ёshtё plotёsisht e mundёshme, pasi ne maturantat e vitit 1965 dhe pse kishim sentimente, ruajtem nje miqesi te paster, te sinqerte, te bukur, sublime.


Nё klasёn tonё ekzistonte “kodi i nderit”. Ne i respektuam dhe i nderuam shoqet tona dhe ata na nderuan e na respektuan si miq tё mirё e nuk u dashuruam me njeri tjetrin.


Miqёsia e jonё nuk ishte maskё, nuk ishte e shtirur, ishte dhe mbeti e vёrtetё.


Ne i ishim perkushtuar me perparesi mesimeve, por dhe sjelljet shoqёrore i kishim ndertuar me thjeshtёsinё e gjёrave tё vogla, tё pёrditёshme, tё atyre qё mbushnin jetёn tonё tё gjimnazistit, por dhe nё simpatinё, nё intimitetin, nё dashurinё shoqёrore, nё respektin reciprok.


Kёtё solidarietet e shprehnim duke ndihmuar njeri tjetrin nё mёsime.


Ne dhe mёsuesit tonё.


Studionim rregullisht, madje dhe sё bashku, çka na ndihmoi tё pervehtёsonim me mirё mёsimet. Lënda e letërsisë, na pëlqente më shumë, pasi na përfshinte të gjithëve në botën e letrave. Mësimin e bënte të bukur mësuesja e talentuar Nexhmie Bordi, e cila kur spjegonte me zërin e saj të butë e kumbues, mjaftonte të tërhiqte vëmendjen tonë, duke na imponuar ta ndiqnim tё pёrqёndruar. Ajo nuk e ngrinte zërin kurrë, por ashtu si pa e kuptuar as ne vetë, në klasë mbreteronte heshtja dhe vëmendja e jonë përqёndrohej tek e folura e saj e rrjedhëshme e bukur dhe tek dora vogëlane, që rendiste në dërrasën e zezë aspektet kryesore të temёs.


Mesuese Nexhi ushtroi ndikim të madh në formimin tonë, sidomos me studimin e literaturës më të mirë botërore e kombëtare. Kështu njohem Homerin, Eskilin, Virgjilin, Danten, Shekspirin, Geten, Tolstoin, Pushkinin, Balzakun, Gogolin, Twenin, Naimin, Kadaren, Driteroin, Xoxe, Shuteriqin etj.


Pjesën e fundit të orës së mësimit ia dedikonte leximit të pjesëve nga veprat e këtyre shkrimtarëve të mëdhenj. E fillonte vetë leximin. E degjonim të mrekulluar. Lexonte sikur i këndonte frazat, si të ishte një aktore e vёrtetё teatri. Kur lexonte monologun e Hamletit, në klasë krijohej një atmosferë shekspiriane. Pasi pёrfundonte leximin e paragrafit tё parë, apo të strofës sё parё tё njё poeme, mё pas ia kalonte leximin Vasos, qё lexonte me mjeshtri admiruese e nё vazhdim impenjonte të tjerët me rradhë, Paskalin, Lolёn, Veronikёn, Engjellushen, Thanasin, Agronin, Reshitin, Agimin, etj.


Krahas kësaj metode efektive mёsimi, mёsuese Nexhi na sugjeronte t’i blinim këto libra, kësisoj të gjithë krijuam dhe bibliotekat personale me kryeveprat e letërsisë botërore dhe shqiptare.


Pёrgjithёsisht, ekziston opinioni se matematika dhe fizika, janё lёndёt mё tё vёshtira tё gjimnazit dhe pedagogёt e tyre mё tё rreptët. Në fakt ne ishim me fat, pasi pёr stereometrinё, trigonometrinё dhe algjebrёn, kishim mesuese Karmelina Papleka, e cila me mirёsinё, butёsinё dhe metodikёn e spjegimit dhe tё zhvillimit tё mёsimit, i kishte zbutur ashpёrsitё dhe vёshtirёsitё e kёtyre lёndёve. Kurrikula e gjimnazit nё ato vite ishte komplekse dhe garantonte formim tё pёrgjithshёm me nivel tё lartё arsimor dhe kulturor. Kёrkesat dhe veshtirёsitё e matematikёs ishin tё larta, por jo mё pak ishin kerkesat nga mёsuesit e tjerё nё lendёn e fizikёs me mёsuesin Bulent Tela, nё kimi me Kosta Retos, nё gjeografi me mёsuesit Kol Papajani dhe Njazi Shkembi, në letërsi nga Nexhi Bordi, nё biologji nga Kadri Shupeja, në astronomi nga Sytki Ҫerekia, ne histori nga Kosta Hyka etj.


Krahas zhvillimit tё mёsimit tradicional tё kimisё, mёsues Kosta Retos organizoi rrethin shkencor tё kimisё, qё frekuentohej nga e gjithё klasa njё pasdite nё javё. Me ushtrimet, me eksperimentet dhe me diskutimet sё bashku, plotёsonim boshllёqet dhe arrinim tё pёrvehtёsonim lёndёn, çka e kurorzuam me rezultatetë mira nё fund tё vitit arsimor. Kjo metodё mёsimi konkretizohej dhe nё mbrёmjet argetuese, ku zhvillonim eksperimente tё vogla, por spektakolare, që i pёrjetonim në një atmosferё gazmore.


Gjatë viteve të gjimnazit studiuam dy gjuhë të huaja, rusishten me mësues Fatmir Selita, lëndë që e kishim filluar në shtatëvjeçare dhe frengjishten me mësuesin Nazif Shmili, që e filluam në vitin e parë të gjimnazit e me pas vazhduam me Shemsi Totozani dhe Agron Frasheri. Vlen të theksoj se frengjishten e përvehtësuam më mirë se sa rusishten, për faktin se teksti i frengjishtes, ishte me metodik dhe me impenjativ, por ishte dhe pasioni i mёsuesve tonё, te cilet na ndihmuan duke na aktivizuarnë bashkëbisedime vetëm në gjuhë frenge. Në orën e parë të mësimit, për të na bindur për rëndësinë e mësimit të gjuhës frënge, mësues Nazifi, tregoi një bracaletë tё lezetshme: “Një ditë macja pa një mi dhe iu turr ta kapte, por miu ishte i shpejt dhe u fut në një vrimë të shtëpisë. Macja qëndroi para vrimës e pasi u mendua pak, filloi të lehtё si qen hamhamham. Miu mendoi se macja u largua, andaj doli dhe macja e kapi. Qeni që e shikoi kёtё skenë e pyeti macen: Çfarë bëre që e detyrove miun të dilte nga vrima? Macja iu pergjigj: mёsova një gjuhë të huaj”.


Mësimete gjuhëve të huaja, ndikuan në rritjen e nivelit të kulturës sonë, por na shёrbyen dhe në vitet e universitetit, për të studiuar me tekste në gjuhë ruse dhe frënge, pasi në ato vite, mungonin tekstet univeristare në gjuhën shqipe dhe përgatitia e jonë bazohej kryesisht në shenimet, që i mbanim gjatë leksioneve, që zhvillonin pedagogët tanë.


Nё lёndёn e biologjisё mёsues ishte Kadri Shupeja. Ishte autoritar dhe kёrkues. Ai kishte njё zakon, i mbante sytё gjysёm tё mbyllur e kjo pamje krijonte nje atmosfere humori mes nesh. Ditёn e parё tё mёsimit, Bardhylka nuk e pёrmbajti tё qeshurёn e na tha “po flenё Kadriu”, por ai e dёgjoi dhe e ngriti tё pёrgjigjej pёr temёn e ditёs. I bёri aq shumё pyetje sa Bardhylka u hutua e nuk pёrgjigjej si duhet. Ditёn e parё e filluam me notë negative dhe kjo ngjarje ndikoj, qё tё ishim tё vemendshёm e tё mos provokonim me keto lloje humori.


Nё programin mёsimor tё gjimnazit ishin dhe lёndёt teknologjike. Mёsuesi Ferdinand Shkalla, qё zhvillonte lёndёn e vizatimit teknik dhe praktikёn prodhuese, ngrijti njё ofçinё tё vogёl nё mjediset e shkollёs, ku ne mёsuam tё pёrdorim tornon, frezёn, instrumentat e axhusterisё dhe tё kryenim instalime elektrike, kёshtu fituam shprehi teknike, qё nё vitet e mё pasme na ndihmuan nё jetёn tonё familjare. Mёsues Ferdinand Shkalla mbeti pёr herё mё i dashuri nga nxёnёsit, pasi ai ndёrtoi marredhёnie korrekte dhe miqёsore, qe na imponin respekt dhe bindje.


Si kuptohet tё gjithё mёsuesit e gjimnazit tonё ishin kёrkues, çka kishte ndikuar tё mos krijoheshin diferenca ndёrmjet fizikёs dhe biologjisё, matematikёs dhe letёrsisё, kimisё dhe gjeografisё, kёsisoj ne ishim tё detyruar t’i studionim mirë tё gjitha lёndёt. Kjo metodё pedagogjike ishte e frutёshme, pasi garantonte formim tё pёrgjithshёm tё kompletuar, por shprehte dhe prirjet e sejcilit nga ne.


Me rezultatet me tё mira ne matematikё e fizikё ishin Vaso Qano, Thanas Arapi, Paskal Papajani, Violeta Mahmutaj; nё kimi Jalldyz Doçi, Kadri Çopja, Arta Xhaxho, Niko Ziu, Agim Lazareni; nё biologji Engjellushe Abdyrrazaku, Ilia Xhima, Cvetan Kavaja, Fatbardha Çoçoli, Liliana Koçi, Lume Lufta, Flora Gjini, Bardhylka Pojani; nё disiplina shoqerore dhe ne filozofi Reshit Trungu, Agron Gani, Hysen Xhaja, Ymer Kaleci, Mihal Papamihali, Hasan Peqini etj.




Nё kolektivin e klasёs tonё mbretёronte harmonia dhe respekti, ishim shumё miqёsor. Ishim nё njё moshё tepёr tё brishtё, por te lidhur me miqёsi genuine, qё ishte dhe faktor i rёndёsishёm, qё ndikoi nё rritjen dhe nё pjekurinё tonё. Kur debatonim mes nesh, gjithёçka mbyllej nё mirekuptim.


Pasi dilnim nga shkolla, vazhdonim të përgatiteshim për mësimet e ditës së nesёrme. Përgjithesisht sejcili mёsonte vetёm, por mesonim dhe se bashku në grupe patronazhi, ku nxënësi më i mirë, spjegonte dhe ndihmonte të tjerët, që të përvehtësonin më mirë lëndën.


Njё ndёr lёndёt argetuese, qё na ndihmonte tё shkarkonim tensionin psikologjik ishte fiskultura. Djemtё e zhvillonim veçantё me mёsues Xhavit Saraçin, ndёrsa vajzat me mёsuese Fatush Kovaçi, qё ishte kushёrira ime, por e mbaja sekret, qё tё mos mendonin tё tjerёt se mё favorizonte (haha).


Shkolla e jonё nuk kishte palestёr, por njё fushё sportive modeste, me dy paralele hekuri, me fushat e basketbollit dhe tё volejbollit, si dhe njё pistё tё vogёl vrapimi nё pjesen anёsore.


Fiskultura zhvillohej nё orёt e fundit tё mёsimit. Impenjoheshim tё plotёsonim normat, pasi nё pёrfundim tё vitit, duhej tё merrnim distinktivin GPM (gati pёr punё e mbrojtje). Nuk ishim shumё tё prirur nё pёrgatitjen fizike, sidomos ishim dobёt nё ushtrimet e gjimnastikёs, por përpiqeshim me sa mundeshim. Gёzoheshim kur krijohej mundёsia tё luanim futboll, basketboll, apo volejboll, madje bёheshim zhurmёmёdhenj, duke nxitur njeri tjetrin pёr tё fituar ndeshjen. Një dite kur po luanim futboll, Vaso Qano, bëri një gol të bukur dhe nga gëzimi vraponte rreth fushës duke bertitur gol, gol, gol dhe ne e duartrokisnim.


Nga njё herё, improvizonim ndonje loje te shpejte, zakonisht “Kalane Dibrançe”, qё krijonte njё atmosferё gazmore e rreth nesh mblidheshin dhe nxёnёsit e klasave tё tjera, qё gajaseshin me kёtё loje “burrnore”.


Nё fiskulturё dalloheshin Cvetan Kavaja, qё merrte pjesё nё disa gara tё spartakiadёs tё shkollave tё Elbasanit; Hasan Peqini ishte rekordmen i qytetit nё vrapim 75 metra, Agim Lazareni nё hedhjen e shtizёs, Paskali Papajani nё basketboll; Reshit Trungu, Mirketa Çobani, Niko Ziu nё gjimnastikë.


Alia1b


Nё ato vite, njё aktivitet i veçantёi integruar si formё paramёsimore, ishte informacioni politik, qё zhvillohej çdo ditё tё hёnё, para fillimit tё mёsimit. Informacionin e zhvillonim tё gjithё me rradhё, sipas listës që hartonte Paskali si kujdestari i klases. Lexonim gazetat e ditёve tё fundit tё javёs sё mё parёshme e nё pak minuta i tregonim ngjarjet e rёndёsishme tё vendit dhe ato ndёrkombёtare.


Sinqerisht iu rrёfej, se nuk ishim serjoza nё përgatitjen e informacionit politik. Lajmet i tregonim shkurt, madje jo rrallё “harronim” tё pёrgatiteshim e nё kёto rrethan na nxirrte nga situata Agron Gani, i cili kishte prirje tё veçanta, ishte talent nё lёndёt e gjeografisё,tё historisё dhe nё njohuritё politike. Nё kёto raste informacionin e zhvillonte Goni. Fliste pa lexuar shёnimet, i memorizonte lajmet dhe i pёrshkruante mjeshtёrisht. Qё nё ato vite,Goni u konfirmua si komentator politik.


Harrova t’iu rrëfej, se për pastrimin e mjedisit të klasave të mësimit, në shkollën tonë praktikohej metoda e shkollave japoneze. Sipas listёs të hartuar nga Paskali, çdo mëngjez, para mësimit, dy nga ne e fshinin dhe e lanin me kujdes klasën dhe sistemonin bankat. Ishim tepër ekzigjenta në këtë detyrё, madje nuk lejonim asnjë të hynte në klasë pa u tharë dyshemeja.


Pas dy orëve të para të mёsimit bёnim pushimin e gjatё. Kur koha ishte e mirё, dilnim nё oborr e shetisnim grupe-grupe. Rrallë herë, vinte fotografi M. Qoli, i cili insistonte t’i bënte fotografitë me grupe nxënësish, pasi kështu bënte më shumë foto dhe fitonte më shumë, pasi zakonisht nuk bënte fatura. Asnjë nga ne nuk kishte aparat fotografik, andaj shfrytëzonim rastin kur vinte fotografi. Gjatë simestrit të dytë të vitit 1965, fotografi erdhi vetëm tre herë në shkollën tonë, pasi ai shetiste në të gjitha shkollat e qytetit.


Gjatë pushimit të madh, mblidheshim në grupe, diskutonim, bёnim humor dhe tregonim barcaleta, që i improvizonim pёr njeri tjetrin, zakonisht i lidhnim me orёn preçedente tё mёsimit. Qeshnim mё shumё sa shprehte humor vetë barcaleta dhe kёsisoj krijonim situata gazmore mes nesh.


Po ju tregoj disa nga ato, qё ende i kujtoj.


Nё mёsimin e kimisё, mёsuesi e pyeti Kadriun: Çfarё ёshtё H2SO4? Kadriu nuk po e kujtonte dhe pёr tё dalё nga kjo situatё e vёshtirё tha: E kam nё maj tё gjuhёs, por nuk po mё del. Mёsuesi qeshi e i tha: Nxirre Kadri se ёshtё acidi sulfurik e do ta djegi gjuhёn.


Gjatё mёsimit tё frengjishtes, Mihali e pyeti mёsuesin: Çfarё do tё thotё Je ne sais pas? Mёsuesi ia pёrktheu menjёhere: “Nuk e di”. Mihali i tha: Mos u preokupo mёsues, do te pyes njё tjetёr.


Nё orёn e bilogjisё, mёsuesi e pyeti Florёn: Kush ёshtё ajo pjesё e organizmit tё njeriut, qё kur ngacmohet zmadhohet 7 herё? Flora u skuq, rrinte kokulur e nuk po pergjigjej. Mesuesi kur e pa nё kёtё situate, i tha: mos e keqkupto pyetjen, nuk ёshtё ajo qё mendon ti. Ajo pjesё e organizmit, qё zmadhohet 7 here ёshtё pupilla e syrit.


Mёsuesi e pyeti Fatbardhёn: Nё se njeriu e ka origjinёn nga majmuni, po vёtё majmuni nga vjen? Zbret nga pema mёsues, iu pёrgjigj Fatbardha.


Pas provimit me shkrim nё trigonometri, Ilia e pyeti Nikon: A i zgjidhe tё gjitha ushtrimet? Jo asnjё i tha Niko, e dorёzova fletёn tё bardhё. Mos, dhe unё e dorёzova fletёn tё bardhё e mёsuesja do tё mendoi se e kam kopjuar prej teje”.


Nё orёn e historisё, mёsuesi e pyeti Ymerin: Çfarё ndodhi me Napoleonin pasi i vdiq i ati? Ymeri iu pёrgjigj menjëherë: Mbeti jetim mёsues.


Kjo atmosferё humori, ishte një pjesё e vogёl, por e rёndёsishme e jetёs tonё në ato vite gjimnazi.


Kur binte shi, ose ishte kohё e ftohёt, pushimin e madh e kalonim nё klasё dhe argёtoheshim duke ndjekur lojёn e shahut tё Agron Ganit me Thanas Arapin. Tё dy ishin tё pёrqёndruar e plot tension. Ne tё tjerёt rrinim mbi kokё e iu sugjeronim lёvizjet, por ata nuk pranonin, vazhdonin tё luanin tё impenjuar. Natyrisht loja nuk mund tё pёrfundonte nё ato pak minuta pushimi dhe sapo binte zilja pёr fillimin e mёsimit, e mbyllnin dhe e vazhdonin pasdite nё shtёpi. Tё nesёrmen tё dy na lavdёroheshin pёr fitoren e lojёs, por sinqerisht kurrё nuk e mёsuam tё vёrtetёn kush ishte fituesi. Nё fakt Agroni ishte mё i miri nё lojёn e shahut. Kur morёm pjesё nё kampionatin e shahut tё shkollave tё rrethit, ne tё tjerёt u eleminuam njeri pas tjetrit, ndёrsa Agroni arrijti deri nё finale dhe mori fletё nderi pёr vendin e dytё.


Argëtimet rinore.


Nё vitet e gjimnazit, argetoheshim me aktivitete modeste kulturore dhe artistike. Nё shkollёn tonё kishim “Gazetё muri”, njё stendё e kuqe rreth 1, 5 m², e varur nё koridorin e katit te parё, ku nxёnёsit vendosnin krijimet letrare si poezi, skica, ose hartimin mё tё mirё tё klasёs, kurjozitete shkencore, komente pёr mbarvajtjen e mёsimit dhe shpalleshin nxёnёsit me rezultate mё tё mira. Nё shkrimet e shumta tё publikuara nё gezetёn e murit, mbizotёronin ato tё klasёs tonё, nё veçanti tё Vaso Qano dhe tё Beatriçe Balliçi, nxёnёse shembullore e vitit tё dytё, vajzё e talentuar, qё shkruante poezi shumё tё bukura.


Në shkollë kishim dhe grupin e teatrit, qё konkuronte në olimpiadën e shkollave të rrethit. Nga klasa e jonë, aktivizoheshin Veronika, Vaso, Paskali, Thanasi, Mirketa, Reshiti. Në çdo muaj prill (pёrvjetori i lindjes tё Leninit), grupi i teatrit, jipte shfaqie në sallën e shtëpisë së Kulturës, ku interpretonin një pjesë teatrale në gjuhën ruse.


Nё olimpiadёn e grupeve teatrale tё vitit mёsimor 1961 – 1962, shkolla jonё nuk u pёrfaqёsua, nё fakt dёshtoi shfaqia, sepse mungoi Veronika, nuk e lejoi i ati. Sot duket paradoksale e shumё do tё qeshin, por nё ato vite, familjet i mbanin nën tutelë e nën kontroll të fortë vajzat, kështu ndodhi me Veronikёn. Megjithë insistimin e mesuesit I. Papajani, i ati i Veronikës nuk e lejoi, që ajo të shkonte në shfaqie, pasi sipas rregullit të familjes, Nika duhej të ishte në shtepi para orës 18.00, ndërsa shfaqia teatrale fillonte ne 18.30. Kjo ishte disiplina e familjes në ato vite.


Kjo dukuri ndodhte dhe me mbrëmjet argëtuese, ku disa nga vajzat mungonin, pasi nuk i lejonin prindërit, p.sh Lilianën nuk e lejonte i ati, megjithë perpjekiet e dëshpruara të ëmës, që insistonte të mos ndahej me shoqet dhe shokёt. Pёr herё tё parё Liliana erdhi nё mbrёmje vallezimi, vetёm nё simestrin e dytё tё maturёs.


Nё ditёt e sotme keto ndodhi konsiderohen tё pabesueshme, por ky ishte njё realitet i viteve ‘60.


Nё kohёn e lirё qё tepronte nga kёto impenjime, ndiqnim nё radio kёngёt e tё madhes Vaçe Zela, tё Anita Takes, Fitnete Rexhes, Naile Hoxhes etj, etj dhe kёshtu vetёm me të degjuar kishim mёsuar tekstet e kёngёve tё tyre tё bukura e i kёndonim kur mblidheshim ndonjё pasdite.


Nё ato vite nuk kishte televizion dhe dёgjimi i radios ishte bёrё ritual argëtimi. Zakonisht ndiqnim “Radio posta”, me kёngё tё kerkuara, por degjonim muzike dhe nё stacionet e huaja te radios, sidomos ndiqnim muzikёn italiane. Na pёlqenin kengetaret e fameshem si Mina, Modunjo, Tomko, Kazelli, Milva, Vanoni, Celentano etj. Shume nga kenget e tyre, ishin nё repertorin e muzikёs tё mbremjeve tona tё vallezimit.


Njё herё nё tre muaj ndiqnim shfaqiet e teatrit tё qytetit, ndersa njё herё nё javё shkonim nё kinema. Gjatё gjithё javёs shfaqej i njёjti film. Kryesisht ishin filma kinezё, egjyptianёe mё rrallё filma italianё, ndonjё film francez, apo rumun. Pёr moshat nёn 14 vjeç ishte e ndaluar tё shihnin filmat me skena dashurie, pra kur artistёt putheshin, ndёrsa per filamt ku kishte aspekte tё tjera tё ekzagjeruara, ato skena i prisnin paraprakisht e nuk i shihnin as tё rriturit.


Ndёr filmat mbreslёnёs tё atyre viteve kujtoj “Çoçaria”, “Roma qytet i hapur”, qe shfaqej me titull tё ndryshuar “Zonja me fustan tё kuq” ndёrsa filmi ishte bardhё e zi; filmi “Titanik”, filma me artista tё famshёm si me Totò, me M. Mastroianin, me D. Modunjon, A. Sordin, A. Vali, V. Lisi, S. Loren, A. Delon, Zh. Filippe etj dhe filmat pёr kompozitorёt e shquar tё muzikёs operistike italiane.


Filmat shqiptar nё ato vite ishin tё pakёt, si “Debatiku”, “Duel i heshtur”, ndёrsa filmin “Furtuna”, e kishin ndaluar, pasi njёra nga artistet ishte sovjetike, por me qё ishim prishur me sovjetikёt, ky film u ndalua tё shfaqej, “pёr tё ruajtur rininё dhe popullin, nga ndikmi i revizionizmit sovjetik”, pra njё marrёzi e politikёs tё asaj kohe. Po ashtu, pёr kёto motive nuk shfaqej filmi “Skenderbeu”, pasi rolin e heroit tonё e interpretonte njё artist sovjetik.


Njё eveniment i veçantё i viteve tё gjimnazit, qe e kujtoj me kёnaqesi, ёshtё se ne vitin 1962, pёr herё tё parёshkuam nё opera, ndoqёm operen “Butterfly” tё G. Puccini, e interpretuar nga artistёt e Operas dhe Baletit tё Tiranёs. Opera u shfaq nё sallёn e bukur tё Teatrit tё Elbasanit. Ishte njё eksperiencё e bukur plot emocione, qё e pёrjetuam dhe nё vitet kur shkuam nё Tiranё pёr studime.

Të shtunave pasdite, ne djemtё nga njё herё takoheshim e shkonim pёrtej Urёs sё Zaranikёs. Pas bisedash tё ndryshme, atje nёn ullinjtё shekullorё, kёndonim ndonjё kёngё tё muzikёs sё lehtё. Cvetani, Vaso dhe Hyseni kёndonin bukur, ndёrsa ne të tjerёt stononim e megjithatё kёndonim me zё tё lartё dhe nё fund gajaseshim me tё madhe.

Kёshtu gёzoheshim nё shoqёrinё tonё tё çiltёr dhe hiroshe rinore, atje nё qetёsinё dhe bukurinё e ullishtes buzё Zaranikёs, ku flisnim e kёndonim me zё tё lartё, si pёr t’u fshehur nga pjesa tjetёr e zhurmёshme e qytetit.


Kur binte muzgu, ngriheshim dhe bashkoheshim me xhiron e mbrёmjes, qё pёrshkonte bulevardin e madh. Xhiroja ishte si njё paradё popullore tradicionale, qё zhvillohej çdo mbrёmje, ku dy turma tё mёdha e tё çrregullta njerёzish, barisnin ngadalё nё kahe tё kundёrta, nё dy gjysmat e shetitores. Nё kёtё xhiro masive, pёrfshihej pothuajse i tёre qyteti, mes tyre ishim dhe ne dhe mёsuesit tanё. Tё gjithё bisedonin me kёnaqёsi mes tyre dhe shkёmbenin pёrshendetje miqёsore me tё njohurit, qё shetisnin nё krahun tjetёr tё xhiros.


Nё vitin e maturёs, aktivitetet jashtshkollore ishin tё ralla, njё pjesё tё organizuara nga shkolla, por shumica ishin spontane, madje ato ishin mё tё bukurat e mё argёtueset. Nё ato vite te gjimnazit, çdo 14 mars shkonim nё piknik tek Rrapi i Mansit pёr festёn e Ditёs sё Verёs, nje aktivitet i bukur tradicional mbarë popullor. Nё shtator shkonim nё Byshek, pёr festen e Brigadёs Partizane. Shpesh, nё ditёt e diela, shkolla na dёrgonte nё aksionet pёr mbledhjen e ullinjёve, korrjen e misrit dhe ne mbjelljen e pishave nё Kodrёn e Krastёs.


Gjatё viteve tё gjimnazit, aktiviteti mё i preferuar nga ne ishin mbrёmjet e vallёzimit, qё pёr fatin tonё tё keq, nё ato kohë ishin tё rralla dhe organizoheshin me shumё peripeci. Aktivitetet filluan tё shtohen ne vitin e tretë, kur nё klasёn tonё erdhi Hysen Xhaja, qё ishte udhёheqёsi ynё shpirtёror. Ceni organizonte mbrёmje argёtuese, gjente orkestrёn dhe na mёsoi tё vallёzonim, pasi shumё nga ne nuk dinim nga t’i hidhnim kёmbёt. Kryesisht organizonim mbremje tematike, vallёzonim, argёtoheshim me humor te improvizuar, me ndonjё barcaletё tё kujdesshme, si dhe zhvillonim eksperimente kimie apo fizike. Nё kёto mbrёmje, nga njё herё unё improvizoja poezi humoristike, dedikuar shoqeve dhe shokёve tё klases, çka krijonte nje atmosfere gazmore.


Nё fund tё simestrit tё parё tё maturёs, u ndodhёm para njё situate tё papelqyeshme. Pas njё tё ashtuquajturi skandal, qё kishte ndodhur gjatё njё aktiviteti argёtues nё njё gjimnaz tё Tiranes, me urdhёr tё Keshillit tё Ministrave, u ndaluan mbrёmjet e vallezimit nё tё gjitha shkollat e mesme tё vendit. Njё marrёzi e shtetit tё asaj kohe. Tё gjithe u dёshpruam, pasi me kёtё vendim absurd, na u ndalua i vetmi aktivitet kolektiv argёtues. Megjithatё, ne nuk u dorёzuam, por filluam tё mendonim pёr rrugёzgjidhjet. U dhanё shumё mendime e shumё varjante, por mё i pranueshmi ishte ai i Cen Xhajes, i cili sugjeroi tё organizonim festimin e ditlindjeve nё shtёpitё tona. Vendosёm tё mos kufizohemi me vizitat dhe urimet tradicionale, por ta festonim me mbrёmje vallёzimi. Verifikuam datat e lindjes tё gjitheve, mё e afёrta ishte e Yalldyz Doçit. I thamë mendimin tonё Dyzit dhe ajo pranoi, keshtu u mobilizuam ta organizonim sa mё bukur. I pёrgatitёm njё dhuratё modeste, njё libёr dhe njё buketë me trendafila, qё i mblodha nё kopёshtin e shtёpisё time. Pasdite i çuam instrumentat e orkestrёs nё shtёpinё e Dyzit, i vendosёm ne verandёn e vogёl, rrjeshtuam karriket, disa i morёm ndёr komshinjt dhe po prisnim orёn tё mblidheshim tё gjithё, kur pa pritur erdhёn drejtori i shkollёs Jovan Beça, i shoqёruar me mёsuesit Ferdinand Shkalla e Kosta Retos.

Nuk u kishim thënë për kёtё aktivitet, por nёnkuptohet se dikush i kishte informuar. Ata dukeshin tё preokupuar, por miqёsor e shumё tё kujdesshёm nё bisedat me ne. U ulёn dhe pasi i uruan Dyzit ditlindjen, e kaluan bisedёn pёr mbrёmjen e vallёzimit. Drejtori na spjegoi qartёsisht se nuk ishin kundёr organizimit tё kёsaj feste, por duhej tё zbatonim vendimin e qeverise, ne rast te kundert pёrgjegjesia ishte e drejtorit dhe e kolektivit te mesuesve, qё do te kritikoheshin per liberalizem dhe shkelje e vendimit te qeverise. Nё kёto rrethana, ne u dorёzuam dhe mbrёmja e vallёzimit dёshtoi.

Muajt kalonin, njeri pas tjetrit dhe keshtu ne po shkonim drejt nё sezonin e provimeve tё maturёs.

Njё muaj para provimeve, prezantuam kerkesat pёr tё vazhduar studimet universitare. Kishim tё drejtё tё bёnim tre kёrkesa dhe shpresonim tё na realizohej deshira. Kerkesa ime e parё dhe shume e deshiruar ishte arkitektura, ndersa mjekesine as qe e imagjinoja. Vaso dhe Thanasi kerkuan fiziken, Reshiti juridikun, Paskali dhe Niko kimine industriale, Ceni dhe Lola ekonomikun e keshtu me rradhe te tjeret.

Nё javёt e fundit tё shkollёs, Vaso Qano na propozoi tё hartonim librin e kujtimeve, njё ide e bukur, qё shpejt na pёrfshiu tё gjithёve. Blemё fletore tё madhe, ato me 64 fletё dhe aty sejcili e nё mёnyrё tё pavarur, i pёrgjigjej pyetjeve tё pёrgjithёshme, qё ishin kulturore, psikologjike dhe sentimentale, si dhe shprehnim opinione e pёrshtypje pёr sejcilin nga shokёt e shoqet e klasёs. Kёto shkrime tё sinqerta rinore i shoqeronim me fotografi personale, ose me foto kolektive.

Me kёto fotografi tё thjeshta bardhё e zi, ne e ndaluam kohёn nё ato vite tё largёta, duke fiksuar nё ato imazhe tё perhimta, tё gjitha ngjyrat e rinisё tonё tё bukur. Librin e Kujtimeve unё e fillova me Vason dhe e perfundova me Fatbardha Çoçolin, e cila e pёlqeu aq shume sa e pervehtesoi e nuk ma ktheu. Kёshtu humba pronёsinё e librit tim tё kujtimeve.

Provimet e maturёs.


Mbeteshin dhe pak ditё nga pёrfundimi i mёsimeve dhe ne filluam tё pёrgatiteshim pёr provimet. Kryesisht studionim ne grupe, pasi dhe konsultoheshim e ndihmonim njeri tjetrin, por kjo mёnyrё kishte dhe njё tё keqe, sepse njё pjesё tё kohёs e humbisnim me biseda te tjera. Pavaresisht nga keto shmangie te rastit, te gjithe u impenjuam e studiuam deri ne orёt e vona tё natёs.

Provimi i parё ishte hartimi. Shpresonim nё njё temё tё lirё hartimi, qё nё ato vite praktikohej jo rrallё, andaj nё kёtё drejtim u parapergatitem. Per fatin e mire, nje nder tre mundesite, ishte tema e lire dhe kjo na favorizoi shume.

Nё vazhdim dhamё provimet e tjera e nё pёrfundim tё gjithё kaluam dhe me rezultate tё mira, me mezatare mё tё larta se matura preçedente, çka na gёzoi tё gjithёve, natyrisht mё shumё prindёrit tonё, por dhe mёsuesit. Asnje nuk ngeli nё klasё, te gjithe kaluam.

Dy ditё pas pёrfundimit tё provimeve tё maturёs, drejtoria e shkollёs organizoi ceremoninё e marrjes tё deftesёs tё pjekurisё, ku ishin tё pranishёm mёsuesit dhe disa nga prindёrit tonё.

Po atё ditё organizuam mbrёmjen e maturёs. U mblodhёm nё Restorant Parku. Ne ishim te gjithё. I ftuam dhe mёsuesit, por erdhёn vetёm Fatmir Selita dhe Kosta Hyka.


Ishte mbremja me e bukura e viteve tё rinisё. Vallёzuam, u argёtuam, bёmё humor e u gёzuam sё bashku. Biseduam lirisht me mёsuesit. Pёr herё tё parё u shemb “muri” qё na kishte ndarё, madje e shkelёm me ndonjё barcaletё tё ekzagjeruar. Atmosfera e festes u bё mё gazmore, kur mёsuesit kёrcyen vallen e Napolonitse bashkё me ne.


Mbrёmja e maturёs ishte feste hiroshe e gazmore, qё shprehu kurorzimin e pёrpjekjeve tona katёr vjeçare dhe kalimin nё njё fazё tё rёndёsishme tё jetёs tonё rinore, fillimin e studimeve univesitare.


Nё katёr vite gjimnazi, mes nesh ishte konsoliduar njё lidhje miqёsore, por tani e ndjenim se kishte ardhur koha tё ndaheshim e tё merrnim drejtime tё ndryshme, andaj diskutonim mes nesh si ta ruanim kёtё shoqёrizim dhe miqesi nё vitet e ardhёshme.


Vitet e studimeve universitare dhe shtegёtimi nё rrugёt e jetёs.


Preokupacioni kryesor i asaj vere tё vitit 1965 ishte, nё cilet fakultete do tё shkonim pёr studime. Tё gjjithё prezantuam kёrkesat per tё vazhduar studimet, por nё ato vite askush nuk i merrte nё konsideratё dёshirat tona, nuk ekzistonin as konkurse, as provime pranimi, pasi gjihёçka vendosej nga lart, vendoste Ministria e Arsimit.


Atё vit, pushimet e verёs na rezervuan tё papritura tё kendeshme. Nё ato vite tё shkuara, Komiteti i Rinisё i Rrethit, praktikonte njё stimul pёr nxёnёsit me rezultatet mё tё mira, i dёrgonte njё muaj, udheheqesa ne kampet e pushimit tё pionerёve. Vaso dhe Paskali shkuan ne kampin e pionereve te Durresit, ndersa Reshiti dhe unё nё Pogradec, kёsisoj muajin e korrikut e kaluam nё bukuritё dhe nё atmosferёn e pushimit aktiv.


Gjatё muajit gusht, disa nga ne djemtë shkuam tё punojmё, kryem punё krahu, jo nё zyra. Ishte njё impenjim i domozdoshёm pёr tё lehtёsuar ekonomikisht familjet tona. Punuam pёr tё fituar pak lekё, qё tё blenim veshjet e reja pёr nё Tiranё, natyrisht dhe librat universitare, qe si kuptohet ishin me çmime me tё larta se sa librat e gjimnazit.


Nё fund tё gushtit u shpallёn te drejtat e studimit. I kishin afishuar ne korpusin qendror te universitetit. Morёm trenin dhe shkuam nё Tiranё. Kur i lexuam emёrat tonё sipas fakulteteve dhe tё drejtat pёr bursa, nuk u ndodhёm para ndonjё surprize tё madhe. Pavarёsisht se shumё nga kёrkesat tona nuk i kishin respektuar, “çuditёrisht”, e drejta e studimit na ishte dhene sipas prirjeve, pra na kishin dhёnё tё drejtёn tё studionim nё ato degё, ku kishim rezultatet me tё larta nё gjimnaz, kesisoj Vaso dhe Thanasi studiuan per fizikё; Reshiti ne juridik, Agroni ne histori gjeografi; Engjellushja, Cvetani, Ilia ne agronomi; Jalldyzi, Fatbardha, Flora, Liliana dhe une per mjekesi; Arta ne farmaci, Niko dhe Paskali ne kimi industriale, Hyseni e Lola per ekonomi, Kadriu per finance, Mihali inxhinjeri druri etj.


Gjatё viteve universitare takoheshim rrallё. Leksionet, praktikat mёsimore dhe provimet e shumta e tepёr impenjative, na kishin mbyllur nё jetёn e fakultetit. Me shpesh takoheshim tё shtunave pasdite tek treni, ose nё rrugёn e Elbasanit, ku prisnim Skoda-t, Zis-at dhe Zuk-at, qё shkonin pёr nё Elbasan. Udhёtonim me kamjona dhe pse nuk ishin komod, pasi jo rrallё hypnim nё karroceri, por paguanim mё pak dhe arrinim me shpejt, ndёrsa udhёtimi me tren ishte i gjatё dhe pagesa dyfishe. Deri nё vitin 1967, kush gjente bileta, udhetonte me autobuzin e linjёs Elbasan – Tirane – Elbasan, por e hoqёn, e shkurtoi burokracia, si linjё e tepёrt, qё dublonte trenin (???!!!).


Tё shtunave dhe tё dielave i kalonim pranё familjeve, kesisoj mund tё takoheshim nga njё herё. Vitet e studimeve universitare ndikuan tё pёrshtateshim me kёto rrethana tё jetёs studentore dhe nga njё kolektiv unit nё vitet e gjimnazit, hymё nё rrugёn e jetёs individuale, por jo egocentrista.


Takimet tona u rralluan shumё pas pёrfundimit tё studimeve universitare, kur morёm emёrimet pёr punёn. Shkuam nё drejtime tё ndryshme, u shpёrndamё nё tё katёr anёt e atdheut.


Disa nga ne i mbaruan studimet nё vitin 1969, tё tjerёt nё vitin 1970. Vitet kur ne filluam punё, ishin tё mbarsura me tensione ideologjike, me politizim tё ekzagjeruar dhe me ashpёrsim tё luftёs sё klasave. Vitet 1970 – 1990, ngjanin me vitin 1984 të Orwuell-it. Ishte njё periudhё, kur politika e mbeshtejes ne forcat “tona”, insistonte tё zhvillonte fshatin, pёr t’u shprehur me saktё, pёr ta shfrytёzuar mё mirё fshatarin dhe nё anёn tjetёr, nё zhvillimin e industrisё, ku Elbasani kishte pёrparёsi me Kombinatin Metalurgjik.


Pas diplomimit shumica u emёruam nё Elbasan, me pёrjashtim tё Reshit Trungut qё e dёrguan hetues nё Kukёs dhe tё vajzave qё u martuan pas mbarimit te fakultetit, keshtu Dr Jalldyzi shkoi nё Kavajё, Dr Liliana nё Gjirokastёr, Dr Fatbardha dhe Mirketa nё Tiranё.


Shumica nga ishmaturantёt punonin ne fshat. Vaso ne shkollen 8 vjeçare Pajovё, Agimi nё shkollen e Gjinarit, Engjellushja ne Ndermarrjen Bujqesore, Ilia dhe Cvetani agronoma nё kooperativa bujqёsore. Tё tjerёt punuan nё qytet: Agroni dhe Thanasi mёsues nё shkollёn e mesme tё Peqinit, Paskali, Niko nё Kombinatin Metalurgjik, Arta farmaciste nё Elbasan, Kadriu financier nё PAM, Hyseni dhe Violeta punonin ekonomista, Veronika aktore nё Teatrin e Elbasanit, une punova mjek ne spitalin e Elbasanit, ndёrsa ne vitin 1975 më qarkulluan në NB e Belshit.


Mosha dhe shkollimi na kishin pjekur e na udhёhoqёn nё rrugёt e vёshtira tё jetёs tё atyre kohёve. Impenjimi nё punё nuk na jipte mundёsi tё takoheshim, por nga njё herё e rastёsisht mblidheshim e rrinim sё bashku, pinim njё kafè dhe kujtonim vitet e bukura tё gjimnazit, por mё shumё flisnim pёr problemet e punёs dhe tё familjes, pasi nё ato vite pothuajse tё gjithё u martuam dhe krijuam lumturitё tona familjare. Pёrgjithёsisht, martesat tona ishin kurorzim i dashurisё sё bukur rinore, por tre nga shoqet tona u martuan pas fejesës me shkuesi. Nё ato vite, emancipimi shoqёror i femrave, ende ishte i brishtё dhe lidhja me shkuesì ishte e pashmangёshme, megjithatё rёndёsi ka se vazhdojnё tё bashkjetojnё me burrat nё harmoni dhe nё gёzim familjar.


Jetёn bashkёshortore e pasuruam dhe na e zbukuruan fёmijёt, qё janё krenaria dhe gёzimi i jonё. Nga klasa e jonё, vetem Thanasi ka mbetur beqar, ndofta nuk gjeti shpirtin binjak, ose ka ndjekur keshillat e priftit, qe nuk martohet sepse “martesa ua nderlikon jeten”; ose ka ndjekur keshillёn e Alberto Sordit, i cili thoshte: “Pse duhet tё flej me njё grua tё huaj nё shtrat, kur mund tё fle vetёm dhe ne qetesine time!” Nuk pёrjshtohet mundёsia tё jetё inspiruar dhe nga thёnia e shkodranёve: “Pse tё martohem? Ka tё tjera metoda pёr tё vrarё vedin”. Sigurisht Thanasi nuk do tё zemёrohet me keto shaka miqёsore.


Njё dite rastisi tё takohem me Ilia Xhimen, Niko Ziun dhe Kadri Çopen. Ilia, mё tregoi me shumё entusiazёm, si kishte arrit tё gjente nje farё misri, me rendiment tё lartё prodhimi dhe kooperativa e tij, ku ai ishte kryeagronom, arrijti rezultatet mё tё mira nё rrethin e Elbasanit. Niko tregoi se pas specializimit nё Kinё, kishte fituar eksperiencё profesionale, qё e ndihmoi nё organizimin e punёs dhe rritjen e cilёsisё tё koksit; ndёrsa Kadriu tregoi se kishte zbatuar njё sistem kontrolli efektiv, pёr shkurtimin e shpenzimeve nё Parkun Automobilistik tё Mallrave.


Njё ditё nё spital, ku punoja, erdhi njё urgjencё, dy persona pas njё aksidenti automobilistik. Njeri prej tё lenduarve ishte shoku im i klasёs Ilia Xhima dhe tjetri kryetari i kooperativёs ku ai punonte. Tё dy kishin fraktura tё shumta me nderlikime. Menjёherё i çuam nё sallёn e operacionit e pas njё interventi tё kujdesshёm, e kapёrcyen situatёn e veshtirё e nё kohё tё shkurtёr u rikthyen nё punё.


Vitet rrodhёn njeri pas tjetrit dhe ne ishmaturantёt e 1965-sёs, ishim bёrё kuadro dhe specialista tё aftë nё profesionet tona, duke kontribuar denjёsisht nё prosperitetin e vendit dhe nё zhvillimin shoqёror e kulturor tё popullit tone.


Takimi i 25 vjetorit tё maturёs.


Pas njё pёrvoje pune 25 vjeçare, ne nxёnёsit e ishmaturёs tё vitit 1965 u takuam pёrsёri. Paskali dhe Kadriu u bёnё nismetarёt dhe organizatorёt e kёtij takimi. Na njoftuan tё gjithёve dhe njё ditё tё bukur qershori, u mblodhёm nё Elbasan.


Nuk erdhen tё gjithё, jo se nuk dёshironin, por impenjimet nё punё, rrethanat familjare dhe vёshtirёsitё e udhetimit, ndikuan qё disa shokё dhe shoqe, tё mungonin fizikisht nё kёtё takim, por me mendje dhe shpirtёrisht ishin tё gjithё tё pranishёm.


Nё takim mungoi Agim Lazareni, i cili nё vitin 1978 u nda nga jeta nё njё aksident automobilistik. Njё humbje e rёndё dhe e dhimbёshme pёr familjen dhe pёr shoqёrinё tonё. Nё ato vite Agimi punonte mёsues i gjuhёs ruse nё shkollёn e Gjinarit dhe sё bashku me arsimtarёt e tjerё nga qyteti, çdo ditё shkonin nё punё me autobuz, mё saktё me nje kamion, i modifikuar nё autobuz. Atё ditё tё mallkuar, bёnte mot i keq, por ishte edhe pakujdesia e shoferit, qё provokuan atё aksident tragjik, ku humbi jeten Agimi dhe disa nga koleget e tij.


Ne takimin e 25 vjetorit, Paskali dhe Kadriu kishin marrё tё gjitha masat pёrgatitore pёr zhvillimn e aktiviteteve pёr kёtё eveniment tё bukur, kishin bёrё dhe njё program tё shkurtёr.


Nё mёngjez u mblodhёm ne oborrin e gjimnazit “Qamil Guranjaku”. U pёrqafuam me shumё mall.


Ne djemt e dikurshёm, ishim rritur e burrёruar, ishim serioza, tё shendetshёm e plot elegancё. Ne djemt, qё dikur visheshim me xhaketa tё thjeshta e me pantallona doku, atё ditё ishim me kostume e kravata. Dhe vajzat tona tё thjeshta, ishin bёrё zonja plot nur, me tualet qё u shtonte bukurinё, ishin veshur me gusto, ndrisnin nga bukuria. Nё tё gjitha aspektet, shprehej shёndet e mirёqenie. Disa kishin ardhur familjarisht, madje disa dhe me femijёt. Tё gjithё i bёnim komplimenta Dyzi Doçit pёr djalin bukurosh, qe ishte rritur dhe ishte bёrё me i gjatё se tё gjithё ne tё tjerёt.


Alia3c


Sё bashku hymё nё klasёn tonё, qe kishim nё vitin e maturёs. U ulёm nё tё njёjtat banka, si dikur, po me tё njejtit shokё e shoqe. Disa ndejtёn vetёm, per te respektuar shoqet e shokёt qё mungonin.


Imitonim vetvehten si nё ato vite tё largёta, ngacmoheshim me batuta, flisnim me zё tё lartё dhe i drejtoheshim njeri tjetrit: a te kujtohet kjo, a te kujtohet si ndodhi ajo ngjarje …


Klasa gjemonte nga bisedat tona gazmore. Mё “llafazanёt” ishin Goni, Kadriu dhe Bikia.


Nё kulmin e kёsaj atmosfere entusiazmi, u hap dera e klasёs dhe hyri drejtori ynё Jovan Beça. U ngritёm nё kёmbё me respekt e nderim. Nё klasё mbreteroi qetёsia. Drejtori na pershendeti e na perqafoi tё gjitheve me rradhё. Me njё diskutim tё shkurter na uroi mireseardhjen dhe bёri njё bilanc tё ecurisё tonё 25 vjeçare, nga matura deri nё ditёn e takimit e te gjithёve na vuri notёn 10.


Nё fund tё kёsaj ore mёsimi miqesor, zbritёm dhe bёmё disa fotografi kolektive. Pasi perfundoi pjesa “zyrtare” e takimit, dolёm dhe bёmё njё shetitje nёpёr qytet, tё gjithё sё bashku.


Nё darkё u mblodhёm nё tavernёn e turizmit. U sistemuam ne tavolina dhe pёr bukurinё e kёsaj mbremje ishim ulur si nё vitet e shkollёs. Pjesmarrja ishte zgjeruar me pjestarёt e familjeve. Unё dhe Vasua ishim pa bashkёshortet dhe u ulёm bashkё nё krye tё tavolinёs, ndёrsa krah nesh ishte Reshiti me bashkёshorten e nё anen tjeter Pasakali me vajzat dhe bashkёshorten.


Darka ishte miqesore, plot alegri, pa zyrtarizma, pa fjalime patetike, por e mbushur me biseda me zё tё lartё, me dolli dhe pershendetje. Ishte nje nga mbremjet me te zhurmeshme, qe ishte organizuar ndonjё herё nё turizёm. Kamarieret u befasuan nga kjo atmosferё gazmore, qё shprehte shoqёria e jonё.


Bashkeshortja e Cenit, kur pa atё shpёrthim hareje dhe atё humor tё bukur tha: “Mirё qё nuk i shohin kolegёt e punes, vartёsit, studentat dhe nxёnesit, keta burra e gra, qe ne pune mbahen serioza dhe autoritar, ndersa nё kёtёmbrёmje, sillen si tё ishin ende nё vitin e maturёs”.


Bilbil Ciro therriste me zё te larte: “Doktor, i thuaj gruas time, se ti mё ke thёnё se nuk jam mirё me zemrёn, se ma nxiu jetёn duke mё dёrguar tё bёj pazaret”. Tomorri, qё ishte ulur pёrballё tij, qeshte dhe i tha: “Ooo Bike dhe para shoqёrisё, kёrkon ta mashtrosh gruan”.


Nё kulmin e darkes, Cvetani na urdhёroi tё gjithёve: “Qetёsi, degjoni se po flet Ymeri”. Ne heshtem, pasi me tё vertetё ishte nje ngjarje e rrallё. Ymeri ёshtё djal shumё i urtё, fjal pak, flite me zё tё ulёt e me qetёsi te admirueshme. Kurrё nuk e degjuam tё ngrinte zёrin e tё bertiste, andaj tё gjithё pritёm çfarё do thonte. Me zё tё bute e buzagaz, Ymeri ngriti njё dolli tё bukur, pёr miqёsinё, qё karakterizonte shoqёrinё tonё dhe ne te gjithe shpёrthyem ne duartrokitje.


Kёnduam kёngёt e bukura elbasanase, vallёzuam deri vonё, treguam barcaleta pa “doganë”. Kur po vallёzoja me Veronikёn, ajo mё kritikoi qe nuk e kisha marre Dritёn dhe pёr tё mё ndёshkuar, ma njollosi me tё kuq buzёsh, jakёn e kёmishёs time tё bardhё. Tё gjithё qeshёn e me ngacmonin, se kur do te kthehesha nё Tirane, gjurma e tё kuqit tё buzeve do tё mё krijonte probleme. Unё nuk e pastrova jakёn e kemishes, e lashё gjurmёn e kuqe, si prove materiale, per t’u vertetuar tё gjithёve se mes nesh nuk ekzistonte xhelozia. Veronika me ka borxhё nje kemishe te bardhe, se asaj nuk iu hoq i kuqi. Kёshtu vazhdoi ajo darkё deri pas mesnate e duhej ta mbyllnim, pёr tё respektuar orarin e caktuar nga drejtoria e Hotel Turizmit. Dolёm e beme njё shetitje ne bulevardin e madh. Qetёsinё e asaj nate tё ngrohtё qershori, e prishёm ne me bisedat tona me zё tё lartё. Nuk i linim rradhё njeri tjetrit te fliste. Bulevardi jehonte nga tё qeshurat dhe tё folurit me zё tё lartё. Ishim shndёrruar nё nje trume zhurmёmadhe, aq sa po tё kishte dal ndonjё polic, do tё na kishte gjobitur, pёr prishje tё qetёsisё publike.


Kuptohet se kjo zallamahi ishte nje kompensim i kohёs sё gjatё, qё nuk ishim takuar, ishte malli shoqёror, por kuptohet bisedat dhe humori ishte amplifikuar dhe nga efekti i venёs dhe i rakisё qё kishim pirё. Gjate asaj shetitje nё orёt e vona tё natёs, vendosёm sё bashku tё takoheshim pёrsёri nё 35 vjetorin dhe nё 50 vjetorin e maturёs. Premtuam se do tё ishim tё pranishem, por jeta nuk kalon vetёm me deshira, ka dhe pengesa e tё papritura, nganjehere tё padёshirueshme e tё rёnda.


U shperndamё vone, kur mbi kreshtёn e Polisit feksi drita e agimit. Kishin mbetur pak orё pёr tё fjetur, por nuk mjaftonin pёr tё pushuar e pёr tё hequr lodhjen e asaj dite intensive. Atё pak kohё qe u shtrim ne shtrat, medituam rreth bukurisё dhe entusiazmit tё festёs tё 25 vjetorit.


Nё mengjez, tё gjithe shkuam nё punё.


Aktiviteti i jonё nё rrjedhёn e viteve.


Ne takimin e 25 vjetorit ishim nё moshё pjekurie tё konsoliduar. Nё aspektin demografik bёnim pjesё nё grup moshat 40 – 45 vjeç, burra e gra me familje shembullore. Profesionalisht afirmuam aftёsitё tona individuale ne institucionet dhe ndёrmarrjet ku punonim, nё tё katёr anёt e atdheut. Pёr aftesitё dhe qendrimin etiko-moral, ne ishmaturantёve tё vitit 1965, na u besuan detyra dhe funksione te rёndёsishme drejtuese.


Paskal Papjani fillimisht punoi kimist nё Kombinatin Metalurgjik, nё vazhdim e emёruan inspektor pёr industrinё nё Komitetin e Rrethit, mё pas kaloi nё Ndёrmarrjen e Fermentimit tё Duhanit dhe se fundi kimist nё laboratorin e shёndetёsisё.


Vaso Qano, pasi punoi ne shkollen e Pajovёs, u emerua pedagog ne Institutin e Larte Pedagogjik, i cili ne vitin 1991 u shndёrrua ne Universitetin “Aleksander Xhuvani”, ku mbrojti graden shkencore doktor i shkencave dhe me pas mori titullin akademik Profesor. Nga viti 1998 deri ne vitin 2001, ishte shefi i kabinetit i ministrit tё arsimit e me pas i ministrit tё mjedisit. Ne vitet 2002 – 2009 ishte drejtor i programit Tempus tё BE pёr Shqipёrinё, ndёrsa nga viti 2010 e ne vazhdim zv-rektor dhe me pas rektor nё disa universitete private nё Tiranё e aktualisht rektor i Akademisё tё Biznesit.


Reshit Trungu, pas eksperiences hetues nё Kukёs, u transferua ne Elbasan, ku e emёruan Drejtor i Tregёtisё tё Rrethit. Aktualisht ёshtё nё Tiranё, ku punon avokat nё njё studio avokaterie.


Kadri Ҫopja fillimisht ishte normist nё Parkun e Mallrave, mё pas per 6 vjet punoi ekonomist plani, nё vazhdim pёr 10 vjet Kryetari i Degёs tё Planit dhe 4 vjet Kryetar i Degёs tё Financёs. Nё vitin 1991 e emёruan Drejtor i Parkut tё Mallrave, ndёrsa nё vitet 1994–1998 Pёrgjegjёs i Seksionit Plan – Transportit nё Kёshillin e Rrethit dhe pёrfaqёsues i Shtetit nё ndёrmarrjen Ital Druri. Nё vitet 1998 – 2012, e emёruan zv /drejtor nё Drejtorinё Rajonale tё Shёndetёsisё.


Engjellushe Abdyrrazaku punoi agronome nё Ndermarrjen Bujqёsore tё Elbasanit.


Ilia Xhima dhe Cvetan Kavaja, punuan agronoma nё kooperativa bujqёsore. Ilia kishte detyrёn e kryeagronomit.


Agron Gani, pasi punoi disa vite nё gjimnazin e Peqinit, e emёruan pedagog nё Fakultetin e Histori – Filologjisё, nё Universitetin e Tiranёs. Agroni ёshtё autor dhe bashkautor tekstesh universitare dhe i shumё artikujve shkencor, tё botuara nё revista shkencore kombёtare dhe ndёrkombёtare. Ka mbrojtur gradёn shkencore “Doktor i Shkencave” dhe i ёshtё akorduar titulli akademik Profesor.


Thanas Arapi, pasi punoi disa vite nё shkollёn e mesme tё Peqinit, u transferua nё Elbasan, ku punoi pedagog nё shkollёn e mesme “Dhaskal Todri”


Niko Ziu, punoi kimist nё Kombinatin Metalurgjik. Ymer Kaleci punoi ne Kombinatin Metalurgjik.


Arta Xhaxho punoi farmaciste nё Elbasan, Dr Balkyz Doçi, u specializua obsteter – gjinekologe e punoi nё maternitetin e spitalit te Kavajes. Dr Fatbardha Ҫoçoli, mjeke pediatre nё Poliklinikёn Nr 3 tё Tiranёs. Dr Lilian Koçi mjeke nё repartin e pediatrisё tё spitalit tё Gjirokastrёs.


Flora Gjini (Llanaj) dhe Aishe Myftiu punuan infermjere.


Mihal Papamihali, u diplomua ne inxhinjeri druri, por punoi nё arsim, nё shkolla profesionale.


Hyseni Xhaja, filloi punёn ekonomist ndermarrje dhe me pas e emeruan pedagog nё Fakultetin e Ekonomisё tё Universitetit tё Tiranёs. Ka mbrojtur gradёn shkencore “Doktor i shkencave”. Eshte autor e bashkautor i disa teksteve universitare dhe artikujsh shkencor. Ka kryer detyren e Dekanit te Fakultetit Ekonomik ne disa Universitete Private.


Veronika Todri punoi aktore nё Teatrin e Elbasanit. Mirketa Ҫobani aktore ne Teatrin e Kukullave te Tiranes dhe ka interpretuar disa role ne filma artistikё. Violeta Mahmutaj ka punua ekonomiste.


Bilbil Ciro dhe Isuf Qosja sherbyen oficera ne ushtri; Tomorr Arapi oficer teknik avionash.


Unё, pas specializimit nё anatomo patologjike, pёr dy vjet punova ne spitalin e Elbasanit. Ne vitin 1975 më qarkulluan në NB e Belshit, me motivacionin liberal e më dërguan për riedukim në fshat. Nё janar tё vitit 1977 fillova punёn pedagog ne Katedren e Anatomisё Patologjike te Fakultetit te Mjekёsisё. Nё vitin 1982 mbrojta gradёn shkencore “Doktor i shkencave”, nё vitin 1987 mora titulli kademik Profesor i Associuar dhe ne 2001 titulli Profesor. Pas 4 vite pune ne adminsitraten shteterore, ne vitin 1993 emigrova ne Itali, ku jetoj dhe vazhdoj tё punoj. Fillimisht punova nё Institutin e Anatomise Patologjike tё Universitetit tё Sienes, ku ne vitin 2000 mbrojta graden shkencore “Doktor Shkence – PhD”. Ne vitet 2001 – 2003 punova ne Institutin Superior di Sanità ne Rome e nga viti 2004, punoj mjek onkolog ne Centro Prevezione Oncologica nё qytetin e Sienёs.


Takimi pas 50 vitesh ….


Nё kёtё shkrim rrёfeva disa aspekte nga historia dhe aktiviteti i maturantёve te Gjimnazit “Qamil Guranjaku” tё vitit 1965. Shkruajta jo per tё bёrё biografite, jo per t’u mburrur dhe as per tё bёrё levdata dhe as per te kujtuar shoqёrine time, por pёr tё nderuar kontributin profesional, kulturor, arsimor e shoqёror, tё maturёs tonё ne zhvillimin, prosperitetin shoqeror dhe nё konsolidimin e demokracisё nё vendin tonё.


Janё 50 vite jetё, 50 vite punё intensive dhe aktivitete shoqёrore; ёshtё gjysem shekulli krijimtari, pёrpjekie, sakrifica e mundime, tё konkretizuara nё vepra tё shumta nga nje kolektiv i vogёl, qё dha kontribute me vlera nё zhvillimin e vendit tonё, madje dhe jasht vendit.


50 vjet mё parё ishim njё grup i vogёl djemsh dhe vajzash, qё u rritёm dit pas dite; u poqёm dhe u formuam nё profesione dhe me kulturё bashkёkohore, krijuam familjet, punuam me dinjitet e me profesionalitet dhe kudo lam pas vepra modeste, qё mbajne emerin dhe firmat tona, qe koha nuk mund t’i fshij e askush nuk mund t’i mohoi, andaj e ndjeva detyrё morale t’i rrёfej nё kёtё shkrim.


Mё 14 qershor 2015 do tё takohemi pёr tё festuar 50 vjetorin e matures, por tani tё ndryshuar dhe jo pak. Jemi tё gjithё “pleq e plaka”. Vitet e shumta, kanё lёnё gjurmёt e moshёs e tё mundimeve.


Ne burrat jemi bёrё flokёbardhё, tё mpakur fizikisht, tё krrusur nga mundimet dhe me fytyrёn tё pikturuar me rrudha, qё ёshtё dёshmia mё e bukur se askush nuk plaket vetёm sepse kalojnё vitet.


Pleqёria tek meshkujt shfaqet papritur dhe ёshtё situata mё tinzare, qё mund t’i ndodhi burrave.


Ndryshe ka ardhur pleqёria tek shoqet tona. Ata kanё privilegjin t’i fshehin vitet e moshёs, pasi i lyejnё flokёt, bёjnё tualete intensive e kёshtu e ruajnё ende bukurinё. Gratё dinё si tё fshehin plakjen, pasi kanё bёrё marrevshje ndёrmjet fytyrёs, qё fillon tё plaket dhe mendjes e zemrёs ende rinore. Permiresimi estetik i femrave, pёr tё ruajtur bukurinё fizike ёshtё i pranueshёm dhe i pёlqyeshёm nga meshkujt, sidomos nga ne pleqtё, pasi me bukurine e largojne pleqerinё.


Nё takimin e 50 vjetorit, shumica e shokёve dhe e shoqeve tonё vijnё me statusin e pensionistit, disa janё nё pension nga viti 2007 dhe pjesa tjetёr nga viti 2012. Edhe pse pensionista, nё fakt ata nuk janё tё “papunё”, pasi kryejnё detyrat fisnike tё gjyshit dhe gjyshes, kujdesen me dashuri pёr rritjen dhe edukimin e nipave dhe mbesave, ndonjeri ndofta dhe tё stёrnipave e stёrmbesave.


Nga kolektivi i klasёs sonё, Unё, Vaso dhe Agroni ende punojmё. Ne nuk jemi pensionista. Ne tё tre kemi vendosur ta sfidojmё pleqёrinё me punё, ne kenaqemi duke punuar dhe pse tё moshuar. Nё fakt, duhet pranuar se pleqёria nё rradhet e kolektivit tonё nuk ka ardh kaq e keqe, duke menduar pёr alterantivat e tjera tё padeshirueshme qё shtron dhe kur mendojmё se disa bashkёmoshatarёve iu mohua e drejta ta pёrjetonin kёtё fazё tё jetёs.


Per fatin e tyre tё keq, nё takimin e 50 vjetorit do tё mungojnё disa qё u ndanё para kohe nga jeta, nga familja, nga tё afёrmit dhe nga shoqёria, si ka thёnё Jean Cocteau, “ata qё lindёn tё vjetёr dhe vdiqёn tё rinj”, pёr faj tё sёmundjeve tё rёnda dhe tё aksidenteve.


I pёrjetshёm kujtimi dhe nderimi pёr jeten dhe veprat e Agim Lazareni (1978), Cvetan Kavaja (1992), Hasan Peqini (1995), Lumni Lufta (2012) dhe Hysen Xhaja (2014).


Nё keto çaste, qё shkruaj me pikёllim e dhimbje nё shpirt pёr ata qё mungojnё, mu kujtua njё thenie e Benjamin Disraeli: “Rinia ёshtё nje gabim, jeta e adultit (e tё rriturit) ёshte luftё, ndersa pleqёria behet pishman pёr gjithёçka”.


Tё gjithё ne jemi aktorёt nё skenёn e teatrit tё madh ku luhet drama e pleqёrisё. Shkolla, puna dhe pёrvoja e jetёs, e kanё mёsuar njerёzimin si tё plakemi dhe kjo ёshtё kryevepra e mёnçurisё, njё nga kapitujt mё tё vёshtirё tё artit tё madh tё jetuarit. Ashtu si jetohet jeta aktivisht dhe me optimizёm nё shkollё, nё punё, nё familje dhe nё shoqёri, ashtu duhet tё jetohet dhe pleqёria, me qetёsi, me durim nё ngadalёsinё e saj, tё jemi pёrherё optimista dhe pse pleqёria ёshtё e pa riparueshme, e pakurueshme, e parikuperueshme, e pa kthyeshme.


Ndёrsa shkruaj pёr pleqёrinё tonё, nuk e fsheh se unё i trembem pleqёrisё, sidomos vetmisё, por duke u plakur s’do te thotё se kam frikё nga vdekja, pёrkundrazi. Pёrderisa unё jetoj, nuk e takoj vdekjen, kur tё vij vdekja nuk do tё jem unё, pra unё me vdekjen nuk do tё takohemi kurrё.


Fakti se kolektivi ynё i 68 – 70 vjeçarёve, takohemi 50 vjet pasi mbaruam maturёn dhe kur jemi nё grupmoshёn e pragpleqёrisё, dёshmon dёshirёn tonё tё jetojmё aktivisht dhe gjatё, t’i largohemi sa mё shumё pleqёrisё, sepse jemi ende aktiva dhe vitalё, dimё tё administrojmё vitet e mbetura, mendojmё dhe e kontrollojmё pleqёrinё.


Ju kujtoj njё fakt shkencor, qё populli ynё e ka ligjёruar nё njё sentencё te bukur: “Mendon e flet si plak”. Pikerisht, ёshtё konfirmuar shkencёrisht, se plakja e trurit nuk shkon paralel me plakjen fizike, pёrkundrazi, truri ёshtё organi, qё e ruan vitalitetin dhe nё persona normalё pothuajse nuk plaket. Pёrvoja e njerёzve tё shquar, si psh e piktorёve tё medhenj Ticiano, Mikelanxhelo dhe Pikassò, tregon se nё vitet e pleqёrisё, krijuan veprat mё tё bukura, me vlera tё jashtzakonёshme.


Kundёrpёrgjigjia ndaj pleqёrisё, mёnyra pёr t’u plakur ngadalё dhe shёndetshёm, ёshtё tё mbahet truri nё aktivitet, mendja pёr herё e impenjuar dhe tё vazhdohet tё jetohet jeta, sikur jeta e jonё ёshtё pafund.

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page