top of page

Nezi Plaku Velaj: vargje nga bregdeti



S'e kisha parë perëndimin, kish kohë bregdetit,

kur djelli puthesh pa turp me valëzën i malluar,

pastaj largohet përsëri

të ngrote pjesën tjetër të hemisferës.

Kur isha e vogël,

kurjoze isha të shikoja yjet,

kur rrëshqiste ndonjë yll e binte në tokë,

nuk e dija kur binte,

dhe a do ta humbte dritën vezullues?

Apo do tretesh si qiri në cep të ndonjë kishe?

Prisja gjatë të dilte hëna

e vëzhgoja që momentet e para kur shfaqesh

fytyra e saj,

Merrte pamje rrezëlluese, por dhepamje të ndryshme,

herë gjysëm e harkuar, si drapër,

herë rrubullak e plotë,

herë e shikoja vetëm gjysëm.

Më pëlqente kur një fjolë e verdhë i derdhesh mbi ballë,

doja t'ja largoja vetëm pak,

që mos ti zinte syrin

vështrimin e saj e doja kisha sa më qartë,

të rinim duke u parë sy më sy pa u ndarë sa më gjatë

kur shikoja hënën,

më dukej se bisedoja me nënën.


2. Nezi Plaku Velaj: Kam kohë që thërras "baba ku je"?

 

Lermë të jem zëri jot i heshtur baba, brënda pengut të nëpërkëmbjes

T'i thërras mallit të zgjoj heshtjen e botës në amshim

u lodha nga pritjet,

nën qerpik është mbështjell i harlisur loti hidhërimit

Hëna s'po mi shëron plagë e vjetra që me gjak kulmojnë

S'po ta dëgjoj prej kohësh zërin tënd, as në ëndërr

 

Baba, dua të bërtas, të ulëras sa më hajë koka,

me zë honesh të thërras, "baba ku je"?

Le të thonë është e çmënur, se u lodha, mu tha gryka,

Në gojë mu tha pështyma

S'di ku të gjej një formulë magjike, që ti vetëm një herë të më përgjigjesh.

 

Emrin tënd baba dua ta bëllbëzoj qoft edhe si foshnje,

sa herë në mungesën e emrit tënd, u derdhën si shi perla loti,

Mi fshinte hëna në netët e pa gjuma me shaminë tënde,

Aq herë sa klithma gulçone shpirti, dhe drithërima.

 

Dua të thërras baba një çast, të më dëgjojnë dhe malet,

Më qëndro një herë përballë, të lutem, të të shoh qoftë edhe në ëndërr!

Të shikoj sytë e tu, e pastaj të pëllcas si një shishe e prishur vere,

Ndërsa ti ikë, mua më ler të humbas në çmëndurinë time në përhumbje

 

Më ler të jem edhe një herë e vogël përballë madhështisë tënde

Më udhëzo si të rritem, të bëhem e fortë kur ty s'të kam pranë

Si të qesh, të bëlbëzoj, kur të rrëzohem, vallë si do të ngrihem?

Si të bëj kur gaboj dhe, që nga gabimet e mia të mësoj?

 

Në zemër gjëmon malli dhe shkrepëtin me flakadarë dhimbja,

Dua të mbështes kokën në supin tënd, mbi xhaketën e leshtë, ngjyrë gri,

Më udhëzo, si të rritem të bëhem e fortë, pa dashurinë dhe pranisë tënde?

Si ta duroj dhimbjen që pikon gjak?

 

Nuk do lodhem baba kurrë, sikur edhe mijra herë emrin tënd të thërrisja

Plaga ka mbetur e hapur, pikon gjaku pikë që nga lindja,

Nën qerpik ka ngjitur loti, që e vogël deri sa u plaka

Që nga lindja deri në vdekje, mbeti kore e pa tharë Plaga.


 

4. Falëm dashuri ju luta jetës

 

Falëm dashuri, se më lodhi dimri, më lodhën udhëkryqet,

Vjeshta me shiun litar dhe ai qiell me rrebeshe, më bëri gri,

Në ditët e bardha, djelli nxinte, ish bërë pis nga pluhuri dhe balta,

Më mbështill në gji, kur zemra tkurr lotin e tharë ndënë sy.

 

Derdhe dritën tek dy sytë e venitur, që kanë humbur shpresën

Zemra rreh pa ritëm, si krater vullkani kur s'ka në qiell yje

S'ju bën dot ballë babëzive të mënxyrta të kesaj bote pise,

Mëngjesi është i zymtë, i trubulluar nga shikimet e mjergullave të brymta

 

Mos e shpërfill trëndafilin, kur çel në sy me petale të gjelbërta

As dhimbjen që fillon dhe s'mbaron kurrë, ndënë brinjë,

Dashuritë e mëdha s'japin dot, as marrin dashuri të pista

S'dua të mbeten skllav i plageve të hapura, as atyre me kore e me gjak të ngrirë.

 

Mos e ler të rrudhur shpirtin nga brejtjet e klithjeve

Se dashuria nuk është lypsare e pa skrupullt e rrugve pa yje

Ajo s'rrëmben gjahun si skifter atë që s'meriton në zbrazësira,

Por e fal zemrën pa kopromise dhe pazare të pista.

 

Më lër të pushoj pakëz në qetësinë e zërit tënd, të kësaj jete të sfilitur

Jam si një boçe bonzhuri, që çan edhe borën kur nxjerr një syth,

Është e mbushur plot me dritë qielli,  me petale të blerta

Ska vënd për hipokrizi, se vetja s'mund të fshihet nga vetja e saj dhe as nga dashuria që jep e merr.

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page