Poezi nga Nexhbedin Basha
NËNË TEREZA, HYJNI E NJERËZIMIT!
O shqiptarja, Nënë Terezë,
O flamur dritë, o flamur ndezë!
Në vargjet e mia, Ti do të mbetesh,
Si hëna që i lë vendin diellit, në mëngjes…
O hyjni, o engjëll mbrojtës i lirisë,
Si pishtar ndriçues Ti rrezaton.
Cep më cep botës i re deri në Indi,
Tash fluturon mbi qiell, si shqiponjë!
Të gjetëm vonë, o dhëmshuri,
Se donin të të zhduknin pa nam e nishan.
Është bekim i
Zotit, mirë që të gjetëm tani,
Si emblemë lumturimi, tash, do të mbajmë.
Si një film pa mbarim Nobelisten gjetëm,
Në sytë e saj plagët e njerëzimit.
Si dallëndyshe shtegtoi, në stinën e vjeshtës,
I ndrit shpirti, Nënës rreze Dielli.
Misionarja e paqes lirisë e fesë,
Shënjtorja, u gjet në Kalkutë, tuj shëru plagë.
Mirë që të gjetëm, o hyjneshë,
Nën sënduk do ruajmë fjalët, si farmak.
O Perëndeshë e bukurisë, Nënë
Terezë...!
Si një yll shëndrit cep më cep botës,
Papa Gjon Pali, me medalje ari të Lumturoi,
Si "Hyjni", e "Shënjëtore", do të kujtohesh.
Shënim: Poezi e librit me titull "Ujvarë dashurie", në proces botimi.
KLITHMË...!
Në harkun e gurtë një klithmë na thërret,
Ajo u fsheh pas një reje me skaje të grisura,
Klithma, një britmë zemërthyese,
Si britmat e nënës kur në jetë del fëmija.
Migrimi një dhëmbje që prek,
Malli dhe dashuria klithma të bëra ortak,
Janë plagë në përroin e vjetër,
Që çukisin urraganin pak e nga pak.
Kur ka gëzim, sjell gaz dhe hare,
Klithma një ulërim që të prek në tela...
Në rreshtat e poetit mban mjalt dhe helm.
Klithma e vdekjes për një copë flamur e hidhur,
Si britmat e njerëzve kur mbulohen nga predhat,
Lufta një mënxyrë, nënat ulërijnë,
Paqja është larg t'merr dhe nga heshtja.
Një klithmë korbi u dëgjua në natën terr,
Harku vezullues hyri nën retë,
Në atë mëngjes u këputën penjtë e heshtjes,
Të marra nga yjet peng...
Çdo gjë është strukur në vet vehte,
Hëna është fsheh pas një reje me skaje të grisura,
Një hark vezullues preu penjtë e heshtjes.
Klithni, klithni me të ngjirura...
DHITË DHE KECAT...!
-Satir-
Dhitë kan marrë kodrinave,
Kecat qajnë në bjeshkë,
Çobani mbledh delet lëndinave,
Bariu qeth desht...
Në këtë verë të nxehtë,
Gushti ka marr flakë,
I nxehti përpiu pyjet,
Male e kreshta në kurth ranë.
Çakejtë fërkojnë duart,
Fati ju ka ardh te dera,
Si letra të arta hedhin eurot,
Si të ishin plehra...
Dhitë kanë braktisur kecat,
Si të ishin të mjerë,
Strukur n'hije t'palmave,
Në këtë verë të nxehtë.
Keca e dhi rrinë n'bjeshkë,
Lirinë kanë fituar...,
Kur vijnë në ahurin e shtëpisë,
Rrinë si lepuri i trazuar.
Kommentare