![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_6bbc7d18a41044aa8bcdf73997c19ea7~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_6bbc7d18a41044aa8bcdf73997c19ea7~mv2.png)
Nesër më 6 shkurt 70 vjeç dhe 52 vjet krijimtari artistike, publicistike dhe studimore
CURICULIUM VITAE
Emri : Sakip Uke Cami
Datëlindja: 6 shkurt 1954
Vendlindja: Burrel, Dibër
Kombësia: Shqiptar
Adresa: ”Njësia Bashkiake Nr 7 Tiranë, Pallati Nr 129, Rruga Durrësit (Dritan Hoxha), Telefon 0035542415164, 0696748810.
Gj. Familjare: I martuar me dy fëmijë
Aktualisht: Krijues i lirë
ARSIMI: Akademia Ushtarake “Skënderbej”, 1976
Kursi pasuniversitar për filozofi (1985 – 1986)
Kursi themelor i oficerit të shtabit, 2002
GJUHA E HUAJ: Gjuha angleze , lexim dhe të folur
Gjuha italiane, lexim dhe kuptim.
PERVOJA : Titulluar oficer në vitin 1976.
Nga viti 1976 deri në vitin 1999 kam kryer detyra të ndryshme ushtarake në rrethet Dibër, Bulqizë, Mat, Krujë, Tiranë.
(Qershor 1999-korrik 2003, gazetar në gazetën “USHTRIA” dhe specialist në Drejtorinë e Informacionit dhe Shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes.
2004, redaktor lajmesh, TVKOHA
Kryeredaktor i gazetës “Stebleva, 2007 - 2021
VLERSIMET: Dekoruar me Medaljen e Shërbimit Ushtarak
dhe me Urdhërin e Shërbimit Ushtarak Kl III
Me medaljen “Naim Frashëri” për shkrimet publicistike dhe letrare dhe me stimuj të ndryshëm.
BOTIMET: Kam botuar qindra artikuj publicistikë si dhe disa libra artistikë si poezi, publicistikë, monografi, studime etj.
“ Vërshimet e Drinit” (poezi), 1996
“Karateisti i Vogël” (poezi për fëmijë), 1997
“Ujvara të Përgjakura” poezi, 1999
“Daullja bie për ata që kanë veshë” fabula dhe satira, 2001
“Fshati i martirizuar” (monografi), 2002
“Drejt NATO-s”, artikuj publicistikë, 2004
“Rrëfime popullore dibrane”, 2006
“Shpirti ynë liridashës” (monografi me bashkëautor), 2007
“Edhe unë kam të drejtat e mija” (poezi për fëmijë) 2010
“Muharrem Xhediku, kompozitor i tangos shqiptare”, me bashkëautor, 2010
“Njeriu i mirë” , 2010
“Një jetë në shërbim të njerëzve” 2011
“Dibra në këngët dhe tregimet e popullit”, 2012
Rrahman Parllaku, një legjendë ne kufirin e dy koheve, me bashkautor, 2014
Monografi për Sefer Efendi Kazazin, me bashkautor , 2015
Monografi për Bajram Ndreun e Zall Dardhës, me bashkautor, 2016
“111 poezi të zgjedhura” 2016
“Figura dhe ngjarje të shquara të Dibrës” 2017,
“Refleksione fëmijerie “ 2017
“Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare në Dibër, 2019
“Fisi Cami i Dibrës”, Monografi, 2019
“Mos ma prekni lumin tim” , rrëfime historike 2021
KURSE KUALIFIKIMI dhe TRAJNIME
Kursi i gjuhës angleze pranë Qendrës së gjuhëve të huaja të Ministrisë së Mbrojtjes qershor 1999 Mbrojtur edhe në UT
Trajnim për drejtimin e brendshëm të ushtrisë
11-15 shtator 2000 (Gjermani)
Seminar per mardhëniet civilo ushtarake në Shkollën e NATO-s dhjetor 2005
Seminar për luftën kundër terrorizmit me specialistët amerikanë qershor 2005
STËRVITJE USHTARAKE SHUMËKOMBËSHE.
1. “Cooperative Dragon 2000” (gazetar ) 16-30 korrik
2. “Seven star 2000” Bullgari (oficer i medias) 17-30 shtator 2000
3. “Peaceful stars 2000” Turqi (konference planizimi
4. “Peaceful stars 2000” Turqi (oficer i medias)
5. “Cornerstone 2001” (shef shtypi dhe informacioni) 3 muaj 2 prill-27 qershor 2001
6. “Cooperative Nugget 2002”Suedi (konference planizuese) 6-7 Shkurt 2002
7. “Cooperative Nugget 2002” Suedi (faza I ) PIO 21-26 prill 2002
8. “Cooperative Nugget 2002 SHBA (faza e II ) PIO 18-28 qershor 2002
SAKIP CAMI
Poezi
VËRSHIMET E DRINIT
Unë linda buzë Drinit,
Bashkë me qumështin e nënës,
Në damarët e gjakut
Dhe në zemër
Më gurgullojnë
E më ngrenë dallgë
Ujërat e kthjellta të Drinit.
Kish uji i lumit tim
qumështin që rrit fëmijën
qumësht të skuqur nga gjaku i gjyshërve
qumësht me këngë të thella dhimbash
me endrra ndër shekuj.
Unë linda buzë Drinit,
Nën hijen e Korabit
Më fëshfërojnë gjethet e lisave
Dhe era e Radikës.
U rrita në djepin e rrufeve e të vetëtimave.
Kish uji i lumit tim vërshimet
që ka ëndrra ime
Të jem sadopakëz Drin
Unë linda buzë Drinit
Aty u lind edhe im bir
Dhe tani në gjoksin tim rrahin dy lumenj,
që kanë një emër
Drin .....
E SHKRUAR NË SHKËLZEN
Në majë të Shkëlzenit
Vendrojës së Shqipërisë
Veten time e ndjej
Si në majë të çatisë.
Tokën time të shtrenjtë
E kam në bebe të syrit
E kam në pëllëmbë të dorës
E kam në log të shpirtit
Në instikamet e tij luftojnë ushtarë
Në ballë të tyre shokët e mi gjen
Ndaj unë oficeri jam krenar
Për ushtarin e madh Shkëlzen
MALL
Ç’bëjnë prindërit tani në këtë orë
Babai, gazetën për së dyti ka lexuar
Nëna flokëbardhë trikon ka në dorë
Burrë, djali u bë për t’u martuar.
Dhe në një kohë unë mendoj për ta
Dhe në një kohë ata mendojnë për mua
Lemza zë nënën për djalin emigrant
Lemza nga malli më zë edhe mua.
OFICERI
Në kulmin e moshës rinore
Bukurinë e vet ja fali natyrës
Rinia i mbeti në llogore
Tani s’i beson as pasqyrës
Kush e ka fajin vallë
Pasqyra apo fotografia
Oficeri, qënie e rrallë
Binjak me të, Shqipëria.
BALADË PËR HAJRULLA TOLLEN
(Majorit që ra në krye të detyrës,
përballë shovinistëve sllavo-maqedonas)
Ç’është ai në majë të malit ?
Kush e vrau e kush e ndali ?
Askurrkush atë s’e ndal
S’ndalet shqipja lart në mal
Syri i tij rreze drite
Pushka e tij gjëmim prite.
Dorë e hasmit, moj e mallkuar
Ti u shofsh siç je shuar
Kali i tij hingëllin
Ulërin e qan si fëmijë.
Shqiponjë e malit seç loton
Mbi pushkën e tij vigjëlon.
KRESHNIKU
E krahasoj me kreshnikët e maleve
Me Mujin e Halilin e baladave
Dhe më duket më i fortë dhe më i bukur.
E krahasoj me ujët e kristaltë të Valbonës
Sytë e tij janë më të pastërt
Zëri i tij kumbim i jehonës.
E krahasoj me malin e Korabit
Me majën e Hekurave, me të famshmen majë
Maja i ngjan atij, ai i ngaj asaj.
SHELGU LOTUES
Përse vallë mban këtë emër
Ky shelg i bukur flokë krehur
Me degë të krrusuara gjer në tokë
Me trung të lashtë sa një shekull
Një trim i rrallë i panjohur
Nën këtë shelg është prehur
Dhe së bashku të dy tok
Nuk kanë të vdekur.
VALLJA JONË
Hidhet kësula mbi kësulë
Mali hidhet përmbi mal
Malet lidhen dorë për dorë
Nga daullja në festival
Kërcimtari ynë i lehtë
Të kërcen në një pëllëmbë
Fluturon deri tek retë
Fluturon porsi pendë
Në çdo tingull, një legjendë
Në çdo hap një epope
Në çdo lëvizje një botë e tërë
Edhe legjendare, vallja më e re.
Sakip Cami
Comments