DITËLINDJA E PËLLUMB KULLËS
Nesër mbush 80-vjeç!
(Poezi)
Nga Përparim Hysi
Ja i mbushe 80-vjeç! A nuk janë për ty pak?
Dua si djalosh të jesh, ndaj e shkruaj timin varg.
Nga FIERAKËT, më FIERAK, ti e ke PËLLUMB FIERI
Dhe ç'shkruaj e ke hak, FIERI me ty u bë"EIFELI"
Mu në FIER e ngrite"kullën", aq të lartë sa është EIFELI
Në teatër vure"vulën" ("vulë të thatë" me vlerë noteri)
Në një kohë mbushur"alarme", (për një fjalë të humbte vula)
Solle buzëqeshjen e madhe, o i madhi PËLLUMB KULLA!
Ti me "qesh e ngjesh" vërtet bëje humor dhe humori kishte"kripë"
Por ,për pak,kthehej në"tumor" (jetën vije në rrezik)
Qe humor me shumë dukë dhe mesazhi i"lexueshëm"
Sado që vrisje me"pambuk", mrekullisht ti qe,"i padukshëm"
Qe një kohë kur POLIFEMI nuk përgjonte me një sy
Se me njërëz me"hije" POLIFEMI s'kish një,por kishte tri. *
Ne,FIERAKËT, qemë me fat (erdhe si me porosi!!!)
Me teatër, me estradë ti i bëre me lavdi.
"Kërcen prifti nga belaja" ( neve buza vesh më vesh)
A harrohet LUFTAR PAJA( opo"hapi sytë e zesë")
"Belul Gjeraqina që e"ngjalli" FUAT BOÇI
Po Malon nuk e martuan,ARQILEA dhe TODI!?
80-vjeç ti bën plot,edhe ende je vital
100-vjeç të bësh plot, vjen urimi iim, i bardhë.
Humorist e publicist na kënaq me të tuajat shkrime
Këto vargje po t'i shkruaj, si"peshqesh" për ditëlindje.
* ishte me"hije" në biografi.
Tiranë, 9 janar 2020
Comments