top of page

NEKI LULAJ: VARGJET GDHENDIN KUJTIMET


NEKI LULAJ

Shkrimtar


(Poezia është diçka që ta shuan etjen dhe zgjatë jetën)

Krijuesit e mirëfilltë të artit kanë një lloj vetmie në intuitën e vet, kanë unin e vet të veçantë ,ata kanë tri dashuri/ muzën /frymëzimin /dhe vetminë/. Ata rrinë duke e vjedhur kohën në identifikimin e vetvetës.Të njejtën gjë e bën edhe poeti i Dardanisë ,pejani i vyer  Agim Desku dhe poezia e tij , kështu që opusi i  tij lirik dhe poetik ka përmbajtje,stil,subjekt ,porosi apo edhe çasje të thukët  retorike.Githmonë duke u dhënë dritë,gjallëri,forcë, gjerave që ndodhin me një qartësi të rrallë logjike.

Shkrimet e tij lirike , biografike dhe të tjera nisin rrugëtimin diku para gjysëm shekulli  ,duke kërkuar kuturu shtegun e qartë dhe duke hedhur në letër atë çka e nxit poetin - shoqërinë, e me këtë dua të them se krijuesit si ky lindn për të tjerët dhe janë si herojt e kombit duke lenë shumë vargje e testamente  në sirtarët e hapura për të mos u harruar ose vdekur kurrë.


Cilësia e tij  poetike shihet se rritët  nga përvoja e gjatë e artit agimjan, të cilat nuk lindin nga idetë ,nuk lind as nga mendja ,as nga endërrimi, por lind nga thelbi përvëlues duke hedhur në fletën e bardhë atë çka e frymëzon dhe  i thotë zemra. Ai përmes vargut poetik prezanton një Hartë historie të mbarë gjeografisë shqiptare,andaj edhe me të drejt mund ta quajmë pelegrin i përjetimeve historike,duke e parë dritën e përkthimit, Përmbledhjet e tij  poetike në gjuhën italiane ,por edhe atë greke.Agimi krijimtarinë e tij poetike dhe atë letrare arriti ta prezentoj edhe jashtë vendit  si në i tali .Greqi dhe atë individualisht në Shoqatën e Shkrimtarëve edhe në Izrael ,e pikërisht në qytetet, Tel Aviv dhe Jerusalem.

Me plot të drejtë mund të konstatoj se krijimtaria e  Deskut, nëpër të gjitha etapat e zhvillimit të saj mbeti e lidhur shumë ngushtë me Traditën kombëtare  si mishi me kocka, por edhe i futur thellë në poret e zemrave të popullit ,në koret dhe lëngun e plagëve të hapura ,në ofet e nënave të heronjëve dhe dëshmorëve tanë, në dasmat dhe vdekjet,në gëzimet dhe vajët e tyre deri në ditët e sotme.

Si janë poetët

Poetët janë si pyelli me plotë gjethe

Si një fushë me ullinj plot gjethe me kokrra

Deget ju lakohen nga pesha e rendë e begatisë

Kanë bukurin qe ua njeh guri lulja dhe shqota.

                                                                N. Lulaj

 

Poezia Deskjane asnjëherë nuk është ndikuar nga askush, por gjithmonë i ngeli besnik  tradicionalës, i lidhur shumë ngushtë për kombin si rrënjët e Lisit, për token amë .Ajo mbeti realiste dhe tokësore duke u modernizuar në hap me kohën.Poezia e Agim Deskut,frymon me mushkëritë e kombit ,me rezultatet dhe dështimet e tija ,me gëzimet dhe shqetësimet ,është e shëndoshë dhe e pëlqyer nga lexuesit dhe nga Kritika letrare.

„Me bindje të plotë mund të them  se  pa hyrë në Përmbledhjet poetike të tija ,të cilat për nga numri janë shumë, është sikur të kesh hyrë në një Kopsht Botanik, për ta zgjedhur një Buqet me lule, por aty ka shumë lule të bukura dhe shumë ngjyrëshe saqë është veshtirë që t`i  zgjedhish se  cilat janë me të bukura! Kështu poezitë  e tija janë të te gjitha zhanrëve ,saqë nuk mund të ndahesh pa i lexuar të gjitha,por gjendësh para veshtirësive që të zgjedhesh ,kjo apo ajo është me e bukur se tjetra.“N.Lulaj

Agimi  ecën vertikalisht, ngadalë dhe shumë i sigurtë , që nga fillimi i krijmtarisë se tij e deri në ditët e sotme çka e besoj se kështu do të vazhdojë muza e tij krijuese terë jetën duke thënë se  poezitë e tija janë të shijshme sikur gjella që duhët të hahet ngadalë duke e përtypur mirë e me  oreks çdo kafshatë…….

Pëmbledhja e tij poetike „Dua të pi Verë çamërie“,Të pimë së bashku për Ty Çamëri, është një përmbledhje poetike tejet interesante  dhe shumë  e mirëpritur  nga kritika .

Autori, duke qenë i përkushtuar tani për sa vite për Çamërinë dhe fatin e saj, ai edhe në këtë libër, sikur është i ndikuar nga vepra që ia ka kushtuar kësaj pjese të trojeve etnike, dhe kështu na sjell mendimin filozofik edhe për trevat përbrenda Kosovës dhe më gjerë. Prandaj, ngjashëm ligjëron, që nënkupton mendimin dhe shkrumbin për bashkim: “…Të ngritim gotën/ Për Dukagjin/Se do bëhem edhe Drenicë/Edhe Malësi/Herë Tiranë e Preshevë/ Herë Ulqin e Iliridë /Më shumë Çamëri…”. Të gjithë së bashku në një Shqipëri.Shkrimtari si zakonisht gjithmonë shkruan  për atë që e preokupon duke përdorur imagjinatën si një instrument të fuqishëm dhe duke e begatuar kulturën shqiptare.Agimi është shkrimtar që ka dy atdhe ,një atdheun ku lindi dhe atdheu i dytë për të është Poezia,ku  nëpërmes vargut flet për jetën e nuk e lejon jetën të flas në përmjet tyre.

Agimi,është perlë e poezusë , një aktivist i dallur dhe një fisnik i pa lodhur,një atdhetar i rrallë,individ shumë i vyer me një kulturë të madhe dhe edukator i dalluar. Pishtar i arsimit deri në pension  ,i cili në misionin e tij ka ndërtuar një Kështjellë dhe ka bërë një histori në vete duke na dhuruar visare krijuese ,në përkujdesjen dhe punën e tij të palodhur ,që përmes vargut thot-‘’Populli im është relativisht I vogël,por me një histori të lavdishme luftërash për liri,andaj shquhet për shpirtin e qiltër revuloucionar çka e shijojmë në brumin e tij krijues’’.Ai ka krijue një bagzh të pasur duke përdorur me shumë kujdes imagjinatën e pangopur  dhe gjithçka ka shkruar dhe kthyer në narrative ,I cili ndër vite ka zgjëruar imagjinatën e vet duke thur vargje dhe krijim idesh për çka është shpërblyer me disa dhjetra Mirënjohje dhe Çmime në Dardani,Shqipëri Iliridë Preshevë,Ulqin ,Itali dhe Izrael.

Këtij shkrimi nuk dua t`i vëj pikë ngase për analizën dhe studimin e poezive të Agim Deskut do të duhet kohë dhe përkushtim serioz,çka mbetet në duart dhe vullnetin e studiusve të gjeneratave që merren me këtë punë fisnike.

Mendimet e mia po vrapojnë asfalteve të  shkronjave të Abetares  deskiane, për t`u ndalur të muza e dashurisë se tij poetike.Dhe krejt në vazhdim poetit Deskut i uroj  shëndet e jetë të gjatë dhe punë të pa lodhur në pasurimin e vlerave tona kombëtare.

 

Krijimtaria dhe çmimet letrare:

 

1-Pëshpëritje drite (Poezi për të rritur,1995, Shkëndija –Pejë.

2-Kënga e Pranverës, Drini graf-Klinë,Poezi për fëmijë-1996

3- Në cilin varg mbes (Poezi për të rritur), Dukagjini-Pejë , 2007.

4-Dua të pi verë Çamërie-Poezi për të rritur,2011, Vllamasi –Tiranë,20115-

5-Vargje mbi lot Çamërie -(Dedikuar dhembjes dhe plagës së ndarë në dysh atdheu) Poezi për të rritur

6-Monografi per mësuesin Tahir Abazi Berisha,2015

7-Këngë Ilirshte-2015 Poezi për të rritur,’’Meshari’’

8-Rrëfej Diellit, Athinë 2015 (përkthyer në gjuhën greke) Poezi për të rritur-Nga viti 2015 rri mbyllur pa të drejën e daljes në dritë në shtypshkronjen e Selanikut,me arsytimin e Ministrisë së Kulturës greke se autori propagandon bashkimin e Çamërisë më Shqipërinë!

9-Heshtjet vrasin, 2016 Poezi për të rritur “Meshari”, Prishtinë

10- Anatemë e pathënë , Poezi për të rritur ,’’Meshari’’,2017

11-‘”Universi Poetik”- Poezi për të rritur –Meshari,2017

12-,, Fishtiane’’ -2018 Prishtinë

13-,,Pafajësia e fjalës’’ Poezi për të rritur Prishtinë 2020

14-,,Çele gur gojën’’ Poezi për të rritur –Prishtinë 2022

15-,,Dialog me vetveten’’- Poezi për të rritur Prishtinë 2021

16,,Ditari i Apokalipsit’’ - Poezi për të rritur .Prishtinë 2021

17-‘’Rikthimi i Prometheut’’ Poezi për të rritur –Anglisht-Amazona

18-‘’Himne lashtësie’’ Poezi për të rritur –Fab ,Advertising-Pejë,2023

19-‘’Dielli ka emër’’ Poezi për të rritur ,Libri im-Pejë,2024

20-‘’Shekujt e pistë’’-Libri im-Pejë,2924

21-‘’Biografia e pashkruar’’Libri im-Pejë,2024

22-‘’Mbi flatrat e zemrës ‘’‘’Sulle ali del cuore ‘’,Shqip-italisht,2024-Itali

 

Çmimet letrare

 

2011 Çmimi i parë në poezi, nga Konkursi letrar ,,Të rinjtë e Çamërisë”,

Viti 2012 çmimi i parë prapë në poezi nga ,,Të Rinjtë e Çamërisë ,POET NDERI

Viti 2011 çmimi i tretë Flaka e Janarit Gjilan

Viti 2012 Përsonalitet i vitit 2012 Vlorë, nga Kongresi i Rrjetit te gruas shqiptare

Viti 2014, çmimi i parë në poezi,Flaka e Janarit Gjilan

Viti 2014 çmimi i parë në konkursin letrar, Poezia del Poopuli, Milano, Itali.

Viti 2016 POET NDERI,nga Abeceja poetike,Sfilare,Shkup

Viti 2017 çmimi i parë, Bardi I, Esat Mekuli.

Viti 2017 çmimi i parë në poezi nga Konkursi i Bibliotekës se qytetit në Ferizaj

Viti 2017 çmimi i parë –Sofra poetike,,Ymer Elshani’’Drenas.

Viti 2017 - Ambasadori i poezisë në botë-Dante Maffia

Zotit. AGIM DESKU Jemi të nderuar t`ju komunikojmë se:

VELIERO Organizata Letërsi dhe Kinema, ka zgjedhur në mesin e veprave të tjera, veprën tuaj poetike "SONTE JAM EMRI YT"

Do të ishim të nderuar që t`ju kemi në mesin tonë më, 7 maj 2017 në Grand'Hotel BALESRIERI (Torre Melissa), në mënyrë që të prezantoni veprën tuaj dhe t`ju dorëzojmë çmimin e merituar.

Jemi mirënjohës nëse do të na nderonit me prezencën tuaj në event.

Përshëndetjet tona më të përzemërta.

PRESIDENTI Francesca Gallello

Viti 2019-Çmimi i parë Festivalit të Muzaës Poetike-Mat-2019

Viti 2020 Çmimi-URA E GURIT-Prizren 2020

Viti 2020 ÇMIMI SPECIAL i Festivalit të Poezisë ; Trokitje për çmimin “Gjekë Marinaj”.

Viti 2022-Pena e artë-Për poezinë-Biografia ime-Shoqata e Shkrimtarëve –‘’B.Musliu’’ Viti

Viti 2024 Çmimi i parë ‘’Agim Ramadani’’në Festivalin e Poezisë .Takimet e Don Mikelit në Stubell-Viti

58 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page