Neki Lulaj Shkrimtar
Ka vite që fqinji im Marash Gjolaj dhe bashkëshortja e tij janë si bashkëfamiljarë të shtëpisë sonë. Ata shpesh me kishin rrëfyer për Gjergj Prekoçaj,n (si mikun e Marashit dhe vëllan e Lules) familjen Prenkoçaj nga fshati Dallashaj të Komunës të Jakovës;si familje me një të kaluar të përvuajtur historike por fisnike bujare,trima të pabindur dhe shumë atdhetare.
Besa më kishin rrëfyer për Gjergjin vëllain e dashur të bashkëshortes së Marashit, si njeri i thjeshtë familjar i shkëlqyer, i cili kujdeset shumë shumë për nënën e tij të sëmurë qe është në prag të nëntëdhjetave i kujdeseshëm për bashkëshorten e tij dhe për dy djemtë dhe vajzën.
Gjergji thonë është njeri i pakursyer, veprimtar i madh, punëtor i palodhur dhe shumë i dhënë pas çështjes së shenjtë kombëtare.
Kisha dëshirë të madhe që ta takoj Gjergjin veprimtarin e vyer. por ai është me qëndrim e banim në Morges,afë Lozanës të Zvicrës.
Unë si një pelegrin, herë në Dardani, herë në Ulqin e herë në Shqipëri. Disi na largohej mundësia e takimit. Kështu vitet iknin.
Miku im dhe fqinji im i dashur Marashi i kishte folur gjatë e gjërë Gjergjit për mua edhe ai disi më kishte njohur pa u takuar kurrë, por dhe kishte treguar interes dhe dëshirë që një ditë ne të dy të takoheshim ta gjerbonim nga një kafe bashkë me një bisedë të ngrohtë miqsh mes fjalëve më të ëmbla si mjalti.
Jeta rrjedh si uji i lumit. Nganjëherë si dallgë deti, vitet iknin si retë e dendura pas shiut, si gjethet e vjeshtës pa adresë. Gjergji kishte vendosur që ta bënte një surprizë shekullore. Në qytetin e Jakovë ta ngrinte shtatoren e si bashkëemrit të tij Gjergj Kastriotit. Nëpërmjet porosisë te Marashit muaj më parë isha edhe unë i ftuar që më datën 04. 05. 2024 të jem në Jakovë. Më parë isha njoftuar për punën gandiste dhe qëllimin madhor dhe kombëtar për ngritjen e shtatores. Kjo po bëhej në vigjiljen e 25-vjetorit të ditës së çlirimit të Jakovës kjo ishte një datë madhështore dhe gëzim i dyfishtë.
I thashë vetvetes
-Oh sa mrekulli! Edhe unë do jem atje. Po vjen figura e madhe historike e legjendare e Gjergj Kastrioti nga Sina e Dibrës në Jakovën historike !
Rrethanat e krijuara nuk te japin leje qe të veprosh i pavarur sa herë të duash. Kështu mungova pa dëshirën time në këtë dasëm të madhe dardane.
E përcolla tërë ceremoninë e asaj ditë nëpërmes ekranit televiziv, po vetveten nuk e dallova askund në atë turmë dasmorësh.
Gjegj Kastrioti arriti në Jakovën e dashur dhe i dha një sharm lirie këtij qyteti kreshnik.
Ca muaj me vonë isha në Ulqin.
Një pasdite isha duke lexuar gazetën javore “Koha”Themelues e se cilës është :Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete,shkencëdhe kulturë.Botues e se cilës është Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.
Pa pritur më cingëron telefoni.
Gjergj Prenkoçaj ne konakun e Lulajve në Ulqin
Në anën tjetër të receptorit më fliste fqinji im Marashi.
Ai më fton për kafe, duke me njoftuar se e ka ca mysafirë ne mesin e tyre edhe Gjergjin.
Dhe unë pa hezitim i përgjigjem:
-Marash merr gjithë mysafirët. Ti dhe kush është më ty ejani tek unë të gjerbojmë bashkë kafe!
Më përgjigjet:
-Në rregull po vijmë.
Largësia ishte 20 metra diferencë.
Arritën pas pesë minutash dhe zumë vend ne taracën e shtëpisë sime ngase brenda bënte vapë. Pas mirëseardhjes dhe përshëndetjeve të ngrohta, unë i qerasa me nga një raki kumbulle për t’i pritur kafet.
Kështu pa humbur kohë filluam bashkëbisedimin me Gjergjin.
Pa hezitim të dy i thamë njeri tjetrit:
-Jemi njohur me vite, por nuk jemi takuar kurrë!
Jeta e mërgimtarëve i ngjan asaj të shërbimit ushtarak plot mall e plot nostalgji për çdo pëllëmbë të tokës së atdheut.
Në takimin e parë fitova këto përshtypje nga mysafiri im i çmuar.
Ai të jepte të kuptoje se është një burrë me taban kombëtar fjalëpakët.
Një njeri modest, i urtë, atdhetar i devotshëm, bamirës i madh dhe trim. Një njeri shumë i shoqëruar me një të kaluar si çdo mërgimtar jashtë atdheut, një individ me një diapazon të gjërë të kulturës, me një biografi të pasur të aktiviteteve të tij i njohur me shumë fytyra të artit kulturës dhe politikës por edhe një njeri që nuk kursen asgjë kur është në fjala për çështjen madhore kombëtare.
Gjergji është një bashkëkombas dhe një individ i shpërblyer me disa dhjetra Mirënjohje dhe lëvdata nga pala zvicerane njeri që ka zënë disa dhjetra herë vend meritor ne faqet e gazetave zvicerane me punën e ndershëm dhe aktivitetet e tija humane.
Mësova shumë gjëra dhe shkëmbyem ide dhe mendime të mençura me atdhetarin Gjergj Prenkoçaj. të cilit vetëm ngritja e shtatores të Gjergj Kastriotit i ka kushtuar mbi 150 mijë euro.
Nuk donte të lavdërohej sepse ky atdhetarn i devotshëm nuk ishte njeri i lëvdatave, por i punës.
Ai më njohu me ngritjen e shtatores së Nënë Terezës ne Lozanë të Zvicrës. Më tregoi për kontaktet e përhershme që i ka me shoqatat dhe klubet shqiptare nëpër tërë Zvicrën si dhe për kontaktet e vazhdueshme dhe vizitat kohë parakohshme që kishte bërë te arbëreshët e Italisë.
U dakorduam edhe për projekte të tjera madhore kombëtare që do te bëhen publike kur të realizohen. Kështu me Gjergjin u ndamë atë mbrëmje kur qëndruam bashkë deri në orët e hershme të ditës së nesërme. Pastaj rreth mesditës u shkëputëm për t’u takuar me disa aktivistë të tjerë miq te tij të cilët kishin ardhur enkas nga Amerika, Dardania Shqipëria dhe Anglia .Në çastin e ndarjes mes nesh shkëmbyem libra disa dhurata. Mes tyre ishin dhe dy librat e mia të botuar gjatë vitit 2024.
Speyer, dhjetor 2024
Comments