
Si një i dënuar me vdekje që kurrë s’ia harron zërin
çelësit që ia mor lirinë dhe mbet të shikojë vetëm zi,
unë ty s’të harroj përjetë, veten e bëj me faj të tërin,
se “prit te rruga” të thashë, por ika të lash në vetmi!
Po jeta ka enigmat, jeta i ka dhembjet, kurse vargjet
“jeta ime është si uji që lëviz me vrull çdo hormon”,
të thonë se - pulëbardhat, peshqit, erërat dhe algjet,
seç po të fishkëllojnë në vesh: Robinson! Robinson!
Në rrugë të jetës të takova o dikund dhe të braktisa,
s’di më ç’është koha, afro gjysëm shekulli po shkon;
nuk të shoh më në rrugën time, atje ku jetën e nisa,
përherë jam te fillimi, mu atje ku jeta keq mashtron!
Ah, jeta ka enigmat, jeta i ka dhembjet, kurse vargjet
“jeta ime është si uji që lëviz me vrull çdo hormon”,
të thonë se - pulëbardhat, peshqit, erërat dhe algjet,
seç po të fishkëllojnë në vesh: Robinson! Robinson!
Ra Mur’ i Berlinit, ra miniperandoria, në dritë shiko
muret tona shqiptare! Në ditët që po vijnë, më thuaj
kush ka faj pse pa fat jemi? Në vitet që vijnë, m’trego
ç’do të na bëjë ndarja ne: të njohur apo krejt të huaj?
Ah, jeta ka enigmat, jeta i ka dhembjet, kurse vargjet
“jeta ime është si uji që lëviz me vrull çdo hormon”,
të thonë se - pulëbardhat, peshqit, erërat dhe algjet,
seç po të fishkëllojnë në vesh: Robinson! Robinson!
Dhe mu ashtu siç një komb që kërkon haraçin prapë,
gjymtyrat e tij të zhbëra, t’i ndreq e t’i kthejë mbarë -
koka, zemra, trupi, gjithçka ogure ¬t’i kthejë me vrap,
nga romakë, bizantinë, turqë e sllavë të zinj barbarë,
(kur jeta ka enigmat, jeta ka dhembjet, kurse vargjet
“jeta ime është si uji që lëviz me vrull çdo hormon”,
të thonë se - pulëbardhat, peshqit, erërat dhe algjet,
seç po të fishkëllojnë në vesh: Robinson, Robinson),
ashtu dhe unë po bëj: po e shtyj kohën të ec përpara,
po ik nga vdekja klinike ku jeta m’përplasi për mort,
po dal në një botë të bardhë, pa mëkate e pa të shara
atje ku të lash të t’rimarr. Se, sot të dua dhe më fort!
Por jeta ka enigmat, jeta i ka dhembjet, kurse vargjet
“jeta ime është si uji që lëviz me vrull çdo hormon”,
të thonë se - pulëbardhat, peshqit, erërat dhe algjet,
seç po të fishkëllojnë në vesh: Robinson! Robinson!
Comments